LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • DASH përshëndet takimin Rama-Vuçiç: Kapitull i ri në rajon

    13 Nentor, 2014

    Shtetet e Bashkuara, me anë të një deklarate e kanë përshëndetur takimin mes kryeministrave të Shqipërisë dhe të Serbisë. Përgëzime qeverisë shqiptare dhe asaj serbe për këtë vizitë historike. Shtetet e Bashkuara lëvdojnë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, për të parën vizitë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Beograd, në gati 70 vjet. E mirëpresim angazhimin reciprok, që këta liderë treguan me hapjen e një kapitulli ...

  • Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe

    13 Nentor, 2014

    Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim zhvilloi një konferencë shkencore me studiues nga Kosova dhe Serbia për marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe integrimin europian. Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, theksoi se integrimi do t ë vijë nga bashkëpunimi me BE-në dhe me njëri-tjetrin.Tre qendra studimore nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia zhvilluan në Tiranë një konferencë mbi marrëdhëniet shqiptaro – serbe dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Europian. Qendra e Kosovës ...

  • Peshëngritje, Godelli shkruan historinë, kampion bote në Kazakistan

    12 Nentor, 2014

    Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshëngritje në peshën 77 kg, duke u bërë dhe peshëngritësi i parë shqiptar që arrin të marrë medalje ari në dygarësh në një kompeticion të tillë në sportin e peshëngritjes. 22-vjeçari mori medalje ari në stilin e shkëputjes pasi ngriti 171 kg, medalje argjendi në stilin e shtytjes me 198 kg dhe po medalje ari në dygarësh me 369 kg, duke lënë pas ...

  • Kazakistan, triumfon peshëngritësi Daniel Godelli, rrëmben dy medalje ari

    12 Nentor, 2014

    Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli ka triumfuar në Kampionatin Botëror në Almati të Kazakistanit, ku ka rrëmbyer dy medalje ari. Mësohet se peshëngritësi Godelli ka fituar vendin e parë në dy disiplina, atë në stilin e shkëputjes, si dhe në stilin dygarësh. Fillimisht sportisti ka gëzuar shqiptarët me lajmin e fitores në stilin e shkëputjes, ku Godelli ka ngritur 171 kg.

    Në këtë stil, peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, u rendit ...

  • Rama: Vizita në Beograd pikë kthese

    12 Nentor, 2014

    Kryeministri komenton vizitën në Serbi. Cështja e Kosovës, Rama: “Keqardhje kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shoshë”Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot vizitën e tij në Serbi si një moment historik dhe një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve. Lidhur me reagimet e palës serbe mbi deklarimet e tij për Kosovën, zoti Rama rikonfirmoi të njejtin pozicion duke shtuar se ajo që duhet të reflektojë ...

  • Vizita në Serbi, Rama: Thyem akullin. Për Kosovën nuk i dhashë besën Vuçiç-it

    12 Nentor, 2014

    Kryeministri Rama ka deklaruar në konferencën e posaçme për 35t, se ai i konsideron të thyer akujt me Serbinë për aq kohë sa kanë arritur në marrëveshje konkrete. Ndërsa në lidhje me Kosovën e ripërsërit edhe njëherë se sa më shpjet ta njohë Serbia, aq më shpjejt do çlirohen nga një barrë. Ndërsa i pyetur nëse i kishte shkelur në besë kryeministrin serb kur Foli për Kosovën, Rama tha se ...

  • Kazakistan, peshëngritësi Daniel Godelli shpallet kampion bote në stilin e shkëputjes

    12 Nentor, 2014

    Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli shpallet kampion bote në stilin e shkëputjes.Godelli ka fituar medalje ari në Kampionatin Botëror në Almati të Kazakistanit, në stilin e shkëputjes. Sportisti shqiptar, ngriti 171 kg duke marrë medaljen e arit. Ndërkaq peshëngritësi tjetër shqiptar Erkand Qerimaj u rendit i pesti në stilin e shkëputjes.

    (m.k/BalkanWeb)

  • BE: Vizita e Ramës, shenjë ndryshimi pozitiv për dialogun rajonal

    11 Nentor, 2014

    Nga Berlini, ndërsa zhvillonte takimet respektive me Ministrat gjermanë të Mbrojtjes, Punëve të Jashtme, Zhvillimit e Bashkëpunimit, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, komentoi vizitën historike të Kryeministrit shqiptar në Beograd, duke e quajtur “shenjë të një ndryshimi pozitiv për dialogun rajonal në Ballkanin Perëndimor”. Vizita dyditore duhet të përfaqësojë një pikë kthese në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ne presim që të ...

  • Rama në Preshevë: Jo betejë për Shqipëri të Madhe, por për gjithë shqiptarët në Europë

    11 Nentor, 2014

    Entuziazmi i qytetarëve të Preshevës arriti kulmin, kur kryeministri Edi Rama zgjodhi të kalojë pranë tyre në sheshin “Liria”, përpara se të futej në sallën e Pallatit të Kulturës. Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë pritur kryeministrin me muzikë e valle shqiptare, ndërsa në duar mbanin flamurin kombëtar. Në fjalimin e tij, kryeministri Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar punën, në mënyrë që siç tha ai, ...

  • Kryeministri Rama në Preshevë

    11 Nentor, 2014

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se modeli për zgjidhjen e situatës në Luginën e Preshevës është ai që zbatohet për pakicat serbe në Kosovë.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të martën se me gjithë dallimet e thella me Serbinë, tashmë është hapur një faqe e re historie mes dy vendeve dhe është marrë përsipër përgjegjësia që të mos lejohet më që gjenerata e re e shqiptarëve, por edhe e serbëve, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"