LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • SPAK këmbëngul për procesin ndaj Mediut, ankimon vendimin e Gjykatës

    3 Gusht, 2021

    Në Shqipëri Prokuroria Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar ankimoi sot vendimin e Gjykatës së posaçme të Shkallës së parë e cila nuk pranoi kërkesën për për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec

    SPAK e paralajmëroi këtë lëvizje menjëherë pas ...

  • Tiranë: A do ta përjashtojë PD Berishën nga Parlamenti i ri?

    2 Gusht, 2021

    Sali BerishaSHBA kërkon qartë që ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha të mos jetë pjesë e deputetëve të PD në parlamentin e ri që fillon punimet në shtator në Shqipëri.

    Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri dhe kryetari i saj, Basha ndodhen para marrjes ose jo të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: të përjashtojnë apo ta mbajnë ...

  • 43 gradë në Elbasan dhe Berat, 8 gradë mbi normalen në Korçë/ Si paraqitet situata meteorologjike në vend

    28 Korrik, 2021

    Kjo javë është ndër më të nxehtat e kësaj verë në vendin tonë.

    Berati dhe Elbasani do të përjetojnë sot temperatura përvëluese deri në 42 gradë Celsius, konkretisht në Cërrik, Belsh, Kuçovë dhe Ura Vajgurore.

    Edhe në kryeqytet, temperaturat variojnë nga 41 në 42 gardë Celsius.
    Qyteti juglindor i Korçës po përballet me temperatura 70 gradë mbi normalen, teksa sot vlëra maksimale arrin 35 ...

  • Shqipëri: Sfida e drejtësisë së re, goditja e të “paprekshmëve”

    27 Korrik, 2021

    Symbolbild Justitia RechtsstaatDrejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta. Po a ka dhënë drejtësi, drejtësia e re?

    BE dhe SHBA synojnë që në Shqipëri të vendoset një sistem gjyqësor me integritet, të pavarur, të qëndrueshëm dhe me më shumë rezultate, prandaj e ...

  • Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, ODIHR publikon raportin përfundimtar

    27 Korrik, 2021

    Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, i publikuar të hënën, i përmbahet gjetjeve kryesore të përfshira që në përfundimet paraprake, të nesërmen e votimit, duke u pasuruar për disa nga çështjet me elementë shtesë.

    Ndërsa vlerëson procesin zgjedhor, dokumenti i përgatitur nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtar, përmend shqetësimet lidhur me fenomenin e shitblerjes së votës, shfrytëzimit nga ana e Partisë socialiste ...

  • Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, Rakacolli: Delta i përhapur gjerësisht në vend, ja qytetet ku ka raste

    26 Korrik, 2021

    Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, pasi dje u konfirmua zyrtarisht se varianti Delta qarkullon në vendin tonë.

    Mira Rakacolli është shprehur se varianti Delta i COVID është përhapur gjerësisht në vend.

    Rakacolli: Siç dihet tashmë është konfirmuar delta në Shqipëri, kampionet kanë qenë nga disa rajone të vendit që tregon se është i përhapur gjerësisht në ...

  • Rritja ekonomike e qëndrueshme/ Kushtet e krijuara nga pandemia mund të kthehen në burim mundësish për ekonominë shqiptare

    25 Korrik, 2021

    Kushtet e reja ekonomike dhe gjeopolitike të krijuara nga pandemia mund të kthehen në një burim mundësish për ekonominë shqiptare, nëse biznesi, grupet e interesit dhe qeveria do të mund t’i shfrytëzojnë këto shanse pa humbur kohë.

    Hapja e vendeve të reja të punës, rritja e produktivitetit, sasia e kapitalit fizik, investimet në makineri dhe pajisje, si dhe përmirësimi i teknologjisë së prodhimit, ...

  • “Temperaturë, dhimbje koke dhe të vjella”, mjeku Kalo zbulon virozën që është në qarkullim: Nuk ka lidhje me variantin Delta

    24 Korrik, 2021

    tritan-kaloMjeku Tritan Kalo ka zbuluar se në vendin tonë po qarkullon një virozë e njohur ndryshe si “gripi i verës”, i cili ka shumë ngjashmëri me variantin Delta të Covid-19, sa i takon simptomave.

    Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kalo sqaron se kjo virozë e cila zgjat nga 3 deri në 5 ditë, nuk shoqërohet me humbje të ...

  • Tiranë: Reformimi i drejtësisë, diplomatët perëndimorë thirrje për qëndrueshmëri dhe rezultate

    23 Korrik, 2021

    Në Tiranë, diplomatët perëndimorë u bënë thirrje autoriteteve shqiptare të sistemit të drejtësisë, që të arrijnë më shumë rezultate pas reformimit të thellë të kësaj fushe.

    Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dhe ambasadori europian, Lugi Soreca, i kërkuan sistemit gjyqësor më shumë qëndrueshmëri, pavarësi dhe integritet.

    Një ditë më parë, në 5-vjetorin e nisjes së reformës në drejtësi, Instituti i Studimeve Politike publikoi në studim, sipas të ...

  • Tiranë: 5 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, vonesa, rezultate dhe sfida

    22 Korrik, 2021

    Në 5-vjetorin e miratimit nga parlamenti të reformës në sistemin e drejtësisë, Instituti i Studimeve Politike publikoi në studim, sipas të cilit rezultatet e kësaj reforme vlerësohen si të vonuara dhe të pjesshme.

    Edhe pse u votua me 140 vota të plota nga parlamenti, forcat politike u bënë pengesa kryesore të reformës në drejtësi, duke shkaktuar shtrembërime e zvarritje të shumta, vërejnë autorët e studimit.

    Plot ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"