LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Turqia kërkon mbylljen e aktiviteteve të FETO-s në Shqipëri

    19 Tetor, 2018

    CavusogluNë Shqipëri, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu përsëriti sot kërkesën drejtuar autoriteteve shqiptare për bllokimin e aktivitetit të strukturave të organizatës FETO, të Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja dhe si përgjegjës për tentativën e grushtit të shtetit 2 vjet më parë.

    Sipas shefit të diplomacisë turke, “në Shqipëri ka një strukturë fetoiste tepër serioze të shtrirë në ...

  • TAP, nisin punimet për tubacionet nën det

    19 Tetor, 2018

    TAPGazjellësi TransAdriatik Pipeline (TAP) nisi sot punimet për realizimin e pjesës ndoshta më të vështirë të projektit, atë të instalimit të tubave të cilët do të kalojnë nën detin Adriatik për të lidhur kështu segmentin shqiptar të gazsjellësit me atë italian. Në një ceremoni të zhvilluar në Fier, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati tha se “ky është ...

  • OSBE e shqetësuar për portalet shqiptare

    18 Tetor, 2018

    OSCE DesirPërfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu të enjten shqetësimin pas lajmërimit për një sistem të ri regjistrimi për 44 faqe interneti në Shqipëri dhe mbylljen e mundshme të tyre.

    “Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e ...

  • Ekspert gjerman i nivelit të lartë në Policinë e Shtetit në Shqipëri

    18 Tetor, 2018

    Dieter RomanGjermani-Shqipëri: Bashkë kundër krimit të organizuar, migracionit ilegal, terrorizmit ndërkombëtar. Përfundoi vizita zyrtare në Tiranë e Dieter Romann, Drejtor i Policisë Federale Gjermane.

    Me premtimin se Gjermania do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë në ҫështjet e sigurisë dhe të rendit publik, Dieter Romann, Drejtor i Policisë Federale Gjermane, përfundoi të enjten, (18.10.2018) vizitën e tij zyrtare dyditore  ...

  • Teknologjia bën Shqipërinë më konkuruese! Policia e gjykatat besohen më pak

    17 Tetor, 2018

    Ilir CikoForumi ekonomik botëror e renditi Shqipërinë si ekonominë e 76 më konkurruese në botë me një përmirësim prej 5 vendesh krahasuar me një vit më parë.

    “Shqipëria ndodhet pak a shumë në të njëjtën pozitë që ndodhej vitin e kaluar me një përmirësim të lehtë në të gjitha shtyllat e raportit që masin klimën e të bërit biznes, por ...

  • Debati/ KLSH: Qeveria fshehu borxhin. Ahmetaj: Deficiti brenda ligjit, ulëm borxhin publik

    16 Tetor, 2018

    KLSHRaporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit me kritikat ndaj financave të qeverisë është bërë objekt debatesh të forta në komisionet kuvendore. KLSH ka dalë në konkluzionin se qeveria ka fshehur shifrat e borxhit. Përgjigjet ministri i Financave, Ahmetaj thotë se deficiti është brenda ligjit. Borxhi publik është ulur.

    Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqiti para Komisionit ekonomik raportin ...

  • “Barbie” në Eurovizion, Efi Gjika do përfaqësojë Shqipërinë

    16 Tetor, 2018

    Efi GjikaNë Eurovision për këtë vit do të na përfaqësojë një vajzë shumë e bukur. Si një kukull Barbie, me sytë bojqelli dhe flokët bionde. Megjithatë edhe kënga e saj ka lidhje me barbie-n, por jo në formën tradicionale të saj.

    “Kënga ime flet për prindërit që i trajtojnë fëmijët si kukulla që s’kanë gojë. Kur fëmijët të rritën duhet ...

  • Del Indeksi i Kapitalit Njerëzor nga Banka Botërore

    12 Tetor, 2018

    indeksi“Një fëmijë i lindur sot në Shqipëri kur të rritet do të ketë 62% të produktivitetit, që do të kishte, nëse do të gëzonte arsimim të përfunduar dhe shëndet të plotë” – thuhet në Indeksin e Kapitalit Njerëzor, publikuar sot në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së.

    Studimi thotë se Indeksi i Kapitalit Njerëzor për Shqipërinë është më i ...

  • Alizoti përmendi Veliun, Drejtori i Policisë mohon kategorikisht

    10 Tetor, 2018

    AlizotiNë Shqipëri, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt. Në dosjen që prokuroria ...

  • Rama: Bizneset serbe të mirëpritura në Shqipëri, Telekom Serbia jo preferenca jonë

    10 Tetor, 2018

    Telekom AlbaniaRama: Bizneset serbe të mirëpritura në Shqipëri, Telekom Serbia jo preferenca jonë. Deklaratë ekskluzive e OTE për DW: Nuk kemi vendosur ende për Telekom Albania.

    Qeveria e Tiranës nuk preferon që Telekom Albania, partnere e Deutsche Telekom, (DT)  të blihet nga Telekom Serbia. Të martën, ( 9.10.2018) kryeministri Edi Rama, deklaroi në Tiranë, gjatë një takimi me mediat: „Bizneset ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"