LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Rama takon Stoltenberg/ Shefi i Nato-s: Me rëndësi baza në Kuçovë

    29 Janar, 2020

    Rama StoltenbergSekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg e ngushëlloi publikisht kryeministrin Edi Rama për humbjen e njeriut të dashur të djalit të tij në tërmetin e 26 nëntorit.

    “Jemi të gjithë të shokuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë nëntorin e kaluar. Të gjithë ndjemë dhimbjen e atyre që vuajtën. Edi, ju përjetuat gjithashtu një humbje personale, ju lutem ...

  • Charles Michel në Tiranë: Qasje e re e BE ndaj Ballkanit Perëndimor

    26 Janar, 2020

    Michel RamaCharles Michel përfundon vizitën zyrtare në Tiranë. Ai theksoi, se ka një qasje të re të BE ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se metodologjjia e re e zgjerimit do të jetë vendimtare për zhbllokimin e negociatave.

    Presidenti i ri i Këshillit Europian, Charles Michel, i drejtoi shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave të pranimit këtë pranverë tek metodologjia e ...

  • Kryeministri shqiptar i përgjigjet ZDF: Padyshim, një shprehje e turpshme!

    24 Janar, 2020

    EDI-ramaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi ashpër moderatorin e ZDF, Marcus Lanz, për komentin e tij në lidhje me shqiptarët, të cilët i konsideroi si mashtrues.

    Rama, i cili pritet të vizitojë Berlinin të dielën, i tha Bild-it se “jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ...

  • Rama në „Bild“ kritikon ashpër shprehjen e gazetarit të ZDF

    24 Janar, 2020

    RamaKryeministri i Shqipërisë në „Bild Zeitung“ kritikon ashpër shprehjen e moderatorit të njohur gjerman të ZDF-së Markus Lanz, i cili ka thënë në emisionin e tij gjatë një interviste „lojëra mashtruese alla shqiptare“.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili të djelën (26.01) do të zhvillojë një vizitë në Berlin, i tha Bild Zeitung, se: „Jam i befasuar, që në ...

  • TI: Nuk ka përmirësim në Ballkanin perëndimor

    23 Janar, 2020

    coruption 2019Organizata ndërkombëtare, Transparency International, vlerëson se me gjithë aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, rezultatet e luftës kundër korrupsionit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi nuk janë përmirësuar.

    Në raportin e publikuar të enjten organizata thekson se mungesa e vullnetit politik dhe një rënie në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve janë sfida reale në rajon.

    Raporti ...

  • Gripi, 12 orë më 40 gradë/ Mjekët: Në Shqipëri lëvizin dy lloje virusi

    21 Janar, 2020

    Instituti i Shëndetit Publik raporton për rritje të numrit të të prekurve nga virusi i gripit, por ndërkohë kjo duket qartë nga numri i vizitave tek mjeku i familjes, të cilët thonë se kanë pasur raste me temperaturë të lartë, deri në 40 gradë celcius.

    Doktoresha Diana Hysu, mjeke e familjes në qendrën shëndetësore nr.1, thotë se një temperaturë 40 mund të menaxhohet edhe në ...

  • Hap drejt zhbllokimit të politikës në Shqipëri

    15 Janar, 2020

    KuvendiNë marrëveshjen e gjerë politike për reformën zgjedhore në Shqipëri, palët politike angazhohen për kryerjen e saj deri në 15 mars të këtij viti. Marrëveshja u përshëndet edhe nga faktori ndërkombëtar.

    Marrëveshja politike, që u  arrit të martën (14.01.2020)  pritet të zhbllokojë ngërҫin qeveri-opozitë në kryerjen e reformës zgjedhore dhe të krijojë premisa për daljen nga kriza politike dhe institucionale ...

  • Shqipëria në krye të OSBE/ Merr presidencën e organizatës

    9 Janar, 2020

    Rama OSBEPas 29 vitesh si anëtare paraditen e kësaj të enjteje Shqipëri mori misionin sfidues për të drejtuar OSBE-në një organizatë me 57 vende anëtarë.

    Përpara këshillit të përhershëm kryeministri Edi Rama shpalosi vizionin dhe prioritetet që Shqipëria ka në drejtimin e kësaj organizate me një histori 45 vjeçare.

    Në konferencën e përbashkët për mediat me Thomas Greminger sekretar i përgjithshëm ...

  • Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vet është në krizë

    2 Janar, 2020

    OSBE RamaNë Vitin e Ri 2020, Shqipëria do të kryesojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – përkundër krizës politike në këtë vend. Tirana zyrtare po përballet me shumë sfida.

    Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1. janar nga Sllovakia. OSBE e ka selinë e vet në Vjenë, ndërsa pjesë e kësaj organizate janë 57 vende të ...

  • Gëzuar 2020!

    31 Dhjetor, 2019

    2020Gëzuar 2020!

Qendra Informative Shqiptare "Liria"