LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Takime intensive të reporterëve të Venecias

    22 Janar, 2016

    reporteret e veneciasReporterët e Venecias vijuan këtë të premte takimet me aktorët e reformës në drejtësi. Rreth mesditës, ata janë takuar me ekspertët e nivelit të lartë, ndërkohë që rreth orës 15:00, pritet të takojnë edhe bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për këtë reformë, Fatmir Xhafajn.

    Reporterët pritet të dalin në një konferencë për ...

  • Hyjnë në fuqi gjobat e reja, kur bllokohet patenta

    22 Janar, 2016

    policia ALBNga sot drejtuesit e mjeteve, do të duhet të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit, pasi gabimet do të kushtojnë më shtrenjtë, që nga niveli i gjobave e deri te bllokimi i patentave. Kodi i plotë i publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, përfshin 10-fishim të gjobave për personat që dëmtojnë sinjalistikën rrugore, apo nuk marrin ...

  • Reforma në drejtësi, “Venecia” takime në Tiranë

    21 Janar, 2016

    takimi komisioni per reforma ne drejtesiRaporterët e Komisionit të Venecias kanë nisur sot në Tiranë takimet për paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi.

    Axhenda dy ditore e tyre filloi në orën 11:00 me takimin me ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe të huaj të Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi.

    Në takimin që zgjati rreth dy orë ...

  • Procesi i Berlinit – Ballkani Perëndimor në rajon real ekonomik dhe politik

    21 Janar, 2016

    Përfundoi në Tiranë takimi i dytë tripalësh Shqipëri-Itali-Serbi në nivel ministrash të Jashtëm. Ministrat kërkuan financime nga BE për projektet e përbashkëta. Shërbimet e fshehta do të forcojnë bashkëpunimin.

    dacic bushatiBashkëpunimi rajonal është fjala kyç e procesit të Berlinit, nismës diplomatike para dy vitesh të kancelares gjermane Angela Merkel, për t’i dhënë energji te re procesit të afrimit të Ballkanit ...

  • Gentilioni në Tiranë: Ekstremizmi, një rrezik që i prek të gjithë

    20 Janar, 2016

    paolo-gentilioniPas mbledhjes trepalëshe në Tiranë, të mbajtur mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë-Serbisë dhe Italisë, Bushati, Gentilioni, dhe Daçiç folën në konferencën e përbashkët. Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentilioni diskutoi për fenomenin e terrorizmit, për të cilin ai kërkoi angazhim të përbashkët për ta luftuar, pasi sipas tij, është “një rrezik që i prek të gjithë”.

    “Shqetësimi për rrezikun ...

  • “Shqipëria tjetër”, grekët kërkojnë Vorio Epir në Lunxhëri

    18 Janar, 2016

    LunxheriPërballë Gjirokastrës, krahina e Lunxhërisë qëndron e derdhur në fshatrat e saj. Shpërndarë malit të Lunxhit, ato vështirë se të japin përshtypjen e një zone që po kalon jo pak vështirësi.

    “Lunxhëria është një nga ato zona, që ka pasuri të pafundme jo thjesht natyrore, por edhe kulturore e historike. Një ndërthyrje, që do të ...

  • ‘Shkëlqimi i Gjermanisë, realiteti i Shqipërisë’

    18 Janar, 2016

    Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të saj i kushton vëmendje emigracionit në Shqipëri, të cilin shumë shqiptarë e shohin si shpresën e vetme për një jetë më të mirë, por edhe shanseve të turizmit.

    aeroportiShumë të rinj shqiptarë përpiqen të vijnë në Gjermani për të kërkuar fatin e tyre, por tani ata po kthehen radhazi nga ky ...

  • Shqipëri: dritëhijet e reformimit të sistemit të drejtësisë

    16 Janar, 2016

    Komuniteti ndërkombëtar nuk ka folur asnjëherë kaq hapur dhe qartë për domosdoshmërinë e kësaj reforme. Por procesi është mjaft i ngadaltë e me dilema. Analistëve e medias: ndikimin kryesor e ka kasta politike e vendit.

    kuvendi i SHQReforma në drejtësi i ka kaluar të gjitha parashikimet. Në aspektin kohor, duhej të votohej vjeshtën e vitit të kaluar, por si kanë ...

  • Startup në Shqipëri

    13 Janar, 2016

    fusha shqiperiShqipëria është raskapitur mes korrupsionit dhe papunësisë ekstreme. Në njëzet vitet e fundit rreth një e katërta e popullsisë është larguar nga vendi. E megjithatë ka edhe disa që nuk duan të dorëzohen.

    Gjendja në Shqipëri është deprimuese. Ky vend i vogël i Europës është i dërmuar mes korrupsionit dhe papunësisë ekstreme. Shumë shqiptarë i kanë humbur shpresat në ...

  • Publikohet drafti i reformës; ndryshimet kushtetuese që propozojnë ekspertët e nivelit të lartë

    12 Janar, 2016

    per-draftinBëhet publik drafti përfundimtar i ndryshimeve ligjore të ekspertëve të nivelit të lartë të reformës në drejtësi. Përveç sanksionimit në Kushtetutë të legjislacionit që lidhet me integrimin europian, dallimi mes këtij drafti dhe atij të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë është mëse i qartë.

    Ndërsa Ministria e Drejtësisë propozon që e gjithë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"