LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • FMN: Shqipëria nuk plotëson kushtet për amnistinë fiskale

    11 Tetor, 2022

    fmnNë Shqipëri, një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, deklaroi sot se vendi nuk i përmbush kushtet për realizimin e aministisë fiskale të propozuar nga qeveria. Sipas Fondit, amnistia favorizon shmangësit e mëdhenj të taksave duke iu ofruar dhe imunitet nga ndjekja penale. Nga ana tjetër, administrata tatimore vlerësohet të jetë ende e dobët, ndërsa vendi me mangësi strategjike sa ...

  • Përfaqësuesja e FMN: Shqipëria nuk është gati për Amnistinë Fiskale, qeveria duhet të korrigjojë…

    10 Tetor, 2022

    Yan Sun FMNPërfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkommbëtar (FMN) në Shqipëri, Yan Sun, ka shprehur shqetësimin e ndërkombëtarëve për ligjin e Aministisë Fiskale.

     

    Në konferencën e mbajtur me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delinda Ibrahimaj dhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përfaqësuesja Sun tha se FMN e ka parë me kujdes ligjin dhe e konsideron atë si një ...

  • SHBA: Projekt-rezolutë në Kongresin amerikan për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë

    7 Tetor, 2022

    shbaBashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, paraqitën sot në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-rezolutë ku dënohen me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë .
    Projekt-rezoluta e hartuar me nismën e ligjvënësit nga Nju Jorku Ritchie Torres kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ...

  • Mbyllja e Kolegjit turk, Komiteti i Helsinkit ngre pikëpyetje mbi vendimin e sotëm të Gjykatës

    7 Tetor, 2022

    Seanca në Gjykatën AdministrativeKomiteti shqiptar i Helsinkit ngriti pikëpyetje mbi vendimin e sotëm të Gjykatës së Administrative të Tiranës, e cila rrëzoi kërkesën e kolegjit turk Mehmet Akif për pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor privat, deri në shyrtimin në themel të rastit.

     

    Gjykata rrëzoi kërkesën “pa arsyetuar në mënyrë të përmbledhur shkaqet që justifikonin ...

  • Gjykata e Lartë: Drejtësi përballë ndërhyrjeve të politikës

    6 Tetor, 2022

    Kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipëri Sokol SadushiKryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipëri, Sokol Sadushi në intervistë për DW tregon sfidat e kësaj gjykate për të dhënë drejtësi e fituar besimin e publikut. GJL përballet edhe me numër të madh të çështjeve të pronësisë.

    DW: Z. Sadushi, një delegacion me gjykatës të Gjykatës së Lartë, (GJL) i kryesuar nga ...

  • Jo më vjersha përmendësh, studimi europian: Deri në 6 vjeç frenon të menduarit

    5 Tetor, 2022

    jo permendshJo vjersha përmendësh deri në 6 vjeç. Frenon fjalën dhe të menduarit. Europa e ka ndaluar që në vitet ‘50-’60.

     

    Një nga gjërat që bën krenar prindërit është që fëmija i tyre në kopsht mëson dhe reciton shumë vjersha përmendësh. Ekspertët e edukimit pozicioniohen kundër kësaj metode.

    “0-6 vjeç, fëmija nuk duhet të mësojë vjersha. Përdoret kënga, dialogu dhe dalëngadalë ...

  • Alarmi i SHISH: Situatë shqetësuese/ Deputetët: Të dhënat u vodhën nga iranianët, rusët dhe serbët

    4 Tetor, 2022

    Komisioni i siguriseNjë muaj pasi u zgjodh  zëvendës drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, Oljan Kanushi, në mungesë të drejtorit Helidon Bendos, iu desh të përballej me pyetjet e deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, për sulmet kibernetike të Iranit.

     

    Seancës me dyer të mbyllura i parapriu një debat me deputetët e opozitës pasi kryetari komisionit Nasip Naco u kërkoi deputetëve të ...

  • Senatorja amerikane: Jam e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan

    3 Tetor, 2022

    senatorja amerikane Jeanne ShaheenSenatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan.

     

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, senatorja Shaheen vlerëson partneritetin me Shqipërinë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta ndihmojnë atë për të patur një strukturë të sigurtë kibernetike që të mos jetë më shënjestër e sumeve ...

  • Kërcënim nga Irani: Kemi dron që mund të godasë kampin e MEK!

    3 Tetor, 2022

    irani kercenonRetorika kërcënuese e Iranit ndaj Shqipërisë, shpallur si një vend armik për regjimin e Teheranit, nuk ndalet.

     

    Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli portalit Iranian “Front Page” (Faqja e parë), ku citohet një shkrim i një gazete qeveritare iraniane.

    Portali iranian shkuan se, sipas gazetës shtetërore të Teheranit, ky ...

  • Rusia bllokon me veto rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    1 Tetor, 2022

    KSRusia bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, ku kërkohej dënimi i  referendumeve të paligjshme në Ukrainë.

     

    Përmes rezolutës u bëhej thirrje të gjitha shteteve që të mos i njohin ndryshimet territoriale te bëra nga Kremlini dhe që Rusia të tërheqë trupat nga territoret ukrainase.

    10 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"