LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Policia, kontrolle të rrepta për protestën

    11 Mars, 2015

    Policia ka të dhëna se gjatë protestës së të enjtes mund të qarkullojnë njerëz të armatosur për të krijuar trazira. Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato deklaroi se do të kontrollohen ambjente dhe persona që dyshohen se do të qarkullojnë armë. “Në kuadër të këtyre masave dhe vlerësimit të disa informacioneve nga institucionet ligjzbatuese, Policia e Shtetit do të ushtrojë kontrolle në të gjitha akset rrugore, si ...

  • Ristani: Rama-Meta në panik nga protesta madhështore

    11 Mars, 2015

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, deklaroi se ditën e enjte qytetarët shqiptarë “do të ngrejnë zërin e tyre kundër varfërisë, mjerimit dhe arrogancës së dyshes Rama-Meta”. “Meta është akuzuar si porositës i dy vrasjeve, ndërsa Rama si bashkëpunëtor. Këta të dy kanë shtypur dhe terrorizuar njerëzit prej dy vitesh. Askush nuk e ndal marshimin e nesërm”, theksoi Ristani në një deklaratë për shtyp.

    “Mazhoranca është kapur nga paniku ...

  • LSI, Vasili: Meta nuk e jep dorëheqjen. Fakte tronditëse gjatë orëve në vazhdim

    11 Mars, 2015

    Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi në një dalje para mediave se Ilir Meta “nuk do e japë kurrsesi dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Kuvendit për hir të krimit të organizuar”.Zoti Vasili u shpreh kështu një ditë para protestës së PD-së: “Çdo parti është e lirë të protestojë 24 orë në ditë po të dojë për llogari të krimit të organizuar. Është e lirë të përdorë ...

  • Doshi e Frroku, ballafaqim para prokurorëve. Frroku: Asnjë dijeni për komplotin

    9 Mars, 2015

    Tom Doshi la pas krahëve eskortën e sigurisë që e shoqëronte për t’u ballafaquar në mesditë me deputetin Mark Frroku, i cili ndërkohë kishte hyrë në organin e akuzës dhjetë minuta para mikut e kolegut të tij. Te dy zgjodhën dyer të ndryshme për të kaluar pragun e akuzës e po ashtu edhe dalje të ndryshme, ndoshta një mënyrë e mirë kjo për t’ju shmangur njeri – tjetrit.

    Deputeti Doshi ...

  • “Shkëmbim studentësh mes Bavarisë dhe Shqipërisë”

    9 Mars, 2015

    Intervistë ekskluzive për DW me Ministren e Bavarisë për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare, Dr. Beate Merk.DW: Znj. Ministre, çfarë qëllimesh dhe pritshmërishë kanë vizitat që ju bëtë fundjavën e kaluar në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri?
    Dr. Beate Merk: Qëllimi i kësaj vizite është që njerëzve në Serbi, në Kosovë dhe në Shqipëri t’u bëhet e qartë që Gjermania ka rregulla. Pjesë e këtyre rregulave është edhe mosmiratimi i kërkesave për ...

  • Frroku rrëzon Doshin: S’e kam njoftuar për asnjë atentat, s’e di pse më përfshiu

    6 Mars, 2015

    Deklarata e deputetit Tom Doshi, i cili pretendon se është vënë në dijeni nga miku i tij Mark Frroku për një atentat të mundshëm, është hedhur poshtë nga ky i fundit para prokurorëve të Krimeve të Rënda. Një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme tha se deputeti Frroku ka këmbëngulur se nuk ka dijeni, se nuk e ka njoftuar ndonjëherë Doshin për diçka të tillë dhe se nuk e di përse ...

  • Krerët e shtetit në radhë për të dëshmuar, Meta: Videoja e Tomës nuk është provë

    6 Mars, 2015

    I pari që kaloi pragun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. I thirrur nga Akuza për të dhënë deklaratat e tij mbi çështjen “Doshi”, Meta foli para prokurorëve nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 9 e 30. Në dalje të institucionit, i akuzuari kryesor nga deputeti Tom Doshi se kishte porositur vrasjen e tij u shpreh para mediave se nuk ka asnjë ...

  • Çështja Doshi, pyeten Meta, Rama e Tahiri

    6 Mars, 2015

    Drejtuesit e lartë shtetërorë paraqiten në prokurori. Meta: Gati të ballafaqohem dhe me Doshin e BerishënNë Shqipëri kryetari i Parlamentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhanë shpjegimet e tyre sot përpara prokurorëve që po hetojnë mbi deklarimet e deputetit Tom Doshi, sipas të cilave ndaj tij kishte patur një plan për ta vrarë dhe se urdhëruesi kishte qenë zoti Meta. Thirrja e tyre ...

  • Tom Doshi publikon videon “bombë”. Deputeti bashkë me videon, në Prokurori

    5 Mars, 2015

    Deputeti Tom Doshi këtë të enjte u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje e për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me hetimet e nisura për dyshimet se ndaj tij ka patur një tentativë për ta vrarë. Për këtë shtohet se është dorëzuar pranë organit të akuzës edhe një video nga deputeti, thanë burimet, në të cilën shfaqet personi që sipas Doshit kishte ...

  • Rama: E gjithë historia një farsë

    5 Mars, 2015

    Maxhoranca nuk u përfshi në debatet parlamentare të dominuara nga ish-kryeministri Sali Berisha me kryeparlamentarin Ilir Meta. I vetmi që replikoi me Berishën ishte deputeti Paulin Sterkaj.
    “Kjo ishte një shfaqje shumë e trishtueshme, në të cilën janë përfshirë një ‘tufë politikejsh dhe rrugeçërish’. Kostoja e këtyre sjelljeve është e shqiptarëve, të cilët presin të dëgjojnë për reformat, për ligjet, për të cilat ka nevoje procesi i reformave dhe ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"