LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Ministria e Shëndetësisë: 131 raste të reja, 3 humbje jete dhe 115 të shëruar

    30 Shtator, 2020

    Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
    49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 127 raste të reja, 4 humbje jete dhe 103 të shëruar

    29 Shtator, 2020

    Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informo se në 24 orët e fundit janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2 edhe atë në këto bashki :
    75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, ...

  • FMN rishikon në ulje vlerësimin për rritjen ekonomike: në 2020 Shqipëria -7.5 përqind

    29 Shtator, 2020

    FMNFondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në ulje vlerësimet e tij për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2020, duke marrë parasysh efektet e shtrira të pandemisë por dhe ato të tërmetit që tronditi vendin nëntorin e kaluar.

    Në një deklaratë të tij, një mision i Fondit Monetar, i organizuar në distancë, përmes takimeve virtuale me autoritetet vendase, bëri të ditur ...

  • “Ekonomia shqiptare pritet të tkurret në 7.5% këtë vit”, FMN: Ruani rezerva për një pandemi më të rëndë

    29 Shtator, 2020

    fmnFondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një deklaratë përmbyllëse të ekipit të Misionit të Monitorimit Pas Programit për shpërndarje të menjëhershme.

    FMN në këtë deklaratë të fundit pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë vit, nga -5% që ishte pritshmëria në prill.

    Sipas raportit të tyre, parashikohet që ekonomia ...

  • Virozat e stinës dhe Covid-19 / Apeli i Tritan Kalos: Bëni kujdes! Ja si të mos ngatërroni…

    28 Shtator, 2020

    tritan-kaloMjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, më anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim të rëndësishëm lidhur me virozat e ndërrimit të stinës dhe virusin vdekjeprurës, Covid-19.

    Kalo fillimisht ka bërë një përmbledhje të situatës epidemiologjike që pritet në vendin tonë ndërsa shton se stina e vjeshtës sjell krahas rizgjimit të infeksioneve me COVID-19 ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 124 raste të reja, 3 humbje jete dhe 70 të shëruar

    25 Shtator, 2020

    Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:
    57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në ...

  • Pas shumë muajsh asnjë të vdekur nga COVID-19, 134 të prekur e 100 të shëruar

    24 Shtator, 2020

    Ministria e shendetesiseGjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë humbje jete në vendin tonë nga pandemia e COVID-19, pas shumë muajsh, ndërsa janë prekur 134 persona.

    Në 24 orët e fundit  janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

    Sipas ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarja ...

  • Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter godet Cërrikun! Ndihet në Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier

    24 Shtator, 2020

    termetiiiGjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me Magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.

    Sipas IGJEUM rreth orës 01:25:10 është  regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me ...
  • Tiranë: Debate mbi procesin e integrimit, shqyrtohen 15 rekomandimet e BE-së

    24 Shtator, 2020

    KKIEUNë Tiranë, komisioni parlamentar për integrimin europian miratoi sot një projekt – rezolutë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Ndërsa në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian pati debate të ashpra mes opozitës dhe shumicës mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe të drejtat e njeriut.

    Përfaqësues të opozitës theksuan se 15 rekomandimet e BE-së nuk janë plotësuar ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 97 të shëruar, 121 raste të reja dhe 3 humbje jete

    23 Shtator, 2020

    Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ju informon se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19.
    Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.
    Shpërndarja gjeografike ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"