LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëri, monitorimi me satelitë, firmoset kontrata me kompaninë amerikane

    30 Shtator, 2022

    SatellogicNë Shqipëri, autoritetet nënshkruan sot një kontratë 3 vjeçare me vlerë 6 milionë dollarë, me kompaninë amerikane “Satellogic”, për shfrytëzimin me përparësi të dy satelitëve, me qëllim monitorimin e territorit të vendit. Kontrata për palën shqiptare u firmos nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

     

    Kjo marrëveshje pritet t’i mundësojë Shqipërisë që, përmes imazheve ...

  • Greqia: 61% e të huajve të rregullt në vend janë shqiptarë

    28 Shtator, 2022

    harta e emigranteveMinistria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve në vend.

    Sipas raportit që u referohet të dhënave të muajit gusht të këtij viti, 291.868 emigrantët shqiptarë rezultojnë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi dhe përbëjnë 61,4 % ...

  • “Prioritetet e procesit të integrimit në BE”, Tabaku zbardh takimin me Kim: S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin

    27 Shtator, 2022

    KimKryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku ka zbardhur takimin me Ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit.

     

    Tabaku tha se në fokus të diskutimit ishin prioritetet e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

    Gjithashtu u diskutuan edhe nismat e fundit qeveritare si Amnistia Fiskale,  Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit, të cilat sipas Tabakut ...

  • Saga “Partizani” në SPAK

    27 Shtator, 2022

    kompleksi partizaniMegjithëse padia për privatizimin e kompleksit “Partizani” ka dy vite në SPAK, duket se tani prokurorët po i japin ritëm hetimeve.

     

    Pas thirrjes së dy ish-ministrave, Fatmir Mediu e Gazment Oketa dhe ushtarakut Vladimir Qirjazi, përpara prokurorëve të posaçëm, sot doli ish-ministri i Ekonomisë në mandatin e parë të qeverisë Berisha, Genc Ruli.

    Nën cilësinë e personit që ka dijeni ...

  • Balluku e Kim vizitojnë TEC-et lundruese në Vlorë. Prodhimi pritet të nis në fund të vitit

    27 Shtator, 2022

    TEC-et lundruese në VlorëNë Shqipëri, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, vizitoi të hënën, së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dy termocentralet (TEC) lundruese që Korporata energjitike KESH, ka marrë me qera nga kompania amerikane Excelerate Energy. Të dyja njësitë, siç bëri të ditur ministrja Balluku, pritet të vihen në punë në fund të këtij viti.

     

    Të ardhura ...

  • Tiranë: Protesta për mbylljen e kolegjit turk nga qeveria

    27 Shtator, 2022

    Erdogan RamaMe vendim të qeverisë shqiptare u mbyll kolegji turk, “Turgut Ozal”, i financuar nga lëvizja gyleniste. Ministria e Arsimit në Tiranë e ka përligjur mbylljen e kolegjit me mos plotësimin e kritereve ligjore.

     

    Pas më shumë se 25 vitesh funksionimi në Shqipëri, kolegji privat turk “Mehmet Akif Ersoy” është mbyllur në Tiranë me një vendim të qeverisë Rama. Ky ...

  • Sistemi i dështuar i menaxhimit dhe përmbytja e lumenjve nga mbetjet

    26 Shtator, 2022

    LumenjtGrykëderdhja e lumit Ishëm i ngjan një landfilli që shtrihet për kilometra buzë detit në të dy anët e lumit, që sjell aty qindra ton plastikë prej zonave urbane, përfshirë Tiranën. Siç vihet në dukje në reportazhin e gazetarit të Birn-it, Vladimir Karaj, kjo është pasojë e sistemit të dështuar të menaxhimit të mbetjeve.

     

    Në grykëderdhjen e lumit Ishëm, peshkatari ...

  • Mbyllja e kolegjit turk/ Rama: Shkeli rregullat. Berisha: Diktat i Erdogan

    23 Shtator, 2022

    kolegji turkSali Berisha dhe Edi Rama u përplasën në distancë për mbylljen e kolegjit privat turk Mehmet Akif pjesë e fondacionit Gylistan.

     

    Ish-kryeminitri akuzoi Edi Ramën se  ka marrë vendimin me urdher të mikut të tij Erdogan.

    “E konsideroj një akt më të rëndë, mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm nën diktatin e ERDOGANIT, të shkollës që mban një nga ...

  • Ambasadorja amerikane në Tiranë i shkon Metës në zyrë. Kreu i PL: Diskutuam mbi bashkëpunimin me SHBA

    23 Shtator, 2022

    Yuri ne zyre metesAmbasadorja amerikane në Tiranë, zhvilloi sot një takim në selinë e Partisë së Lirisë.

     

     

    “Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit ...

  • NATO: Mbështetje për Tiranën për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

    22 Shtator, 2022

    James Apathurai Niko PeleshinëNjë ekip i NATO-s, i kryesuar nga James Apathurai, qëndroi në Tiranë për të mbështetur Shqipërinë në nivel politik dhe teknik pas sulmeve kibernetike.

     

    Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për sfidat e reja të sigurisë, James Apathurai, deklaroi në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Niko Peleshinë, në Tiranë se “NATO-ja ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"