LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Ekonomia shqiptare, në test. Të martën, dalja në tregjet ndërkombëtare për eurobondin

    1 Tetor, 2018

    Ekonomia shqiptare pritet të përballet me një test të rëndësishëm këtë të martë, teksa qeveria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro huà përmes emetimit të një eurobondi.

    Kjo është hera e tretë, që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare të financave. Por, Top Channel mëson se, ndryshe nga dy herët e mëparshme, këtë radhë Ministria e Financave mund të emetojë një eurobond 7-vjeçar.

    Emetimi i eurobondit me ...

  • Schütz: Gjermania synon të sjellë Shqipërinë pranë Europës

    28 Shtator, 2018

    ambasadorja gjermaneAmbasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, në intervistë ekskluzive për DW vlerëson, se SPAK është institucion shumë i rëndësishëm për vettingun e politikanëve.

    DW: Znj. Ambasadore Schütz, në udhëtimin me gazetarë, të zhvilluar më 25-26 shtator, pata rastin të shikoj konkretisht projektet e bashkëpunimit për zhvillim Gjermani – Shqipëri, në Jug, nga Vlora në Himar.ë Cili është motivi ...

  • Vetingu në politikë në Këshillin e Legjislacionit

    26 Shtator, 2018

    kuvendi alNë Shqipëri, Këshilli i Legjislacionit në parlament, vendosi sot me votat e shumicës së majtë që nisma e opozitës për ndryshimet në Kushtetutë për të përfshirë dhe verifikimin e pasurive dhe lidhjeve të politikanëve me botën e krimit, të ndjekë procedurën normale dhe që propozimi t’i dërgohet Komisionit të Venecias.

     

  • Rajoni ecën drejt teknologjisë dhe makinave, Shqipëria mbetet 10 vjet pas.. te nafta

    25 Shtator, 2018

    renditja-industria teknologjiaSerbia dhe Maqedonia po udhëheqin rajonin në drejtim të zhvillimit të industrisë së automjeteve dhe teknologjisë, teksa po tërheqin investime të shumta në këta sektorë. Ndërsa Shqipërisë i ka mbetur ora te tregtia e naftës dhe ndërtimi. Njihuni me renditjen e 20 sipërmarrjeve më të mëdha në rajon, sipas të ardhurave…

    Pas rimëkëmbjes ekonomike të pas krizës globale, rajoni ...

  • Vdekshmëria foshnjore, Banka Botërore: Shqipëria 8.8 vdekje për 1 mijë fëmijë, e dyta në Ballkan

    25 Shtator, 2018

    hartas-mortalitySipas një artikulli të fundit të Bankës Botërore dhe shifrave të vëna në dispozicion, Shqipëria vitin e shkuar e ka pasur vdekshmërinë foshnjore (humbje jete të fëmijëve nën 5 vjeç) në shifrën e 8.8 vdekje për 1 mijë fëmijë. Shifrat sugjerojnë që më problematike në këtë drejtim është Maqedonia me 13.7 vdekje për 1 mijë fëmijë, Serbia dhe Bosnja ...

  • Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës

    25 Shtator, 2018

    OKBShqipëria synon të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili ndodhet në Nju Jork për hapjen e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës. “Shqipëria vjen me ambicjen e saj në këto punime, pasi ...

  • Zv/ ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard viziton Tiranën

    20 Shtator, 2018

    Millard metaZëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Europën dhe EuroAzinë, Elisabeth Millard, nisi të mërkurën një vizitë në Tiranë.

    Ajo u prit nga Presidenti Ilir Meta, me të cilin diskutoi rreth zhvillimeve kryesore ne Shqipëri dhe ecurinë e reformave, si dhe rreth situatës në Ballkan, mbi referendumin në Maqedoni dhe dialogun politik Kosovë-Serbi.

    Zonja Millard pati takime edhe me kryeministrin ...

  • Maas në Tiranë: Vazhdoni reformat për konsolidimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e drejtësisë

    20 Shtator, 2018

    Maas BushatiBE ka kritere të qarta: jo hapje në mënyrë automatikisht të bisedimeve për anëtarësim më 2019, u shpreh ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas gjatë vizitës zyrtare në Tiranë.

    Ministri i Jashtëm  i Gjermanisë, Heiko Maas, solli në Tiranë të mërkurën ( 19.09.) mesazhin e njohur të BE: Shqipëria duhet të punojë shumë për të arritur rezultate të ...

  • Ministri i Jashtëm Gjerman Maas viziton sot Tiranën

    20 Shtator, 2018

    Maasministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ekskluzivisht për DW: “Mbresëlënëse se sa entuziastë janë njerëzit e këtij rajoni për vlerat e unionit”. Maas viziton Tiranën në kuadër të turit në Ballkan.

    Ministri i Jashtëm gjerman mbërrin të mërkurën ( 19.09.2018 ) në Tiranë, për një vizitë zyrtare në kuadër të një turi ballkanik, të nisur në fillim të kësaj jave ...

  • Shqipëri: Dita e parë e shkollës, emocione dhe probleme

    17 Shtator, 2018

    shkollaNë Shqipëri nisën sot vitin e ri shkollor 480 mijë nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme.

    Ministria e arsimit deklaroi se programet mësimore janë më të lehtësuara, larg metodave të vjetra.

    Afro 32 mijë fëmijë shkojnë në shkollë për herë të parë, ndërsa 39 mijë maturantë në gjimnaze do të provojnë maturën e re, e cila, sipas ministrisë, është e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"