LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Tiranë: Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama pas mos-hapjes së bisedimeve me BE-në

    21 Tetor, 2019

    Rama Basha“Një njeri po na mban peng të gjithëve. Kjo duhet të marrë fund”. – Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjës për dështimet në procesin e integrimit europian dhe mos-hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

    Drejtuesi i bashkimit opozitar theksoi se “situata e rëndë ekonomike, mungesa e ...

  • BE, nuk ka hapje bisedimesh për Tiranën dhe Shkupin

    18 Tetor, 2019

    MacronKëmbëngulja e Francës, përkundrejt shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të Bashkimit europian, bëri që sot Këshilli Europian të mos dalë me një vendim për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konferencën për shtyp pas përfundimit të Këshillit presidenti francez Emmanuel Macron tha se njeh përparimin e bërë nga të dy vendet, por se ...

  • Macron nuk bindet për negociatat: Të reformojmë procedurën e pranimit; rininë shqiptare e shohim në BE

    16 Tetor, 2019

    macronnnKancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel u shpreh: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”.

    Ndërsa Macron tha se përshëndet reformat e ...

  • Bisedimet me BE-në, Rama dhe Zaev në Bruksel

    16 Tetor, 2019

    BEKryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai maqedonas Zoran Zaev udhëtuan sot drejt Brukselit, në vigjilje të vendimit të krerëve të shteteve dhe qeverisve të vendeve anëtare, të cilët do të mblidhen nesër dhe pasnesër për të diskutuar ndër të tjera dhe mbi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Një ditë më parë ministrat e Jashtëm ...

  • “Beteja” franko-gjermane/ Holanda tërhiqet nga ndarja e Tiranës e Shkupit, vendimi në dorën e Merkel e Macron

    9 Tetor, 2019

    HolandaHolanda është ndalur dhe nuk ka dhënë një opinion të qartë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Ajo kërkonte që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të trajtohen të ndara dhe Tirana, të bëjë akoma më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Sidoqoftë, edhe pse në parim, qëndrimi i Holandës mbetet i ...

  • Negociatat/ Holanda e dyzuar për Shqipërinë, frikë nga një mocion i partive ekstremiste

    8 Tetor, 2019

    HolandaKa përfunduar mbledhja e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës. Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.

    Ministri ka mbajtur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë

    Kjo seancë nuk ka prodhuar kundërshti të forta nga anëtarët e komisionit.

    Megjithatë duhen pritur ...

  • Holanda me qëndrim zyrtar/ “Hapja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme”

    5 Tetor, 2019

    RutteQeveria e Holandës e kryeministrit Mark Rutte i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.

    “Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në ...

  • Negociatat: Holanda ka dyshime për progresin e Shqipërisë

    4 Tetor, 2019

    Merkel RutteKryeministri holandez, Mark Rutte u shpreh të mërkurën në Berlin, se kemi më shumë shqetësime për Shqipërinë se sa për Maqedoninë e Veriut në lidhje me progresin e bërë për hapjen e negociatave.

    Kryeministri holandez, Mark Rutte vizitoi Berlinin të mërkurën me kabinetin e tij qeveritar për të biseduar mbi bashkëpunimin gjermane në fushën e mbrojtjes së ...

  • Top Story/ Kur ndryshoi qëndrim Partia Demokratike për filantropin Soros

    2 Tetor, 2019

    Soros BashaKthesa e madhe ndodhi menjëherë pas korrikut 2016. Opozita mes lumit të akuzave për qeverinë e Edi Ramës, filloi të artikulonte akuza edhe për Xhorxh Soros. Ata që para dy vitesh e kishin pritur Sorosin në zyrë, tani e shpallnin armik.

    Kjo erdhi si pasojë edhe e disa ngjarjeve të papritura në Amerikë.

    Ndërsa në Shqipëri reforma në drejtësi ishte ...

  • Politikani i të Gjelbërve Manuel Sarrazin kritikon kushtet e reja për Shqipërinë

    26 Shtator, 2019

    SarazzinPolitikani i Të Gjelbërve, Sarrazin tha, se partia e tij do të japë miratimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ai ka kritikuar njëkohësisht zvarritjen taktike të grupit parlamentar CDU/CSU.

    “Ne, Të Gjelbrit, do ta miratojmë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Ky vendim vjen i vonuar dhe u ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"