LAJMET NGA KOSOVA

  • Kosova paraqet filmin “Babai” për Çmimet Oskar

    27 Tetor, 2015

    filmi babaiMe afrimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, Kosova ka paraqitur filmin “Babai” për të konkuruar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj. Ky film dallohet për një trajtim të veçantë nga ana regjizoriale, për identitetin estetik dhe interpretimin e veçantë dhe në mënyrë autentike të aktorëve.

    “Babai” – është filmi i parë i regjizorit dhe skenaristit ...

  • Gërxhaliu: Sfida më e madhe për Kosovën sundimi i rendit dhe ligjit

    26 Tetor, 2015

    Kosova nënshkruan të martën (27.10) Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Mbi shanset, sfidat e detyrat e reja për Kosovën flet për DW, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

    Safet GerxhaliuDeutsche Welle: Zoti Gërxhaliu, cilat janë pritshmëritë Tuaja nga nënshkrimi i MSA mes BE dhe Kosovës në Strasburg? Cila është domethënia e këtij nënshkrimi në këtë moment delikat ...

  • Raport i BB: gjendja ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë

    26 Tetor, 2015

    Banka BoteroreBanka Botërore parashikon se rritja ekonomike do të jetë e brishtë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. duke arritur në 1.9 për qind për vitin 2015 nga 1.5 që arriti një vit më parë. Vlerësimet jepen në një raport të ri të botuar sot mbi gjendjen ekomonike dhe parashikimet për të ardhmen në Evropë dhe Azinë Qendrore. Evropa ...

  • UNESCO voton në favor të Kosovës

    22 Tetor, 2015

    Projektrezoluta e paraqitur në mbledhjen e këshilli të UNESCO-s, me të cilën rekomandohet pranimi i Kosovës mori 27 vota pro, 14 vende ishin kundër.

    unescoBordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), votoi të mërkurën më 21.10 në favor të kërkesës për ta pranuar Republikën e Kosovës si anëtare e kësaj organizate. Projektrezoluta e ...

  • Kontrolli i Serbisë në territorin e Kosovës përmes “Zajednicës”

    21 Tetor, 2015

    Harta-zajednicaTash e sa kohë e kemi argumentuar se si “Zajednica” e minon Republikën e Kosovës dhe krijon një entitet territorial serb që do të kontrollohet nga Beogradi, ambiciet e planet e të cilëve konfirmohen përditë, e dje sërish dhe nga Gjuriq, Ministër i Vuçiqit.

    Sot në konferencë për media Drejtuesi i Grupit parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, tha se “Zajednica” ...

  • Kosova një hap më afër UNESCO-s

    21 Tetor, 2015

    Këshilli Ekzekutiv i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë, miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO

    unescoKëshilli Ekzekutiv i UNESCO-s miratoi kërkesën e Kosovës për pranim në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara. Projekt rezoluta e paraqitur në mbledhjen e këtij këshilli të mërkurën pasdite me të cilën rekomandohet pranimi i Kosovës mori 27 vota, ...

  • Kosova nënshkruan më 27 tetor MSA-në me BE-në

    21 Tetor, 2015

    Dy vjet pas fillimit të negociatave, Kosova pritet të nënshkruajë javën që vjen marrëveshjen e stabilizim asocimit me BE-në

    BE flamujtKosova pritet të nënshkruajë javën e ardhshme marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i marrëveshjes që shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, do t‘i jap fund një procesi, negociatat për të ...

  • “Reuters”: Javën e ardhshme nënshkruhet MSA-ja me Kosovën

    20 Tetor, 2015

    federica-mogheriniBashkimi Evropian pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën javën e ardhshme, duke i hapur rrugën pranimit të vendit ballkanik në bllokun evropian, një veprim që shihet si i dobishëm edhe për afrimin e Serbisë drejt BE-së, thanë zyrtarët.

    Ky veprim mund të shkaktojë shqetësim në disa shtete anëtare të BE-duke luftuar me lëvizjet e brendshme separatiste. Spanja, Qiproja, Rumania, Greqia dhe ...

  • Kosovë: Opozita ngulë këmbë në anulimin e marrëveshjeve me Serbinë

    20 Tetor, 2015

    Partitë opozitare në Kosovë i thanë të martën presidentes Atifete Jahjaga se nuk do të heqin dorë nga kërkesat për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë

    opozita jahjagaUdhëheqësit e partive opozitarë në Kosovë, thanë të martën se nuk do të zhbllokojnë punën e parlamentit derisa qeveria nuk tërhiqet nga marrëveshjet e fundit me Serbinë, ndërsa tërhoqën vërejtjen se përpjekjet për mbajtje ...

  • Presidentja Jahjaga fillon përpjekjet për dialogun politik

    19 Tetor, 2015

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, hapi takimet me partitë politike në përpjekje për të tejkaluar situatën aktuale në vend.

    jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, filloi të hënën përpjekjet për vendosjen e një dialogu politik ndërmjet udhëheqësve të institucioneve dhe partive politike, në përpjekje për tejkalimin e situatës së krijuar në vend, për shkak të mospajtimeve ndërmjet koalicionit qeverisës dhe partive ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"