LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Eurodeputetët i krahasojnë politikanët shqiptarë me fëmijët e llastuar

    19 Prill, 2015

    ParlamentiDelegacioni i Parlamentit Europian ka arritur në disa konkluzione tepër të pafavorshme për politikën shqiptare, pas takimit të fundit të stabilizim-asociimit, më 16 mars. Në raportin para Komitetit të Jashtëm, europarlamentarët që vizituan Tiranën i konsiderojnë politikanët shqiptarë si “fëmijë të llastuar”.

    Kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Monika Makovei ishte tejet e ashpër në fjalën e saj. Sipas ...

  • Bizneset shqiptare në Itali regjistrojnë mbi 30 mijë ndërmarrje

    9 Prill, 2015

    Vazhdojnë të shtohen ndërmarrjet individuale të emigrantëve me banim në Itali, duke arritur kuotën prej 335 mijë

    Nga raporti i Dhomës së Tregtisë rezulton se, në çdo dhjetë ndërmarrje individuale, njëra është me pronar të huaj. Në radhitjen e shifrave, të parët janë marokenët me 64 mijë biznese, më pas kinezët, e të tretët emigrantët shqiptarë me 30 mijë e 700 biznese individuale.

    Ndër to, shumica dërrmuese, 23 mijë janë në sektorin ...

  • Audit ndërkombëtar kontratës me Bankers

    8 Prill, 2015

    rama

    Shpërthimi i pusit në Marinzë, kryeministri Rama: Kompania 100 përqind përgjegjëse. Të dëmshpërblejë banorët dhe të paraqesë sa më parë planin e rehabilitimit

    Në Shqipëri kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të kërkojë angazhimin e një auditi ndërkombëtar për të vlerësuar kontratën që shteti ka me kompaninë kanadeze Bankers Petroleum. Deklarata e kryeministrit vjen pak ditë pas shpërthimit të ...

  • Marinzë, ministri i Mjedisit inspekton zonat e prekura nga shpërthimi i gazit

    8 Prill, 2015

    Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka inspektuar mëngjesin e së mërkurës zonat e prekura nga shpërthimi i gazit në Marinzë.

    Zoti Koka theksoi se “do të rishikohen kushtet e kontratës me kompaninë Bankers” dhe shtoi se “nëse nuk plotësohen këto kushte, Bankers-it do i ndërpritet aktiviteti”.

    Ministri i Mjedisit deklaroi gjithashtu se banorët e Marinzës do të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i gazit.

    / Top Channel

  • “Deutsche Bank” fiton garën për kreditimin e borxhit të Shqipërisë

    7 Prill, 2015

    “Deutsche Bank” do të financojë me 250 milion euro qeverinë shqiptare me dorëzaninë e Bankës Botërore.

    Në ofertat e shqyrtuara nga Ministria e Financave prej datës 2 prill deri më 7 prill, banka gjermane ka dhënë ofertën më të mirë me një marzh interesi 1.3 përqind mbi “benchmark rate” dhe afat maturimi 10-vjeçar.

    Kjo është hera e parë që Shqipëria del në tregjet financiare ndërkombëtare me garante Bankën Botërore. ...

  • Besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkëve

    5 Prill, 2015

    Besimtarët katolikë kremtojnë këtë të diel Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera, që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, 3 ditë pas vdekjes së tij në kryq.

    Top Channel, me këtë rast uron të gjithë besimtarët katolikë në këtë ditë të shënuar. Pak minuta pas mesnatës, në kishat katolike të të gjithë vendit, por ...

  • INSTAT: Rritja ekonomike në 2014 ishte 1.9%. Parashikimi 2.1%

    3 Prill, 2015

    Instituti i Statistikave raportoi se ekonomia u rrit me 2.42 për qind në tremujorin e katërt të vitit, e udhëhequr nga sektori i ndërtimit.

    Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it, Gjergj Filipi listoi degët më kontributin më të madh në rritjen ekonomike.

    “Kontributi kryesor jepet nga degët e ekonomisë, si ndërtimi me 1.56 për qind, shërbimet e tjera me 0.95 për qind, tregti-hotel-restorante me 0.54 për qind”, tha Filipi.

    I vetëm, sektori i ...

  • Peshëngritje, pezullime të rënda për Godellin, Begajn dhe Pulakun

    3 Prill, 2015

    Peshëngritja shqiptare gjunjëzohet përfundimisht pas telenovelës së krijuar prej Federatës për pozitivitetin e tre sportistëve shqiptarë në Botërorin e Kazakistanit vitin e shkuar.

    Top Channel mëson se Daniel Godelli dhe Romela Begaj e kanë humbur betejën e tyre për të mbrojtur veten përballë pozitivitetit të analizave A dhe B. Të dy këto sportistë janë pezulluar me 2 vjet nga Federata Botërore e Peshëngritjes (IWF) pasi ...

  • Deputeti Frroku mbetet në qeli

    3 Prill, 2015

    Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Prokurorisë. Gjykata e Krimeve të Rënda shpall të pafajshëm, Arben Frrokun, vëllanë e deputetit, i cili akuzohej për vrasjen e Komisarit të policisë Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013

    Në Shqipëri, Gjykata e Lartë konfirmoi sot masën e sigurisë arrest me burg për deputetin Mark Frroku, i cili u ndalua një ditë më parë, pasi parlamenti votoi në favor të një kërkese të Prokurorisë, ...

  • Hantke: Në Shqipëri në filtër qeveritë e shërbimet sekrete

    2 Prill, 2015

    Drejtuesi i Fondacionit “Friedrich Ebert” Frank Hantke në Tiranë flet mbi arrestimin e deputetëve, dekriminalizimin e parlamentit, lustracionin dhe kohën e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

    DW: Si do ta përshkruanit situatën politike aktuale në Shqipëri?

    Frank Hantke: Situata politike aktuale më shqetëson. Ka shumë gjëra, që nuk shkojnë, po kërkoj arsyet reale, nuk është fjala për dukjen, shfaqjen, por për atë, që është në thelb dhe kjo është e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"