LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëria me 13 blloqe për kërkim nafte

    17 Mars, 2015

    Qeveria shqiptare dhe grupi ndërkombëtar IRN po zhvillojnë në Tiranë një takim dyditor për të paraqitur blloqet e lira për kërkim nafte dhe gazi si dhe mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria për investime në fushën e hidrokarbureve.Disa nga kompanitë më të njohura në botë si Shell, BP, ENI, SOCAR, Exxon Mobil, Anadarko, Fluxis, NIS e Repsol morën pjesë në takimin ku qeveria shpjegoi dhënien e tre blloqeve të para ...

  • Kiesewetter: Zgjidhjen duhet ta gjejnë shqiptarët

    17 Mars, 2015

    Zëdhënësi i CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, Roderich Kiesewetter (CDU) kërkon në bisedë me DW zgjidhje konstruktive problemesh në Shqipëri. Kiesewetter u takua në Berlin me kryetarin e PD, Lulëzim Basha.Në drekën e punës në ambientet e Bundestagut Gjerman të martën (17.03.2015) mikpritës të delegacionit nga Shqipëria ishin dy politikanë të politikës së jashtme, Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çështjet e BE në Bundestagun Gjerman dhe Roderich ...

  • Opozita përplaset me eurodeputetët, Bumçi debate me Macovei-n

    16 Mars, 2015

    Durimi i opozitës zgjati deri kur përfunduan fjalën disa nga ministrat e kabinetit qeveritar që raportuan mbi reformat e ndërmarra në tryezën e takimit të tetë parlamentar Shqipëri– BE, një format i bashkëdrejtuar nga eurodeputetja rumune Monica Macovei dhe Taulant Balla nga pala shqiptare. Si një takim mes deputetëve të Parlamentit Europian dhe atyre shqiptarë opozita e denoncoi si të paprecedente praninë dhe deklarimet e ministrave në të, denoncim i ...

  • Rruga e Arbrit, koncesion te kinezët. Qeveria çon në Kuvend draft-kontratën

    16 Mars, 2015

    Rruga e Arbrit do të financohet dhe ndërtohet nga “China State Company”, përmes një procedure të veçantë jashtë ligjit të koncesioneve dhe atij të partneritetit publik-privat. Qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj të posaçëm, i cili akordon kontratën për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës drejtpërdrejt te kompania kineze, pa konkurrim.

    Në relacionin e draftit, Qeveria thotë se përjashtimi nga ligji bëhet për fillimin sa më shpejt të veprës, duke ...

  • Reichel në Tiranë: Mbështesim përpjekjet që strukturat kriminale të mos depërtojnë në politikë

    16 Mars, 2015

    Flet ekskluzivisht për DW Dr. Ernst Wolfgang Reichel, i ngarkuar me punë i qeverisë së Gjermanisë për Europën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s. Në Tiranë ai pati takime me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës.DW: Dr. Reichel, duke u fokusuar tek zhvillimet në Shqipëri pas marrjes së statusit të vendit kandidat, cilat mbeten sfidat kryesore tashmë në procesin e integrimit europian?
    Dr. Ernst Wolfgang Reichel: Shqipëria ka shumë për ...

  • Bami dhe Doshi sërish përballë, prokurorët ballafaqojnë dy personazhet kyç

    13 Mars, 2015

    Durim Bami, i cili po mbahet i paraburgosur nën masën “arrest me burg” për dyshimet e vrasjes së mbetur në tentativë, u soll në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u ballafaquar me deputetin denoncues Tom Doshi. Procesi i daljes përballë Doshit është kryer jo vetëm sipas standardit pyetje-përgjigje, por edhe me teknikat speciale të hetimit, siç u shprehën burimet.

    Kjo, pasi prokurorët vlerësuan gjatë ditës se, nëse të dyja ...

  • Komunat e veriut nga një prilli, pa paga

    13 Mars, 2015

    Autoritetet e Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se punëtorët e komunave në veri të Kosovës, që nga 1 prilli do të mbesin pa paga, në qoftë se kryetarët e këtyre komunave nuk e vendosin bashkëpunimin me institucionet qendrore të Kosovës.Për shkak të mos-harmonizimit buxhetor, këtyre komunave u janë bllokuar llogaritë që nga 1 marsi.

    Propozimi i këtyre komunave për buxhetin nuk ishte në harmonizim me atë që përcakton Qeveria e Kosovës ...

  • Fan Noli: Si u bëra shkrimtar

    13 Mars, 2015

    Sot është 50-vjetori i vdekjes së Fan Nolit, udhëheqës i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ndër njerëzit më të rëndësishëm të letrave shqipe. Noli erdhi për herë të parë në SHBA në vitin 1906, organizoi kishën autoqefale shqiptare me qendër në Boston, themeloi bashkë me të tjerë Federatën Vatra, shkoi në Shqipëri për të ndihmuar në forcimin e shtetit të brishtë, jetoi për një kohë në mërgim ...

  • Xhamitë e Turqisë në botë

    13 Mars, 2015

    Gjatë vizitës së tij në Kubë në janar, presidenti Erdogan kërkoi që Turqia të lejohet të ndërtojë një xhami në Havanë. Turqia po ndërton ndërkohë 18 xhami të mëdha në mbarë globin, përshi një në Tiranë ku mund të falen më shumë se 4 mijë besimtarë. Xhami do të ndërtohen gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kazakistan, Filipine, Britani, territoret palestineze dhe Somali.Projekti i ndërtimit të xhamive është një strategji ...

  • Tiranë, opozita në protestë

    12 Mars, 2015

    Manifestimi kundër qeverisë për Cështjen Doshi. Kryetari demokrat Basha: Ne nuk ndalemi derisa Rama e Meta të largohenNë Tiranë opozita zhvilloi sot një protestë në bulevardin qëndror të kryeqytetit për të kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta, pas debateve të forta që ka shkaktuar prej disa ditësh cështja e deputetit Tom Doshi i cili ka akuzuar drejtpërdrejt zotin Meta si organizator i një plani ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"