LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Zgjedhja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

    31 Korrik, 2019

    Keshilli i emrimeveNë Shqipëri, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po shkon drejt përmbylljes së procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

    Këshilli i Emërimeve njoftoi sot se ka lejuar vijimin e procesit për kandidaten Elsa Toska dhe ka ndërprerë procedurat për 7 kandidatë të tjerë ...

  • Die Welt:”Garë e re armatimi në Ballkan”

    31 Korrik, 2019

    gazeta gjermane“Në Evropën Juglindore blihen armë si kurrë më parë. Tensionet midis etnive të armiqësuara po rriten”, shkruan Die Welt. “Në të gjitha Rusia ndërhyn me çdo mjet, duke e shtuar potencialin e konfliktit para dyerve të BE.”

    Garë e re e armatimit në Ballkan. Nën këtë titull, e përditshmja gjermane “Die Welt” boton sot një shkrim të ...

  • Vrasja e të vetëshpallurit President i Çamërisë, shokët: Vrasje politike. Policia dyshon edhe për borxhlinjtë

    22 Korrik, 2019

    vrasja e LatosLajmi  qarkulloi prej 24 orës nëpër portale, por policisë shqiptare vetëm pas mesnatës i mbërriti konfirmimi i autoriteteve holandeze mbi ekzekutimin e Festim Latos, të vetëshpallur “Presidenti i Çamërisë”. Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se ka qenë një  kalimtar i rastit, ai që e dalloi trupin e njeriut në ujë rreth orës 5:00 të mëngjesit të ...

  • Presidentja e KE-së kërkon që Shqipërisë t’i shpejtohet hapja e negociatave

    19 Korrik, 2019

    Ursula von der LeyenMegjithëse ka pak ditë që është zgjedhur në një nga postet politike më të rëndësishme në Europë, Ursula von der Leyen me shumë gjasë do të jetë një “avokate” e madhe e idesë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bëhen sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

    Në një prononcim për “Der Spiegel”,  Der Leyen ...

  • Pas Shqipërisë misioni i Frontex-it do të zgjerohet në Ballkan

    19 Korrik, 2019

    frontexQeveria gjermane vlerëson pozitivisht misionin e ri të Frontex-it në kufirin shqiptaro-grek.

    Ky mision ka nisur para dy muajsh. Operacioni i Agjencisë europiane të Mbrojtjes së Kufirit kontribuon duke “mbështetur autoritetet shqiptare në punën e tyre për mbrojtjen e kufirit dhe për masat e kthimit si dhe aplikimin e standardeve të BE-së në këtë drejtim”, thuhet në një përgjigje të ...

  • 15 prokurorët e SPAK/ Pikëzimi skualifikon Prelën, Hajdarmatajn, Prençin dhe Marën

    16 Korrik, 2019

    SparkAnëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjodhën dhe pikëzuan 15 më të mirët e atyre që do të jenë pjesë e SPAK.

    Mes tyre tre vendet e para i zunë Altin Dumani kryeprokuror i Apelit për Krimet e Rënda, zoti Anton Martini prokuror i Krimeve të Rënda dhe zonja Elisabeta Imeraj kryeprokurore e Tiranës.

    Mes të pikëzuarve spikasin emra ...

  • DASH: Shqipëria, vend i vështirë për të bërë biznes

    12 Korrik, 2019

    Departament of StateDepartamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019.

    Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme që vazhdojnë në Shqipëri.

    Në vitin 2016, qeveria shqiptare miratoi ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese ...

  • Myzeqe, fermerët përdorin skema të reja për prodhimin

    12 Korrik, 2019

    Veget ALNë krahinën e Myzeqesë, fermerët po përdorin tani disa skema të reja për prodhimin dhe eksportin e produkteve bujqësore. Në mungesë të kreditimeve, ata po mbështeten aktualisht nga disa firma, që e marrin produktin për eksport me kontrata afatgjata. Megjithatë, vështirësitë në terren janë jo të pakta. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, ishte në Lushnje dhe ...

  • Tiranë: USAID, projekt për transparencë në shëndetësi

    10 Korrik, 2019

    USAIDNë Tiranë, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) zhvilloi një projekt mbi transparencën e sistemit shëndetësor shqiptar.

    Projekti synon të ulë korrupsionin nëpër spitale dhe të përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve.

    “Transparenca në sistemin shëndetësor shqiptar” është projekti që shumë se dy vjet ndihmoi disa institucione se si të bashkëpunonin kundër korrupsionit në shëndetësi.

    Drejtorja e USAID-it në Shqipëri, Mikaela Meredith tha se ...

  • Zgjedhjet, Meta flet për komplot ndërkombëtar

    2 Korrik, 2019

    Ilir Meta1Në Shqipëri presidenti Ilir Meta u shfaq sot përpara publikut duke folur më tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave perëndimore që sipas tij po e mbështesin atë.

    Zoti Meta tha se më 30 Qershor shqiptarët “evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe çdo cmim përplasjen civile”. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"