LAJMET NGA KOSOVA

  • SHBA-ja synon që vendimi për targat të zbatohet në mënyrë paqësore

    26 Tetor, 2022

    shbaShtetet e Bashkuara synojnë që vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – të zbatohet në mënyrë paqësore, dhe të mos kontribuojë në rritje të tensioneve.

     

    Kështu ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

    Mes tjerash, Ambasada ka thënë se ...

  • Sot në Prishtinë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor

    25 Tetor, 2022

    Ballkani PerendimorSot hapet Samiti i Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

    Në hapje të këtij Samiti do të flas kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton RTKlive.

    “Pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt ...

  • Kosova të shtyjë afatin për riregjistrimin e targave të makinave serbe

    25 Tetor, 2022

    MitrovicaKomuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron tensionim të situatës pas datës 31 tetor kur skadon afati i përdorimit të targave serbe. Por nga qeveria e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar qartë, nëse do të shtyhet afati.

     

    Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri më 31 tetor kur skadon afati që targat me inicialet e qyteteve të Serbisë nga periudha e para ...

  • BB: Ekonomitë e Ballkanit po vuajnë ndikimet e luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve

    25 Tetor, 2022

    bb ballkaniNjë raport periodik i Bankës Botërore, i publikuar sot, vë në dukje se ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor vijojnë të ndikohen nga lufta në Ukrainë, rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes globale.

     

    “Ndërsa rritja në gjysmën e parë të vitit 2022 rezultoi relativisht e fuqishme, është e qartë se rajoni tani po shkon ...

  • Ischinger: Rajoni i Ballkanit mbart potencial shpërthyes

    25 Tetor, 2022

    IschingerIsh i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger, tha të hënën se Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve të tjera.

     

    Ai i bëri këto komente gjatë një konference në Prishtinë me temën “gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”, ku tha ...

  • Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor

    25 Tetor, 2022

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der LeyenBashkimi Evropian ka përsëritur se lidhjet me vendet e Ballkanit Perëndimor i sheh me një rëndësi të veçantë dhe ka ritheksuar gatishmërinë që ato lidhje të forcohen.

     

    Në të njëjtën kohë, BE-ja është shprehur e gatshme të përfshijë edhe vendet e këtij rajoni në disa politika të saj, përfshirë edhe në planet për ...

  • Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiqit

    22 Tetor, 2022

    Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns HopkinsNjë ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar, mund të çojë në njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që ende s’e njohin, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë profesori Edward P. Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington.

     

    Sipas tij, ka përpjekje serioze që ...

  • Escobar: S’ka afate për marrëveshjen Kosovë-Serbi, por duam progres

    22 Tetor, 2022

    EscobarI dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, ka mohuar të ketë afate për një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ai ka theksuar se është e rëndësishme për të bërë hapa në këtë drejtim, duke parë situatën nëpër të cilën po kalon Evropa pas agresionit rus ...

  • Çfarë ka në 24 hektarët përreth Manastirit të Deçanit?

    22 Tetor, 2022

    Manastiri i DecanitQë nga përfundimi i luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, Manastiri i Deçanit, i cili gjendet në pjesën perëndimore të vendit, kërkon marrjen në pronësi të një sipërfaqeje prej rreth 24 hektarësh.

     

    Kjo tokë, që ndodhet përreth këtij manastiri, në kadastër është e shënuar si pronë e dy ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko” - e para hotel dhe e dyta fabrikë ...

  • BE i kërkon Kosovës, 10 muaj afat shtesë për regjistrimin e veturave serbe

    21 Tetor, 2022

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter StanoZëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se BE kërkon nga autoritetet kosovare, që për 10 muaj të shtyjnë afatin për regjistrimin e automjeteve me targa serbe.

     

    Ndonëse e cilëson se vendimi i Kosovës për riregjistrimin  e targave është legjitim, sipas Stanos, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"