LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëri, 4 të infektuar të rinj me koronavirus

    10 Mars, 2020

    Tirana AirportNë Shqipëri, shkon në 6 numri i rasteve të të prekurve nga koronavirusi. Dy të parat u rregjistruan mesnatën e së dielës, dhe i përkisnin një 28 vjeçari të kthyer nga Firence i cili më pas kishte infketuar dhe të atin.

    Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbrëmjen e së hënës se nga analizat laboratorike kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid ...

  • 2 raste me koronavirus në vend/ Mjeku i njohur jep 10 këshilla që duhet zbatuar rreptësisht

    9 Mars, 2020

    Tritan KaloMinistria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

    Ndërkohë mjeku i njohur Tritan Kalo ka disa këshilla shumë të rëndësishme që duhen zbatuar me rigorozitet.

    Kalo numëron në një postim në facebook 10 këshilla të forta se si të ...

  • Dy raste me covid 19/ Rama jep urdhrin: Mbyllen shkollat për dy javë

    9 Mars, 2020

    RamaMinistria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

    Lidhur me këtë qeveria po zhvillon një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.

    “Masat e sotme ...

  • Koronavirusi prek edhe Shqipërinë

    9 Mars, 2020

    KoronavirusiKoronavirusi prek dhe Shqipërinë. Mesnatën e së dielës ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy rastet e para. Behët fjalë për një 54 vjeçar dhe djalin e tij 28 vjeçar, të cilët kishin udhëtuar më parë në Firence të Italisë. Sipas njoftimit “gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat e urgjencës kombëtare dhe Institutit ...

  • Pas një diagnoze kanceri, dy motra shohin përtej dramës personale dhe familjare

    8 Mars, 2020

    Noela RobertaMarsi është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e zorrës së trashë. Një vit më parë, në mars 2019, Noela Panariti Kokomani u diagnostikua papritur dhe pa patur asnjë simptomë pikërisht me këtë lloj kanceri. Kur Noela dhe familja e saj vunë re se vështirësitë e përballimit të sëmundjes nuk kishin të bënin vetëm me aspektinklinik, motrës së saj ...

  • Kushte të tjera për Shqipërinë?

    5 Mars, 2020

    Flamuri ALB BENdërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një “po” për çeljen e negociatave, ka gjasa që  kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshilltari i CDU/CSU-së Hans Joachim Falenski

    Komisioni i BE-së sërish rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi pritet të merret në samitin e ...

  • Freedom House: Demokracia, 14 vjet në rënie

    4 Mars, 2020

    freedom houseOrganizata Freedom House thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe lirive civile.

    Raporti thotë se jemi në një botë pa udhëheqje demokratike.

    Freedom House e arrin këtë përfundim në raportin e përvitshëm për lirinë në vit që analizon zhvillimet në 195 vende. 83 vende apo ...

  • Meta kërcënon me shpërndarje të parlamentit

    3 Mars, 2020

    MetaNë Shqipëri, presidenti Iir Meta paralajmëroi sot se do të firmosë shpërndarjen e parlamentit nëse shumica sipas tij nuk tërhiqet nga nisma për disa ndryshime në procedurat e betimit të anëtarëve të Gykatës kushtetutese. Ai e bëri të ditur këtë gjatë manifestimit të thirrur prej tij sot në mbrëmje në Tiranë, në Bulveradin “Dëshmorët e kombit”, përpara selisë së ...

  • Brukseli rikonfirmon: Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë

    2 Mars, 2020

    EUKomisioni europian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit europian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e ...

  • Tiranë: Protesta e presidentit kundër qeverisë

    29 Shkurt, 2020

    rama metaNjë protestë e pazakontë, mbarëkombëtare është thirrur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Po sa besueshmëri tek qytetarët ka Presidenti dhe politikani Meta?

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thirrur qytetarët e Shqipërisë, të hënën që vjen, ( 2.03.2020)  të protestojnë para Kryeministrisë dhe të rrëzojnë qeverinë Rama. Ndaj kësaj qeverie Meta drejton akuza të rënda: “grusht shteti përmes sistemit të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"