LAJMET NGA KOSOVA

  • Kuvendi zhvilloi seancën plenare, pa opozitën

    24 Shkurt, 2016

    kuvendiNën masa të shtuara të sigurisë dhe tensioneve politike, Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, pa praninë e deputetëve të opozitës, numri më i madh i të cilëve është i suspenduar.

    Vendimin për suspendim e ka marrë të premten kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës dhe sjelljeve tjera të deputetëve nga ...

  • Opozita barrikadohet me tenda para Kuvendit dhe Qeverisë

    24 Shkurt, 2016

    cadrat e opozitesAktivistë nga radhët e partive politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë dalë para objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, për të bllokuar siç thanë, zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

    Për këtë post, kandidat i vetëm deri më tash është zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike ...

  • Presidenti i Kosovës zgjidhet të premten

    24 Shkurt, 2016

    gazi ne kuvendin e ksKryesia e parlamentit të Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës, vendosi që të premten të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Në mbledhjen e kryesisë që vazhdoi pas ndërprerjes së saj nga gazi lotsjellës i hedhur nga partitë opozitare, u tha se kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ...

  • Kurti: Kemi ende municion, me çdo kusht do të parandalojmë zgjedhjen e Thaçit president

    23 Shkurt, 2016

    albin kurtiDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti ka thënë gjatë qëndrimit në shesh me liderët e opozitës dhe aktivistët se opozita ka mjaftueshëm gaz edhe për të bllokuar seancat e radhët të Kuvendit të Kosovës,

    “Kemi gaz lotsjellës edhe për seancat tjera të Kuvendit. Policia na ka pajisur me to në protestën e fundit të opozitës.Kemi ende municion nga policia”, ...

  • Kjo është axhenda e seancës së Kuvendit për të mërkurën

    23 Shkurt, 2016

    kuvendi i ksKuvendi, përmes një komunikate për media, ka njoftuar deputetët me rendin e ditës për seancën e së mërkurës, e cila nis nga ora 14:00.

    Vazhdimi i seancës plenare për nesër në Kuvendin e Kosovës, paralajmëron një agjendë të ngjeshur votimesh dhe shqyrtime të projektligjeve të paralajmëruara nga seanca e parë e këtij sezoni.

    E Mërkure, 24.02.2016 14:00.

    RENDI I DITËS

    5. ...

  • Kosovë: Opozita synon protesta të vazhdueshme

    23 Shkurt, 2016

    opozitaPartitë opozitare në Kosovë, thanë se që nga e marta do të vendosin tenda në qendër të Prishtinës, përballë qeverisë, për të hapur një periudhë të re të protestave të vazhdueshme.

    Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, tha se nga sot “do ta fillojmë protestën e vazhdueshme kundër këtij regjimi antikushtetues, kjo protestë do të vazhdojë deri në rrëzimin e ...

  • ‘Trepça’ në veri, 278 milionë euro borxhe

    22 Shkurt, 2016

    trepca“Trepça” në veri të Kosovës aktualisht ka në listë të pagave 3300 punëtorë, por aktivë në punë janë vetëm 1100 deri në 1200.

    Në “Trepçë” në veri të punësuarve u paguhen pagat nga mjetet që realizohen në kombinat, si dhe shtesa prej 30 eurosh në muaj për të papunët, kryesisht nga shitja e koncentratit të plumbit dhe zinkut, të cilat ...

  • Thaçit i duhen patjetër 80 deputetë që të zgjidhet president

    22 Shkurt, 2016

    Presidentja aktuale e Kosovës, Atifete Jahjaga, e përfundon mandatin e saj më 7 prill të këtij viti.

    Një muaj para 7 prillit, më 7 mars, duhet të dihet emri i ri i presidentit, raporton KTV.

    Kështu parasheh afati kushtetues i përcaktuar. Megjithatë, qytetarët ende nuk e kanë të qartë se kush e zgjedh presidentin dhe kanë dilema për mënyrën se si ai zgjidhet.

    Albert Krasniqi nga KDI-ja shpjegon se për zgjedhjen e tij ...

  • Gaz lotsjellës në Kuvend, deputetë në stacione policore

    19 Shkurt, 2016

    parlamenti ks me gazNën tensione të shtuara nisi seanca e thirrur për ditën e premte në Kuvendit e Kosovës.

    Kuvendi, që në orët e hershme, ishte rrethuar nga forca të shumta policore, përfshirë edhe njësitë speciale. Për hyrjet në Kuvend, si për deputetët, ashtu edhe gazetarët, janë zbatuar masa të rrepta sigurie.

    Pak para se të hynte në Kuvend, deputet i ...

  • Fjalimi i sotëm i Kryetarit të VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri

    19 Shkurt, 2016

    Visar Ymeri parlamentKa një Lëvizje shoqërore jashtë që insiston në largimin e këtij regjimi. Një lëvizje e qytetarëve sovran, pa bishta.

    205 mijë qytetarë të peticionit, qindra mijëra qytetarë të protestave, shoqëria civile, intelektualët, i kanë shpallur “Zajednicën” e demarkacionin të vdekura.

    Gjykata Kushtetuese e ka shpallur këtë regjim antikushtetutes.

    Ju qytetarë e keni shpallur këtë regjim jo legjitim, antidemokratik, antirepublikë.

    Prandaj regjimin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"