LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • BE, thirrje për zgjidhjen e konfliktit të interpretimit mbi Gjykatën Kushtetuese

    15 Nentor, 2019

    Komisioni evropianBashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

    Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e ...

  • Kushtetuesja, Vorpsi zgjedh të betohet para një noteri

    14 Nentor, 2019

    Arta VorpsiThellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe shumicës së majtë qeverisëse. Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ...

  • Unaza e Re, përplasje mes policisë dhe banorëve

    12 Nentor, 2019

    Unaza e rePërplasje të forta në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) kishte planifikuar nisjen e prishjes së disa godinave, që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re. Forcat e shumta të policisë u shfaqën në mbështetje të ndërhyrjes së Inspektoriatit, hasën ...

  • Tiranë: Gjykata Kushtetuese drejt ringritjes

    12 Nentor, 2019

    Gjykata kushtetueseParlamenti shqiptar miratoi 2 anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Pas miratimit vjen edhe reagimi i ambasadorit gjerman, Peter Zingraf në Tiranë. Gjermania përshëndet vendimin e Parlamentit, thekson ai.

    Parlamenti miratoi të hënën, (11.11.2019) me votim të fshehtë, me 105 vota të bashkuara të maxhorancës socialiste dhe opozitës së re, dy anëtare të Gjykatës Kushtetuese, (GJK) Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. ...

  • Me porosi të rusëve?

    7 Nentor, 2019

    BE ALBNë mes të nëntorit shefat e qeverive të vendeve të BE-së do të vendosin nëse Bashkimi Evropian do t’i hapë dyert për Shqipërinë.

    Ndërkohë që shumica e vendeve evropiane i vlerësojnë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, qeveria dhe opozita në Tiranë po zhvillojnë një luftë të pisët mediatike, e vlefshme për një film me agjentë. ...

  • Franca jep sinjale tërheqjeje, ambasadorja: Për Shqipërinë vendimin e marrim në samitin e Zagrebit

    6 Nentor, 2019

    Ambasadorja e FrancesAmbasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak reagon për herë të parë pas vendimit të Francës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Nga qyteti i Elbasanit, ambasadorja Vasak theksoi se vendimi për vendin tonë do të merret në maj të 2020-s, në samitin e Zagrebit.

     Ambasadorja franceze theksoi se presidenti Emmanuel Macron është ...
  • Italia do kërkojë në BE rihapjen e temës së bisedimeve me Tiranën e Shkupin

    1 Nentor, 2019

    Rama ItaliaKryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi sot se vendi i tij do të kërkojë në çdo takim të ardhshëm të Këshillit Europian që të merret në shqyrtim hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Bashkimin europian.

    Këto komente zoti Conte i bëri gjatë një deklarate në përfundim të takimit në Romë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, dy ditë ...

  • Në nëntor ngrihet SPAK-u, 8 prokurorët që do hetojnë “peshqit e mëdhenj”

    25 Tetor, 2019

    spakKëshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme që brenda muajit nëntor të këtij viti të ngrihet Struktura e Posaçme e AntiKorrupsionit (SPAK).

    SPAK u votua me 11 vota “pro” propozimi i Komisionit të Posaçëm për ngritjen e SPAK-ut me 8 prokurorë.

    Në propozimin e miratuar thuhet se KLP-ja duhet të koordinohet me Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) ...

  • Shqipëri, identifikohen anëtarët e një celule terroriste iraniane

    23 Tetor, 2019

    struktura teroristeNë Shqipëri, policia shqiptare bëri të ditur sot se ka zbuluar skemën e funksionimit dhe ka identifikuar anëtarët e një celule terroriste iraniane e cila ka patur si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (Mek), mbi 2 mijë anëtarë të së cilës janë strehuar në territorin shqiptar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare Ardi Veliu ...

  • Rama vë përballë Ursula Von der Leyen dhe Lulzim Bashën

    22 Tetor, 2019

    Ursula BashaEdhe sot kryeministri Edi Rama ka vazhduar me publikimin e citateve të liderëve evropianë për çështjen e negociatave.

    Kësaj radhe Rama ka publikuar një deklaratë të Ursula Von der Leyen, presidente e zgjedhur e Komisionit evropian e cila tha: ” Ndjej keq ardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"