LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova afër proceseve gjyqësore për krime lufte

    14 Mars, 2017

    peshorja e drejtesiseNë Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë janë duke u bërë përgatitjet për miratimin e dokumentit kyç, Rregullat e Procedurës dhe Provave, i cili do të hapë rrugën për fillimin e proceseve gjyqësore.

    Zëdhënësja e Dhomave të specializuara të Kosovës, Avis Benesh, thotë për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht të gjitha përpjekjet janë të fokusuara drejt ...

  • Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë i bllokuar pa afat nga Beogradi

    13 Mars, 2017

    InterkonjekcioniAfati i përcaktuar për Serbinë, 31 dhjetori 2016, u shkel dhe Serbia nuk pritet të ketë pasoja nga kjo shkelje, ndërsa Shqipëria dhe Kosova po paguajnë rreth 70 milionë euro kredi për një linjë interkonjeksioni që nuk ka funksionuar asnjë ditë.

    Linja e interkonjeksionit të energjisë elektrike që lidh Shqipërinë dhe Kosovën u përurua me fanfara në prani të dy kryeministrave dhe ...

  • 36-vjeçar nga Kosova me sëmundje psiqike

    10 Mars, 2017

    policiaPas sulmit në stacionin e trenit në Dyseldorf të enjten (09.03), policia bën të ditur identitetin e autorit. Ai është një 36 vjeçar nga Kosova, i cili vuan nga skizofrenia. Vëllai e kishte njoftuar autorin të humbur.

    Policia e Dyseldorfit po kalon ditë të vështira. Fillimisht kapja e një krimineli 19 vjeçar, i cili vrau me thika një 9 vjeçar ...

  • OSBE-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve Kosovë- Serbi

    10 Mars, 2017

    ZannierLamberto Zannier – foto nga arkivi

  • Kuvendi i Kosovës kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt

    9 Mars, 2017

    protesta ramushinParlamenti i Kosovës miraton një rezolutë ku kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

    Haradinaj, po mbahet në Francë, në pritje të vendimit nga një gjykatë në Kolmar, nëse do ta lirojë, apo, ekstradojë  atë në Serbi. Ai u arrestua me (04.01) nga policia franceze në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga ...

  • NATO dhe SHBA: Transformimi i FSK-së vetëm me ndyshime kushtetuese, jo me ligj.

    8 Mars, 2017

    9 vjetSHBA thotë se “miratimi i ligjit të propozuar për transformimin e FSK-së në ushtri, do ta detyronte atë që ta rivlerësojë bashkëpunimin dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës si dhe ndihmën afatgjatë për këto forca.

    NATO dhe SHBA-së, shprehën shqetësimin e tyre me nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që me një ligj të transformojë Forcën e ...

  • Intervistë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi

    7 Mars, 2017

    HashimPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dorëzoi sot në parlament projektligjin për ndryshimin e misionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga një forcë civile, në një forcë me përgjegjësi mbrojtëse e ushtarake. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” pas dorëzimit të projektligjit, ai tha se do të dëshironte që ky proces të mbështetej edhe nga përfaqësuesit politikë të ...

  • Thaçi procedon në Kuvend Projektligjin për ushtrinë e Kosovës

    7 Mars, 2017

    thaciPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë me kompetenca mbrojtëse, ushtarake.

    Me këtë Projektligj, Thaçi ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që t’i jap një mision dhe mandat të ri Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë edhe komponentin e mbrojtjes.

    Njëherësh, Presidenti i ...

  • A ka gjasa që Kosova ta ketë ushtrinë e saj pa pëlqimin e serbëve?

    6 Mars, 2017

    fskPa ndryshimet kushtetuese dhe pa votën e përfaqësuesve serb, FSK-ja nuk mund të shndërrohet në ushtri. Por, Presidenti Thaçi dhe ekspertët e sigurisë thonë se ushtria e Kosovës mund të bëhet me një ligj të veçantë.

    Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), është shndërruar së fundi në një prej temave më ...

  • Kosovë, qeveria miraton raportin për matjen e territorit

    3 Mars, 2017

    kosova matjeQeveria e Kosovës miratoi të premten raportin përfundimtar të Komisionit shtetëror për matjen e territorit, një hap ky me të cilin, sipas autoriteteve i hapet rruga ratifikimit në parlament të marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se edhe me këtë raport vërtetohet se Kosova nuk humb territor nga marrëveshja për ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"