LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Llalla: “Të luftojmë rryshfetet e të forcojmë besimin e publikut”

    24 Prill, 2015

    Adreatik LlallaProkurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, ndodhet për vizitë pune në Gjermani. Për DW ai flet për bashkëpunimin Shqipëri – Gjermani në fushën e drejtësisë dhe sfidat e prokurorisë në Shqipëri.

    Deutsche Welle: Z. Llalla, agjenda e një prokurori të përgjithshëm është rëndom e ngjeshur, por nisur nga realiteti aktualisht në Shqipëri agjenda juaj duket të jetë veçanërisht ...

  • Guvernatori Sejko optimist për ekonominë

    23 Prill, 2015

    Guvernatori SejkoGuvernatori i Bankës së Shqipërisë është optimist se ekonomia shqiptare po ecën në drejtimin e duhur për të arritur parashikimin e një rritje prej tre përqind gjatë këtij viti. Genti Sejko, i cili po merr pjesë në takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së thotë se institucioni që ai drejton po merr masa për të zgjidhur problemin e kredive ...

  • Samiti i Ballkanit në Bruksel, konkretizohet Berlini, përcaktohen projektet e përbashkëta

    22 Prill, 2015

    konferenca ballkanikeGjashtë kryeministrat e Ballkanit u mblodhën në Bruksel nga Komisioneri austriak, Johannes Hahn, dhe Komisionerja sllovene, Violeta Bulc, për të pranuar larg kamerave angazhimet e marra në fund të Marsit në nivel ministrash në Prishtinë, përmes të cilave synohet ndërlidhja e kryeqyteteve të rajonit, çfarë mendohet të sjellë zhvillim dhe punësim.

    Deklarata e përbashkët përfundimtare përmend “përmirësim të ...

  • Ambasada e SHBA: Flamuri shqiptar do valëvitet mbi “Capitol Hill” për nder të Kadaresë

    22 Prill, 2015

    KadareAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu është takuar të martën me shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare.

    Ambasadori e ka vlerësuar maksimalisht shkrimtarin shqiptar, duke thënë se ‘Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë’.

    “Ndihem i nderuar për mundësinë që mu dha për ta njohur nga afër”, tha Donald Lu.

    Ambasada ...

  • Samiti për Ballkanin, Rama takon Vuçiç: Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara

    21 Prill, 2015

    Rama VucicKomisioni Europian zhvilloi në Bruksel një samit për Ballkanin me pjesmarrjen e kryeministrave të Rajonit. Përpara nisjes së tij  kryeministri Edi Rama është takuar me homologun serb Aleksandër Vuçiç.

    Ata folën për projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit të cilat janë diskutuar edhe në samit. Të  dy kryeministrat dhanë mbështetjen e tyre për autostradën Nish-Prishtinë-Durrës, hekurudha që ...

  • Rama, në Samitin për Ballkanin; diskutohen projektet e përbashkëta

    21 Prill, 2015

    ramaKryeministri Edi Rama, i cili merr pjesë në Samitin për Ballkanin që po zhvillohet në Bruksel, organizuar nga Komisioni Europian, ka patur një sërë takimesh këtë të martë.

    Rama ka patur një mëngjes pune me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zv.kryeministrin Hashim Thaçi, njëherazi edhe ministër i Jashtëm. Në këtë takim u diskutua për projektet e përbashkëta mes ...

  • Bushati: Shqipëria, rol të rëndësishëm kundër ekstremizmit, si vend i NATO-s dhe urë energjitike

    21 Prill, 2015

    BushatiSekretari amerikan i Shtetin John Kerry priti sot Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në takimin e parë dypalësh mes krerëve të diplomacisë së dy vendeve që në vitin 2010. Në takim u trajtuan temat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe atij global, sidomos përsa i takon përpjekjeve kundër terrorizmit dhe sigurisë në rajon kundër ISIL-it. SHBA dhe ...

  • Takim Kerry – Bushati në Uashington

    21 Prill, 2015

    Kerry BushatiDeklarata e Sekretarit të Shtetit John Kerry në takimin me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati:

    “Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO-s. Ajo bashkëpunon ngushtë me SHBA dhe me partnerët e tyre në një numër frontesh të ndryshme. Sot do të kemi kënaqësinë të nënshkruajmë deklaratën SHBA-Shqipëri për partneritetin strategjik, që është një përpjekje ...

  • Rama: Përmirësim cilësor dhe sasior të kullimit për të shmangur përmbytjet

    20 Prill, 2015

    EdiKryeministri Edi Rama, i pranishëm këtë të hënë në një aktivitet të Bordit për Ujitjen dhe Kullimin, tha se qeveria ka si qëllim të dyfishojë dhe të ezaurojë të gjithë nevojat e tokës që aktualisht është në shërbim të bujqësisë për ujin, por edhe të garantojë kullimin e saj në të gjithë territorin, si proces për të shmangur përmbytjet ...

  • Masterplani i gazit në Shqipëri, gati në tetor-nëntor 2016

    20 Prill, 2015

    MasterplaniMasterplani i gazit në Shqipëri pritet të jetë gati në muajt tetor-nëntor të vitit 2016, ndërsa puna për këtë masterplan do të nisë pas një muaji. Paralelisht, kompania SOCAR do të fillojë punën për studimin e fizibilitetit, një tjetër dokument i rëndësishëm që i shërben objektivit strategjik për gazifikimin e vendit.

    Ministria e Energjisë dhe e Industrisë, në bashkëpunim me ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"