LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

    21 Prill, 2018

    State Departament alDepartamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

    Kliko këtu për raportin ...

  • Largohet nga detyra me vetting, Besa Nikëhasani, prokurorja e Apelit të Shkodrës

    20 Prill, 2018

    BesaProkurorja e gjykatës së Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, u shkarkua nga detyra sot për shkak të mosjustifikimit të pasurive të saj.

    Komisioni përzgjedhës e mori këtë vendim sepse, “pas verifikimit rezultoi se Besa Nikëhasani nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro”.

    Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet ...

  • Shtypi gjerman për negociatat: Përmbajtja para shpejtësisë

    19 Prill, 2018

    shtypi gjermanMarrja e rekomandimit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë është reflektuar edhe në mediat gjermane.

    Në një analizë të saj me titullin “Ballkani Perëndimor si zëvendësim për Turqinë?”, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushtohet të enjten (19.04) rekomandimit të Komisioni Europian për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për ...

  • Komisioni Europian: Të hapen bisedimet me Shqipërinë

    17 Prill, 2018

    EUKomisioni europian do të rekomandojë zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Në raportin i cili do të bëhet publik sot Komisioni vlerëson përparimet e bëra nga vendi, dhe këtë herë rekomandimi i tij është i pakushtëzuar. “Ruajtja dhe thellimi reformave aktuale në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, në mënyrë të veçantë, në të gjitha pesë ...

  • Kryetari i Komunitetit Mysliman flet për konceptin e fesë dhe kombit

    17 Prill, 2018

    Skender BBrucajNë Shtetet e Bashkuara ndodhet Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, i cili ka ligjëruar këto ditë në dy universitete të Çikagos lidhur me harmoninë fetare në Shqipëri. Zoti Skënder Bruçaj ishte i ftuar për një bisedë në studion e Zërit të Amerikës:

    Zoti Bruçaj tha se shqiptarët, si një popull i vogël, e duan dhe e ...

  • Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara

    17 Prill, 2018

    Tom DoshiDepartamenti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij.

    Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

    Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të ...

  • Burime nga BE: Shqipëria me rekomandim, Kosova duhet të presë

    16 Prill, 2018

    Western Ballkans and EUKE do të aprovojë “Paketën e zgjerimit”, raporte për përparimin drejt BE. Shqipëria e Maqedonia pritet të marrin rekomandim për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, Kosova pret kritika për ngadalësimin e reformave.

    Në prag të publikimit më 17 prill të raportit të përparimit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Brukseli bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi ...

  • Shqipëri: Deputetë të opozitës e një ministër përjashtohen nga Kuvendi

    13 Prill, 2018

    kuvendiTrazira e kaos në Kuvendin e Shqipërisë. Byroja e Kuvendit përjashtoi përkohësisht nga Kuvendi një ministër dhe deputetë opozitarë, pas akteve të palejueshme në seancën e djeshme plenare.

    Gjashtë deputetë opozitarë të PD dhe deputeti socialist, ministri Ditmir Bushati, nuk do të marrin për dhjetë ditë në seancat dhe komisionet parlamentare. Byroja e Kuvendit vendosi mbrëmë (12.04.2018) perjashtimin e tyre ...

  • Shqipëri, tension në parlament

    12 Prill, 2018

    tension ne parlamentNë Shqipëri seanca e sotme e parlamenti u zhvillua mes tensioneve të forta në sallë. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas disa prej tyre hodhën miell, vezë e shishe uji në drejtim të tij. I ulur në krah të kreu të qeverisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u ...

  • Freedom House: Demokracia në Shqipëri në vend-numëro

    11 Prill, 2018

    FHDemokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”, sipas organizatës Freedom House.

    Shqipëria është në kategorinë e vendeve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një ngritje të lehtë në pikët e përgjithshme, falë zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan të qeta.

    Në kapitullin për Shqipërinë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"