LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëri, pastrimi i parave, ekspertët shqetësim për depërtimin në ekonomi

    25 Qershor, 2021

    Money LaunderingShqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval një strukturë e Këshillit të Europës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave. Ky organizëm i kërkon qeverisë shqiptare, përmirësime në disa fusha që lidhen me uljen e informalitetit dhe monitorimin e parasë kesh në ekonomi. Ekspertët, bazuar në disa të dhëna indirekte, ngrenë dyshime se ...

  • Vendoret e 30 Qershorit 2019 Kushtetuesja i drejtohet Komisionit të Venecias

    24 Qershor, 2021

    Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën në mbrëmje që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion mbi vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të vitit 2019. Vendimi erdhi pas një seance që zgjati mbi 9 orë.

    Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një kërkesë e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshme të atyre zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre. ...

  • Várhelyi: Presidenca sllovene ka prioritet negociatat

    23 Qershor, 2021

    Komisioneri i zgjerimit Olivér VárhelyiKomisioneri i zgjerimit, Olivér Várhelyi deklaroi se Komisioni Europian do të vazhdojë të punojë me Presidencën Sllovene të BE për hapjen e Konferencës së I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

    Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi ka reaguar mbrëmë, (22.06) pas mos rënies dakord të Këshillit të BE për Çështjet e Përgjithshme për ...

  • BE: Shtyhet sërish çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    23 Qershor, 2021

    Ana Paula ZacariasAna Paula Zacarias, sekretare shteti për çështje të Evropës duke folur në konferencën për media pas Këshillit për Çështje të Përgjithshme, Luksemburg, 22.06.21

    Kritika nga ana e Gjermanisë ndaj vetos bullgare. CDU/CSU kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

    Me gjithë përpjekjet e bëra nga presidencat gjermane dhe portugeze, Këshilli i BE-së e shtyu sërish çeljen e ...

  • Dështon nisja e bisedimeve me BE-në për Tiranën dhe Shkupin, pengesë Bullgaria

    23 Qershor, 2021

    Problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë sërish pengesë për një vendimmarrje në favor të organizimit të Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit evropian nga ana tjetër, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet ballkanike.

    “Megjithë angazhimin e madh, nuk u bë e mundur që të ...

  • Vettingu për prokuroren Imeraj, Kim e Soreca mbështesin ONM-në

    23 Qershor, 2021

    Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i Delegacionit te Bashkimit europian Luigi Soreca mbështetën sot vendimin e djeshëm të Operacionit Ndërkombëar të Monitorimit për të rekomanduar që procesi i rivlerësimit për kryeprokuroren e Tiranës Elizabeta Imeraj të shkojë në Kolegjin e Apelimit

    Zonja Imeraj kaloi me sukses fazën e parë duke marrë vlerësime pozitive për të tri kriteret nga Komisioni i Pavarur i ...

  • Shqipëria e Maqedonia bllokohen: Nuk ka datë për konferencë ndërqeveritare me BE-në

    22 Qershor, 2021

    keshilli_i_evropes-konica.alMediat maqedonase shkruajnë se Bullgaria nuk ka lejuar Këshillin për Punë të Përgjithshme për të caktuar një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

    Agjencia e lajmeve MIA, duke u mbështetur në burime diplomatike anonime njofton se debati për zgjerimin në takimin e ministrave në Luksemburg ka qenë intensiv në këtë temë. Sofjes i është ...

  • Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani

    18 Qershor, 2021

    EU hyrjaGjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë nga e diela, 20.06.

    Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë ...

  • Tiranë: Fati politik i opozitës – ndarja e Bashës nga Berisha

    17 Qershor, 2021

    BashaZgjedhja e Lulzim Bashës për të tretën herë, kryetar i PD, partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, shtron pyetjen: A do të ringrihet PD për të luajtur rolin e saj kundrejt qeverisë së PS-së, që fitoi mandatin e tretë?

    Vetë Basha e ka premtuar këtë pak orë pas shpalljes zyrtare të fitores së tij në fillim të kësaj ...

  • Procesi i Berlinit: Maas do të drejtojë konferencën e ministrave të Jashtëm

    8 Qershor, 2021

    Heiko Maas, ministri i jashtëm i GjermanisëTë martën mblidhen virtualisht ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndirmor dhe disa vendeve të BE-së për të biseduar për ecurinë e mëtejshme të procesit të Berlinit.

    Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"