LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Rinisin punimet për rrugën Tiranë-Elbasan, shtyhen afatet e përfundimit

    17 Nentor, 2015

    Pasi kishte ndërprerë punimet prej disa muajsh, kompania greke ka rinisur punën për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan, një prej projekteve infrastrukturore më të rëndësishme dhe njëherësh më problematike për shkak të shembjeve të dheut.

    Kompania “Copri Aktor” ka rivënë në lëvizje mjetet e punës në zonën e Mulletit, prej nga ministri Haxhinasto ka deklaruar se afatet do të pësojnë një tjetër shtyrje, nga dhjetori, siç ishte ...

  • Furtunë në dogana, shkarkohet drejtori i përgjithshëm

    17 Nentor, 2015

    doganaKryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mëngjesin e së martës.

    Nga burime të “Shekullit Online” mësohet se në vizitën që zgjati vetëm pak minuta, kreu i qeverisë shkarkoi nga detyra drejtoreshën e përgjithshme, Pranvera Fagu.

    Gjithashtu janë shkarkuar edhe tre zëvendësdrejtorë – Zamir Shtylla, Mirela Meko dhe Elidon Konomi, raporton “Report TV”.

    Mësohet ...

  • Shqipëria krah Francës e aleancës në luftë ndaj terrorizmit

    16 Nentor, 2015

    Shqipëria shpall të hënën (16 /11/2015) ditë zie kombëtare, në homazh të viktimave të sulmeve terroriste, që ndodhën në Paris, në mbrëmjen e të premtes së kaluar, 13 nëntor.

    shqiperi kryeministriVendimi i qeverisë për të shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare është shoqëruar me uljen e flamurit në gjysëm shtizë në të gjitha institucicionet shtetërore dhe publike dhe një ...

  • Yndyrat dhe kolesteroli, si të ushqehemi

    13 Nentor, 2015

    yndyrnatNjë nga problemet më të shpeshta që na shqetëson për shëndetin tonë është niveli i lartë i yndyrave dhe kolesterolit në gjak, që diagnostikohen pasi bëjmë analizat e gjakut. Dietologia klinike Rolina Naço shpjegon gjithçka duhet të kemi parasysh.

    Të lipidograma (analizat e yndyrnave në gjak) shikojmë disa tregues të yndyrave të gjakut, nëse janë në normat normale apo jo. ...

  • INSTAT: Inflacioni në tetor 2,1%

    13 Nentor, 2015

    instatInflacioni i muajit tetor është në nivelin 2.1 %, me një rënie të lehtë krahasuar me një muaj më parë që ishte 2.2 %, ndërsa krahasuar me tetorin e vitit të shkuar është rritur me 0.7 %.

    Sipas një raporti të INSTAT, grupi i mallrave që ka pësuar më tepër rritje ka qenë “Ushqime dhe pije joalkoolike”me +2,17 pikë përqindje, ...

  • “Burg për shpifje”, tërhiqet qeveria

    12 Nentor, 2015

    Propozimi i kryeministrit Rama u kundërshtua me forcë. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave bëri thirrje që propozimi të rrëzohej nga parlamenti. Reagime nga mediat, opozita dhe presidenti Nishani.

    ramaNë Shqipëri një propozim i qeverisë për të rikthyer dënimin me burg për shpifje apo fyerje, ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm kundërshtues në opinion, dhe vecanërisht në media, duke ...

  • Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton ligjin për parkingjet me pagesë

    11 Nentor, 2015

    Erion-VeliajKëshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar mbrëmjen e së mërkurës ligjin për parkingjet me pagesë. Pas një debati që ka zgjatur për rreth 3 orë, Këshilli ka votuar projektin në fjalë, që përcakton dhe tarifat e parkimit, vetëm me votat e mazhorancës.

    Nga ana tjetër, këshilltarët opozitarë e bojkotuan votimin. Me të njëjtat vota ...

  • Kosovë-Shqipëri, Prishtina mbushet me flamuj kombëtarë

    11 Nentor, 2015

    “Mirë se vini në Shqipëri”

    prish-kuqDy ditë para ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, grupi i tifozëve nga Prishtina “Plisat” kanë nisur të vendosin rreth 5000 flamuj kombëtarë në rrugët e kryeqytetit kosovar.

    Vendosja e flamujve kuq e zi po bëhet për të nderuar Kombëtaren shqiptare pas kualifikimit Europianin e Francës.

    Ditë më parë, në rrjetin social Facebook, ...

  • Raporti i Progresit për Shqipërinë

    10 Nentor, 2015

    Komisioni europian vlerëson se vendi ka ende punë për të përmbushur përparësit kyce që janë identifikuar si kusht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Kritika të forta sistemit të Drejtësisë dhe shqetësime për korrupsionin

    komisioni evropianRaporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar sot nga Komisioni europian vëren se vendi ka bërë hapa përpara, por ende nuk ka përmbushur plotësisht 5 përparësitë kyce ...

  • Dueli i heshtur, nga deklaratat Rama-Meta, tek dorëheqja e Naços

    9 Nentor, 2015

    rama metaVetëm 5 ditë me parë, kryeministri Edi Rama deklaroi në Top Story se nuk besonte te rifreskimi i qeverisë. “Rifreskim bëjnë vetëm mazhorancat që ndryshojnë ekuilibrat e brendshëm”, shtoi ai,  jo pa tone nervoze për të njëjtën pyetje që i bëhej prej muajesh: ndryshimet e mundshme në Qeveri.

    Kjo ishte pyetja që ndoshta ka ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"