LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëri, 38 përqind e popullsisë jeton jashtë vendit

    29 Shkurt, 2020

    popullsiaRënia demografike në Shqipëri vijon që prej 3 dekadash, pas rrëzimit të regjimit komunist. Komponenti kryesor është emigracioni dhe lindshmëria që ka rënë me 65 % që prej vitit 1990. Ndërsa popullsisë së Shqipërisë, për shkak të emigracionit, sot i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale.

    Zyrtarët nuk e shohin me ...

  • U vranë vlla e motër në Rrëshen, reagon Dom Gjergj Meta: Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri

    26 Shkurt, 2020

    Prifti Dom GjergjPrifti Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmë Rrëshenin. Sipas prifit Gjergj Meta një tis(shtresë e hollë) gri ka rënë sot në Rrëshen.

    Përmes fjalive prekëse prifti shkruan se: Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. ...

  • Tiranë: Frika e koronavirusit shkarkohet mbi farmacitë

    25 Shkurt, 2020

    FarmaciNë Shqipëri, mijëra qytetarë iu drejtuan farmacive për të siguruar maska dhe pajisje të tjera për të parandaluar prekjen nga korona-virusi.

    Farmacistët pohojnë se po bëjnë maksimumin, ndonëse shqetësimi i qytetarëve është i lartë.

    Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për disa raste të abuzimit me çmimet e farmacive, ndërkohë që ekziston një shqetësim i lartë i publikut për koronavirusin.

    Pas mjekëve, që ...

  • Shqipëria shton masat përballë koronavirusit në portet detare e ajrore

    23 Shkurt, 2020

    Shqiperi KoronavirusAutoritetet shëndetësore në Shqipëri pohuan shtimin e masave për të parandaluar hyrjen e koronavirusit në vend.

    Zyrtarët thanë se nuk ka vend për panik dhe se qytetarët duhet t’u besojnë mjekëve në përballimin e këtij rreziku.

    Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se “janë mbajtur nën kontroll gjatë vet-karantinës të gjithë shtetasit ...

  • Itali, zyrtarët: 132 raste me koronavirus

    23 Shkurt, 2020

    Itali KoronavirusNumri i personave të prekur në Itali nga koronavirusi u rrit të dielën. Me dhjetëra raste janë raportuar në Lombardi, një rajon në veri të Italisë që përfshin atë që njihet si kryeqyteti financiar i vendit, Milano.

    Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend me koronavirus ka arritur në 132, bëri të ditur shefi i Mbrojtjes Civile ...

  • Koronavirusi në Itali, Shqipëria do dyfishojë kontrollet në kufi

    22 Shkurt, 2020

    Ogerta ManastirliuPas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

    Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes ...

  • “Ky është momenti”/ Çelja e negociatave, raportuesja e PE-së: Aktorët politikë të bëhen bashkë

    21 Shkurt, 2020

    Raportuesja e PE SantosNë një konferencë për shtyp, raportuesja e Parlamentit Evropian, Isabel Santos u shpreh se për të munduar çeljen e negociatave për Shqipërinë duhet që të gjithë aktorët politikë të bëhen bashkë.

    “Kemi nevojë për sinjale të mira dhe të forta që të ecim përpara në këtë proces anëtarësimi. Ne të gjithë duam çeljen e negociatave dhe ...

  • Fshati që serbët nuk i prishën dot bukurinë dhe traditën, Rabdishti Peshkopisë

    21 Shkurt, 2020

    Keni shkuar ndonjëherë të vizitoni fshatin Rabdisht në Peshkopi?

    Rabdisht PeshkopiHistoria dhe bukuria që do të shihni aty, do t’u zvogëlojë pritshmëritë. Gazetarja Ilnisa Agolli, na tregon se si ky fshat ka qenë një nga qëllimet kryesore të serbëve për ta djegur. Shfarosur!

    Në vitin 1913 dhe 1915. Madje sikur mos mjaftonte, masakra kriminale vijoi dhe më 1918 ndërsa ...

  • “Air Albania” në fokus! Kandidohet si stadiumi i vitit

    21 Shkurt, 2020

    Stadiumi Air AlbaniaStadiumi “Air Albania” është vendosur mes impianteve më prestigjiozë të globit për çmimin si më i miri i vitit 2019.

    Projekti modern në zemër të kryeqytetit shqiptar është vendosur nga portali prestigjioz stadium DB mes 21 më të mirëve në mbarë planetin dhe për të mund të votohet në faqen zyrtare për 4 javët e ardhshme.

    Tifozët ...

  • 1,15 miliardё euro – Dita e solidaritetit me Shqipёrinё

    18 Shkurt, 2020

    Together for AlbaniaAsnjёherё mё parё nuk janё mbledhur kaq fonde nё formё grantesh e kredish nё ndihmё tё Shqipёrisё si kёsaj here nё Konferencёn e Donatorёve nё Bruksel. Nё sinjal inkurajues pёr shqiptarёt, se Europa nuk i harron.

    17 shkurti mund tё quhet dita e solidaritetit tё Europёs me Shqipёrinё. Asnjёherё mё parё nuk ishin bёrё bashkё kaq krerё shtetesh, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"