LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • BB: 32 milionë euro për mjekësinë shqiptare

    25 Mars, 2015

    BB

    Banka Botërore financoi sot me 32.1 milionë euro hua projektin e Shqipërisë mbi përmirësimin e sistemit shëndetësor.

    Projekti parashikon rindërtimin fizik dhe rregullimin e infrastrukturës spitalore, ku edhe qeveria shqiptare pagoi 4 milionë euro si kosto vendore.

    Projekti i Sistemit Shëndetësor pritet të ...

  • PE: Klima politike në Ballkan është përkeqësuar

    25 Mars, 2015

    PE

    Parlamenti Europian vëren përkeqësim të klimës politike në vendet e Ballkanit, çka shoqërohet nga ndërhyrjet në punët e gjyqësorit dhe të medias, duke cenuar lirinë e shprehjes. Eurodeputetët u treguan më të drejtpërdrejtë në ditën e dytë të seminarit të organizuar nga Parlamenti Europian, posaçërisht për dialogun politik dhe funksionimin e demokracisë në vendet e zgjerimit, ku morën fjalën ...

  • Rama: Fruti i parë i Konferencës së Berlinit

    25 Mars, 2015

    Kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook se shumë shpejt do të nisë projektimi i “Autostradës së Kaltër” që do të lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe vendit tonë.

    “Fruti i parë i Konferencës së Berlinit: Fillojmë projektimin e Autostradës së Kaltër që do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, shkroi Rama.

    / Top Channel

     

  • Hahn në Tiranë: “Pa dialog nuk ecet përpara!”

    25 Mars, 2015

    Hahn

    Komisioneri i BE Johannes Hahn, në vizitën e parë zyrtare në Tiranë bëri një bilanc të procesit të integrimit të vendit, theksoi nevojën imediate për reformën në drejtësi e forcimin e luftës kundër krimit e korrupsionit.

    Komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, përpara se të fillonte agjendën politike në Shqipëri ka preferuar ...

  • Rama: BE ka krijuar ishullin e Kosovës, duke mos lejuar lëvizjen e lirë

    23 Mars, 2015

    Mbledhja shqiptare

    Shqipëria dhe Kosova avancojnë, atë që tashmë njihet, si partneriteti strategjik mes dy vendeve, i cili u riktheksua edhe njëherë tjetër nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, në kryeqytetin shqiptar.

    Të ulur bashkarisht në një tryezë me ngjyrat e BE-së, kabinetet qeverisëse dëshmuan, se rruga e përbashkët e dy vëndeve është kontinenti i vjetër.

    Por, siç theksoi Kryeministri Rama, ...

  • Jepet pretenca për Arben Frrokun, kërkohet burgim i përjetshëm

    18 Mars, 2015

    Prokuroria ka kërkuar burgim përjetë për Arben Frrokun, i cili akuzohet për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj rreth dy vite më parë. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pretenca ndaj Frrokut u shpall në mungesë të të akuzuarit, gjatë një seance me dyer të mbyllura. Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i Frrokut, reagoi pas shpalljes së pretencës. “E prisnim këtë konkluzion të gjyqtarëve”, tha Gjokutaj, sipas të cilit “prokuroria kishte mungesë ...

  • Tiranë, sërish alarme false për bombë te “Petro Nini” dhe “Musine Kokalari”

    18 Mars, 2015

    Dy alarme për bombë kanë rezultuar false mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet. Njoftimi i parë u bë për një pako të dyshimtë të vendosur pranë shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, ndërsa njoftimi i dytë erdhi për një çantë të dyshimtë te shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi”. Të dyja këto ngjarje kanë shkaktuar panik mes nxënësve dhe kalimtarëve të rastit, që kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila pasi ka shkuar ...

  • Tiranë, përfundon misioni i FMN-së

    17 Mars, 2015

    Konfirmohet parashikimi për një rritje ekonomike 3 përqind në 2015. Ministri i Financave njofton për emetimin e eurobondit 300 milion euro, dhe marrjen e një borxhi 250 milion euro në tregjet ndërkombëtarNë Shqipëri misioni i Fondit monetar ndërkombëtar i cili diskutoi për dy javë me autoritetet e vendit lidhur me zbatimin e marrëveshjes së përbashkët tha sot se parashikimi i rritjes ekonomike për 2015 mbetet ai për një nivel prej ...

  • Dështon rezoluta Shqipëri-BE, opozita kërkoi përfshirjen e Doshit dhe të Metës

    17 Mars, 2015

    Demokratët janë përplasur sërish me kryesuesen e delegacionit të Parlamentit Europian edhe në ditën e dytë të takimit ndërparlamentar për variantin përfundimtar të deklaratës së përbashkët. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se, deputeti Aldo Bumçi ka replikuar ashpër me Monica Macovein duke bërë që takimi i përbashkët Shqipëri-PE të mbyllet pa një deklaratë të përbashkët, që në Bruksel përkthehet si mungesë e dialogut politik në ...

  • Pyeten mbi 40 persona, Doshi sërish në Prokurori: Ka prova për komplotin

    17 Mars, 2015

    Në vijim të veprimeve hetimore, që po kryhen në mister të plotë, deputeti denoncues Tom Doshi është paraqitur sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku edhe vijojnë seancat e ballafaqimit dhe të marrjes së deklaratave. Në total, numri i personave të pyetur deri më tani ka shkuar në 40 persona, mes tyre politikanë të lartë në vend, deri edhe familjarë e të njohur të deputetëve Tom Doshi, Mark Frroku ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"