LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Komentet e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë

    14 Janar, 2015

    Ambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i paraqiti sot Presidentit të Republikës, Bujar Nishani letrat kredenciale në fillim të misionit të tij diplomatik. Ai tha se tre janë detyrat e tij në Shqipëri: ndihma për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, një rol më i fuqishëm i Shqipërisë si antare e N.A.T.O.-s dhe ndihma për forcimin e institucioneve demokratike. Krahas integrimit në B.E., SH.B.A. mbështetin Shqipërinë në përpjekjet ...

  • Mashtrimet me sigurimet, Rama: Institucionet përgjegjëse, para drejtësisë

    13 Janar, 2015

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një takim të zhvilluar në selinë e Kryeministrisë në fokus të të cilit ishte skema e re e pensioneve dhe çështja e kontributeve shoqërore.Rama paralajmëroi se të gjitha institucione private a shtetërore që kanë mashtruar me skemën e sigurimeve shoqërore duke mos paguar asnjë kontribut për punonjësit e tyre, do të dali para drejtësisë dhe do të përgjigjen për këtë shkelje të rëndë ...

  • Renzi në Strasburg: Europa nuk mund të bëjë dot pa Shqipërinë e Ballkanin. Rama e falenderon

    13 Janar, 2015

    Në përfundim të presidencës 6-mujore të Italisë për BE, kryeministri italian Matteo Renzi ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian ne Strasburg, ku ka shprehur qëndrimin e tij pro integrimit të Shqipërisë dhe vendeve te tjera te Ballkanit në Bashkimin Europian. “Europa nuk mund të bëjë dot pa Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe nuk mund të lejojmë që ky diskutim mbi zgjerimin të udhëhiqet nga frika e pasiguria. Në ...

  • Ambasadori Lu: Prioritetet e SHBA, reformat në vend dhe lufta kundër terrorizimit

    13 Janar, 2015

    Dy ditë pas mbërritjes së tij në Shqipëri, ambasadori i ri amerikan, Donald Lu, i ka paraqitur letrat kredenciale presidentit Bujar Nishani dhe menjëherë më pas ka mbajtur konferencën e parë për shtyp. Me një shqipe për t’u pasur zili, Lu ka rrëfyer para gazetarëve veten e tij, familjen dhe prejardhjen, para se të fliste për politikën dhe prioritetet e SHBA-ve ndaj vendit tonë.

    “Në Shqipëri, thonë se është e rëndësishme ...

  • Mali i zi kërkon shpjegime nga Shqipëria

    13 Janar, 2015

    Ministra e Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar një udhëzim ambasadës në Tiranë për të kërkuar nga autoritetet shqiptare informacione për atë se përse flamuri i “Shqipërisë së Madhe” është shfaqur në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë.Informacione shtesë do të kërkohen nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

    Fotografia e këtij flamuri është postuar në murin e kryeministrisë në kuadër ...

  • Skandali i Sigurimeve në institucione, Qeveria do të paguajë borxhin

    12 Janar, 2015

    Skandali i Sigurimeve Shoqërore ku shumë institucione të shtetit nuk kanë paguar kontributet për punonjësit ka hapur debatin se si mund të zgjidhet kjo situatë. 

    Top Channel ka mësuar se një nga rrugët që Qeveria po merr në konsideratë është ajo e klasifikimit të borxhit 100 milionë dollarë si detyrim i prapambetur për t’ja bashkangjitur borxheve të tjera që po shlyhen përmes një plani trevjeçar.

    Kur erdhi në pushtet qeveria e majtë ...

  • Skandali i Sigurimeve në institucione, Qeveria do të paguajë borxhin

    12 Janar, 2015

    Skandali i Sigurimeve Shoqërore ku shumë institucione të shtetit nuk kanë paguar kontributet për punonjësit ka hapur debatin se si mund të zgjidhet kjo situatë. Top Channel ka mësuar se një nga rrugët që Qeveria po merr në konsideratë është ajo e klasifikimit të borxhit 100 milionë dollarë si detyrim i prapambetur për t’ja bashkangjitur borxheve të tjera që po shlyhen përmes një plani trevjeçar.

    Kur erdhi në pushtet qeveria ...

  • Paris, Rama me krerët fetarë shqiptarë

    12 Janar, 2015

    Kryeministri merr pjesë në marshimin e solidaritetit në kryeqytetin francez. “Shqipëria e vëllazërisë fetare është e vendosur të vazhdojë të mbajë lart flamurin e lirive, e të drejtave, dhe barazisë”, tha kryeministri Rama.Në marshimin e sotëm të solidaritetit në Paris mori pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai shoqërohej dhe nga përfaqësuesit e të katër besimeve fetare në Shqipëri. Zoti Rama bëri homazhe pranë selisë së të përjavshmes Charlie Hebdo ...

  • Ngricat e bora, vështirësi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, izolohen dhjetëra fshatra në Dibër

    8 Janar, 2015

    Ngricat dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Nga raportimet e mëngjesit të sotëm mësohet se ka një situatë problematike në aksin Gjirokastër-Tepelenë si dhe brenda qytetit, për shkak të ngricave dhe prezencës së akullit në rrugë. Qarkullimi paraqitet më problematik në zonën muzeale.Po kështu në Dibër, dhjetëra fshatra janë të izoluara prej 13 ditësh. Raportohet se për shkak të ...

  • Temperaturat e ulëta, rikthehen ngricat nëpër rrugë

    6 Janar, 2015

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të uljes së temperaturave dhe rinisjes së reshjeve të dëborës duhet bërë kujdes në shumë akse nacionale. Sipas buletinit të mëngjesit, situata është rënduar në Kukës pavarësisht punës për kriposjen e rrugëve, për shkak të krijimit të shpejtë të akullit. Gjithashtu, rrugë ku duhet bërë kujdes për shkak të akullit është ajo që të çon në Priskë e Shën Gjergj në Tiranë.

    Në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"