LAJMET NGA KOSOVA

  • Lugina e Preshevës do reciprocitet për të drejtat e komuniteteve joshumicë

    23 Shtator, 2021

    Pamje nga Komuna e Preshevës. Fotografi e realizuar në shtator të vitit 2018. Rreth një orë i janë dashur Shkodran Azizit nga Presheva, komunë në jug të Serbisë, që të marrë tabelat e përkohshme prej letre në Prishtinë për regjistrimin e veturës.

    Azizit, si dhe shumë shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, iu kanë dalë punë të reja në nxjerrje të dokumenteve, pas vendimit ...

  • Vazhdon bllokada në veriun e Kosovës

    22 Shtator, 2021

    Kosovo Premierminister Treffen Albin Kurti QUINT BotschafterKryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që si Kosova edhe Serbia t’i heqin tabelat e përkohshme të automjeteve e qytetarët të lëvizin lirshëm. Serbia pret përgjigje nga BE lidhur me marrëveshjet me Prishtinën.

    Është dita e tretë që serbët e veriut të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në dy pikat ...

  • Kurti: Kosova dhe Serbia të heqin targat e përkohshme të makinave

    22 Shtator, 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Serbisë që të dyja palët të heqin nga përdorimi targat e përkohshme të makinave dhe të hapet rruga për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

    Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë dy ditë pasi autoritetet në Kosovë filluan zbatimin e masës së reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave. Që nga e hëna, ...

  • Lindita Nikolla në Prishtinë: Ta ripërtërijmë procesin e njohjeve për Kosovën

    22 Shtator, 2021

    Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha të mërkurën në Prishtinë se Shqipëria dhe Kosova duhet të rrisin angazhimin e përbashkët me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë për të ripërtërirë procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe për ta ribërë të ditur gjenocidin dhe krimet serbe të luftës.

    Ajo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, ...

  • Lajçak bën thirrje për shtensionim të situatës në veri

    21 Shtator, 2021

    Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shprehu shqetësim për situatën në veri të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti për automjetet e Serbisë.

    “Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për shtensionim urgjent. Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të ...

  • Kosova ende në dilemë për kyçjen në gazsjellësin TAP

    21 Shtator, 2021

    Termocentrali në Obiliq. Kosova prodhon rreth 95 për qind të energjisë elektrike nga djegia e thëngjillit. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa parti opozitare i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pranojë investimin amerikan për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.

    Kosova, sipas tyre, ka nevojë për rritje të diversitetit të burimeve të energjisë elektrike dhe investimi në infrastrukturën e gazit duhet të ...

  • Kurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqim

    21 Shtator, 2021

    Kurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqimKurti s’heq dorë nga reciprociteti për targat: Ose të dyja do t’i mbajmë, ose të dyja do t’i heqim

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga reciprociteti për targa të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia. Sipas tij, ...
  • OSMANI: RAJONI PO KËRCËNOHET GJITHNJË E MË SHUMË NGA VEPRIMET E SERBISË

    21 Shtator, 2021

    osmaniPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerëson se integrimi i shpejtë i Kosovës dhe shteteve të rajonit në BE dhe NATO është parakusht për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

    Osmani thotë se veprimet e regjimit serb gjithnjë e më shumë po kërcënojnë rajonin. Këto i ka thënë Osmani gjatë takimit me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto në ...

  • PRESIDENTI I KROACISË E QUAN VUÇIQIN NXITËS TË LUFTËS

    21 Shtator, 2021

    hrPresidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq dje, duke iu referuar zgjerimit të Bashkimit Evropian në Forumin Botëror të Liderëve në Nju Jork, vlerësoi se jo të gjitha vendet e Evropës Juglindore e kanë motivimin e nevojshëm për t’u anëtarësuar në BE.

    Milanoviq theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e ...

  • Vuçiqi kërkon tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës

    21 Shtator, 2021

    Münchner Sicherheitskonferenz - Serbien und Kosovo Aleksandar VucicHow will Serbs react when Aleksandar Vucic accepts the independence of  Kosovo? - QuoraNë Beograd është mbajtur seanca urgjente e Këshillit të Sigurisë, për shkak të gjendjes së tensionuar në veri të Kosovës. Presidenti Vuciq prezantoi qëndrimet serbe.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"