LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • “Merkel në Tiranë, shtysë jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin”

    7 Korrik, 2015

    ish ambasadori bashkimi

    Ish- ambasadori shqiptar në Berlin, Bashkim Zeneli, shpreh vlerësimet e tij rreth vizitës së kancelares gjermane në Tiranë dhe bën një analizë të marrëdhënieve dypalëshe

    Vetëm një ditë na ndan nga vizita historike e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë. Ish- ambasadori shqiptar në Gjermani, Bashkim Zeneli, është një ndër diplomatët që e njeh më mirë politikën gjermane. ...

  • Prezantohen projektet për shndërrimin e Parkut të Tiranës

    7 Korrik, 2015

     

    projekti liqeniU hap dje faza e parë e konkursit për projektin transformues të hyrjes në Parkun e Liqenit të Tiranës. Në garë për këtë projekt janë 9 kompani ndërkombëtare, të cilat sjellin idetë e tyre për hyrjen e Parkut të Liqenit Artificial dhe lidhjen e tij me qytetin, konkretisht me sheshin Nënë Tereza. Në fokus të projekteve të prezantuara ...

  • Gjermani-Shqipëri, firmosen 6 marrëveshje financiare

    6 Korrik, 2015

    hoffmanhelmutMinistri i Financave, Shkëlqim Cani dhe ambasadori gjerman, Helmut Hoffman kanë nënshkruar këtë të hënë një seri marrëveshjesh financiare mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

    Ministri Cani vlerësoi rëndësinë e këtyre marrëveshjeve, që sipas tij, do të rrisin praninë e investimeve gjermane në vendin tonë.

    Edhe ambasadori Hoffman vlerësoi me nota pozitive këtë nismë të qeverisë shqiptare dhe ...

  • Tiranë, hapet konkursi për hyrjen e Parkut të Liqenit. Rama: Projekt me vlerë për transformimin e qytetit

    6 Korrik, 2015

    edirama9 studio arkitekture të huaja dhe shqiptare kanë nisur garën për të prezantuar koncept-idenë më të mirë për hyrjen e parkut kombëtar në Tiranë.

    I pranishëm në çeljen e kësaj gare ishte kryeministri Edi Rama, i cili theksoi ngritjen e një qendre për shërbimet publike që pritet të eleminojë burokracitë që hasin qytetarët.

    “Juria synon krijimin ...

  • Si mund të afrojë Shqipëria më shumë investitorë gjermanë?

    6 Korrik, 2015

    Niveli i shkëlqyer në raportet politike mes Tiranës dhe Berlinit duhet të pasqyrohej në një stad më të lartë të pranisë së investimeve. Si mund të afrojë Shqipëria më shumë investitorë gjermanë?

    Merkel-GjokaInxhinieri Kolë Gjoka është njëri nga pjesmarrësit e forumit ekonomik gjermano-shqiptar që do të zhvillohet të mërkurën në Tiranë, në prani dhe të Kancelares Angela Merkel. Gjoka ka ...

  • Bushati: vizita e Merkel historike

    5 Korrik, 2015

    Ministri i Jashtëm shqiptar shprehet se vizita e kancelares gjermane në Tiranë dhe në rajon është me rëndësi për marrëdhëniet dypalëshe por dhe vetë Ballkanin

    BushatiTë mërkurën e ardhshme kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të nis një turne në rajonin e Ballkanit. Ndalesa e parë do të jetë në Shqipëri, për të vijuar më pas me Serbinë dhe Bosnjen. Në ...

  • Arrestohet vrasësi i turistëve. Sokol Mjacaj, i dënuar më parë për vrasjen e një 12-vjeçari

    5 Korrik, 2015

    Pas një operacioni policor 16 orësh, policia arrestoi të dyshuarin si vrasës të turistëve çekë.

    arestimi20-vjeçari Sokol Fran Mjacaj, iu dorëzua rrethimit policor në ambientet e një shkolle në fshatin Grudë në Dukagjin. 20-vjeçari i armatosur, edhe pse ka bërë rezistencë për të mos u dorëzuar, nuk ka qëlluar me armë ndaj policisë, por i ...

  • TAP shkarkon 60 milionë euro; vetëm në fazën e parë pritet ndërtimi i 100 km rrugë

    4 Korrik, 2015

    gazsjellesi tapGërmimet e para kanë nisur tashmë nga Çorovoda, me ndërtimin e rrugëve të aksesit dhe urave. Përgjatë të gjithë gjurmës së gazsjellësit do të ndërtohen dhe përmirësohen rreth 100 kilometra rrugë, është parashikuar rehabilitimi i 42 urave ekzistuese dhe ndërtimi i 3 urave të reja.

    Vlera e përafërt e investimit në fazën e parë ...

  • Turistët u qëlluan me plumb pas koke; policia shoqëron 35 persona

    4 Korrik, 2015

    turistet e vrareJanë zbardhur të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes në afërsi të fshatit Prekal në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

    Nga hetimet deritanishme mësohet se dy turistët janë vrarë me plumba pas koke, çfarë përforcon dyshimet se një nga autorët kryesorë të ...

  • Nisin punimet për TAP në Shqipëri

    3 Korrik, 2015

    TAPKa nisur këtë te premte ndërtimi i rrugëve ndihmëse dhe urave, nëpër të cilat do të kalojë tubacioni i gazsjellësit TransAdriatik, TAP. Ceremonia e nisjes së punimeve po mbahet në Potom të Çorovodës.

    Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoni, e quajti këtë projekt një nga investimet më të mëdha të bëra në vendin tonë dhe një perspektivë të re ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"