LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • OSHEE drejt menaxhimit privat, Qeveria e fut në planin 2015-2017

    11 Shkurt, 2015

    Pak muaj pas shtetëzimit nga Qeveria, Operatori i Shpërndarjes mund të rikthehet sërish në menaxhim privat. Në programin e sapopublikuar të reformave ekonomike 2015-2017, i cili i është dorëzuar zyrtarisht edhe Bashkimit Europian, Ministria e Financave zbulon se reformat që Qeveria ka ndërmarrë në energjetikë, do të shoqërohen edhe me një ristrukturim të kompanive elektrike publike për rritjen e eficensës së tyre. Në këtë kontekst-shkruan Ministria e Dinancave-kompania e shpërndarjes ...

  • Prokuroria, dyshime për mënyrën si u ndryshua masa e sigurisë për Gjikën

    9 Shkurt, 2015

    Prokurori i Vlorës Ramadan Troçi me një letër zyrtare i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Burgjeve sqarime për mënyrën se si i ndaluari Shpëtim Gjika është nxjerre nga dhomat e paraburgimit dhe është dërguar për në spitalin jopublik në Tiranë. Kerkesa eshte bere sepse nuk ka asnje njoftim paraprak per prokurorine per menyren se si Gjika eshte nxjerre nga paraburgimi. Nderkohe gjykata vendosi detyrim paraqitje per kryebashkiakun e Vlores burime ...

  • KESH: S’ka përmbytje nga shkarkimet

    9 Shkurt, 2015

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare deklaron se dalja e ujit në Obot nuk është shkaktuar nga shkarkimet e hidrocentraleve. Në ato zona poshtë nivelit edhe me ditë me shira të zakonshëm, është në një lloj përmbytje. Kjo situatë nuk ka ardhur si shkak i shkarkimeve të kontrolluara që KESH ka bërë, thotë Ilir Belba, drejtor i Prodhimit në KESH.

    KESH garanton se në Shkodër nuk do të ketë asnjë përmbytje nga hidrocentralet, pasi ...

  • Rama: Dëmshpërblim total për të përmbyturit

    6 Shkurt, 2015

    Kryeministri Edi Rama njoftoi se bankat e nivelit të dytë ranë dakord që të lehtësojnë fermerët kredimarrës të zonave të përmbytura. Në një takim përpara gazetarëve, Rama theksoi se moti në dy ditët e ardhshme nuk do të jetë aspak i favorshëm, ndaj po merren masa të reja për të parandaluar fatkeqësitë në njerëz dhe dëmet e tjera ekonomike.

    “Qeveria nuk do t’i shmanget asnjë detyrimi për personat e prekur nga ...

  • Përmbytjet, Presidenti Nishani: Situatë e rënduar

    6 Shkurt, 2015

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një dalje para 35ve foli gjatë mbi situatën e përmbytjeve në jug të vendit. Zoti Nishani vlerësoi se “situata në terren është e rënduar” dhe se “institucionet shtetërore duhet të angazhohen për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë”. “E rëndësishme është të mbahen kontakte të vazhdueshme me strukturat e autoriteteve lokale. Më emergjente është sigurimi i ushqimit për bagëtinë”, theksoi Presidenti.

    Bujar Nishani shprehu besimin ...

  • Trafiku ndërkombëtar i drogës, edhe dy ushtarakë në pranga

    5 Shkurt, 2015

    Në skandalin e trafikut ndërkombëtar të drogës janë të përfshirë edhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, bashkëpunëtorë të pilotit Sokol Feka, që humbi jetën javën e shkuar në Spanjë teksa transportonte drogën me helikopter nga Maroku. Ata janë një major dhe një kapiten që mbahen të ndaluar nga Policia Ushtarake. Emrat e tyre deri më tani nuk bëhen të ditura nga Shtabi i Përgjithshem i Forcave të Armatosura. Por gazetarja ...

  • Sejko zgjidhet guvernator i ri i Bankës

    5 Shkurt, 2015

    Shqipëri, drejtuesi i ardhshëm i institucionit më të rëndësishëm të vendit, Gent Sejko, mori një mbështetje të gjerë politike sot në mbrëmje në parlament me 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenimeNë Tiranë parlamenti votoi sot në mbrëmje në favor të kandidaturës së Genti Sejkos për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Zoti Sejko mori një mbështetje të gjerë, duke grumbulluar votat e të dy krahëve të politikës. ...

  • Rikthehen reshjet, banorët kërkojnë ushqime për vete e bagëtitë

    4 Shkurt, 2015

    Në të gjithë vendin kanë rinisur reshjet e dëborës dhe shiut. Në zonën e përmbytjes, në Novoselë dhe në Komunën Dërmenas, ku ndodhet edhe fshati Darzezë, situata është duke u rënduar.Banorët e zonës kërkojnë ndihmë për të ushqyer kafshët e mbetura gjallë nga përmbytja e parë, sepse vërshimi i ujërave ka shkatërruar çdo gjë, përfshi edhe rezervat ushqimore.

    Ndërkohë, prurjet e Vjosës janë ulur dhe kjo ka bërë që në shumë ...

  • Përmbytjet edhe si hakmarrje e natyrës

    4 Shkurt, 2015

    I ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” Prof. Dr. Perikli Qirjazi i dha përgjigje një sërë pyetjesh mbi përmbytjet e ditëve të fundit në vendin tonë.Profesor Qirjazi ka shpjeguar me detaje se si dora e njeriut ka ndikuar direkt në përmbytjet e fundit.

    Ai ka shtuar se rreziku më i madh për këto zona nuk është Vjosa apo Semani, por deti. Qirjazi është shprehur se fshatra si Darzeza apo Novosela rrezikojnë ...

  • KESH fillon eksportin e energjisë

    4 Shkurt, 2015

    Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur eksportin e energjisë elektrike. Burime nga kjo Korporatë thanë për Top Channel se eksporti ka filluar mesnatën e së martës dhe aktualisht KESH po shet 220 mega energji për orë.Sipas KESH në ankandin e e mbyllur të martën, është kontraktuar shitja e kësaj sasie energjie për dy javët e ardhshme me një çmim mesatar prej 38.5 euro për megavat.

    Kjo do të thotë se në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"