LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Debatet për Reformën në Drejtësi

    8 Mars, 2016

    Pas qëndrimeve të mbrëmshme të opozitës, kryetari I parlamentit Ilir Meta kërkon që të ketë “një interpretim sa më objektiv të rekomandimeve të Venecias”. Ambasadorët Lu dhe Vlahutin takojnë kryetarin e Komisionit të posacëm parlamentar për Reformën

    ilir metaNë Shqipëri kryetari i parlamentit Ilir Meta u përpoq sot të jepte sinjale çtensionimi, pas situatës së krijuar mbrëmë në Komisionin e ...

  • Shkupi mbyll kufijtë, Athina në bisedime me Tiranën për refugjatët

    7 Mars, 2016

    top storyBurime diplomatike nga Athina pohuan për Top Channel se ka bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë.

    Korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe konfirmoi këtë në një lidhje të drejtpërdrejtë me Top Story-n. Thuhet se bisedimet janë në fazë fillestare.

    Nisjen e këtyre bisedimeve e ka konfirmuar edhe zv.ministrja e ...

  • TAP, tubacioni mes Shqipërisë dhe Greqisë

    7 Mars, 2016

    tapProjekti i ndërtimit të Gazësjellësit Natyror Trans-Adriatik është gati të nisë shtrimin e tubacionit në seksionet tokësore të projektit në Shqipëri dhe Greqi.

    Sipas burimeve zyrtaretë  këto ditë janë nënshkruar kontratat e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit për tubacionin në pjesën tokësore të Shqipërisë dhe Greqisë me gjatësi prej rreth 760 km.

    Punimet do të kryhen nga kompani të njohura ndërtuese franceze, ...

  • Shqipëria, 5% të azilkërkuesve në vendet e BE; Eurostat: E dyta në Gjermani

    5 Mars, 2016

    raporti shqiperiaEurostat ka publikuar raportin më të fundit për azilkërkuesit që janë regjistruar për herë të parë në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2015. Sipas këtyre shifrave, në total janë bërë 1.255.600 aplikime në të 28 vendet e BE-së, ku kryesojnë ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

    Sipas shifrave të publikuar ...

  • Imigracioni, Rama: JO, vendimeve të njëanshme

    4 Mars, 2016

    rama mogherini1Kryeministri shqiptar pret Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Mogherini: Nuk do hapim kufijtë e nuk do ngremë mure. Të gatshëm të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë brenda një plani të përbashkët europian

    Në Shqipëri, kyeministri Edi Rama tha sot në mbrëmje se “vendime të njëanshme të vendeve të tjera janë pa lidhje me atë cka na ...

  • Rrugët alternativë të refugjatëve në Ballkan

    4 Mars, 2016

    Itinirari ballkanik i refugjateveItinerari i deritanishëm ballkanik është thuajse i mbyllur për refugjatët – për këtë Austria ra dakord me shtetet përkatëse ballkanike në Vjenë. Si rrjedhojë refugjatët dhe kontrabandistët kërkojnë rrugë alternativë.

    “Hapni kufirin!”, thërrisnin sërish qindra njerëz para gardhit kufitar maqedonas në anën greke të kufirit Idomeni. Sërish refugjatët e grumbulluar këtu bllokuan linjën hekurudhore Selanik-Shkup. Kjo për ...

  • Mogherini: “Reforma në drejtësi, thelbësore për negociatat me BE-në”

    4 Mars, 2016

    MogheriniPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federika Mogerini, deklaroi gjatë një fjale në parlamentin e Shqipërisë se ky vend dhe ky rajon i përket Europës. “Për 25 vjet kam besuar se ju duhet të gjeni vendin tuaj në BE. Unë gjithnjë kam menduar se kjo është në interesin tuaj dhe tonin. Përgjegjësia e ...

  • Rama: Shqipëria nuk do të hapë kufijtë e as nuk do të ngrejë mure

    4 Mars, 2016

    rama mogheriniShqipëria rrezikon të preket nga kriza e refugjatëve. Kryeministri Edi Rama premtoi bashkëpunim për krizën e refugjatëve brenda një plani të përbashkët europian pas takimit me Federica Mogherinin në Tiranë.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaroi mbrëmë pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherazi edhe Zv. Presidente e ...

  • Dekriminalizimi, konsensusi shtyhet për të premten

    4 Mars, 2016

    Shumica dhe opozita duket se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për aktet normative të nevojshme për vënien në zbatim të ligjit

    parlamenti alNë Shqipëri, shumica dhe opozita duket se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për aktet normative të nevojshme për vënien në zbatim të ligjit të ashtuquajtur të dekriminalizimit, i cili u miratua nga parlamenti dhjetorin ...

  • DASH: Shqipëria burim kryesor marijuane

    3 Mars, 2016

    DASHSipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane.

    Gjatë vitit 2015, thuhet në raport,  autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"