LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Krerët e shtetit në radhë për të dëshmuar, Meta: Videoja e Tomës nuk është provë

    6 Mars, 2015

    I pari që kaloi pragun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. I thirrur nga Akuza për të dhënë deklaratat e tij mbi çështjen “Doshi”, Meta foli para prokurorëve nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 9 e 30. Në dalje të institucionit, i akuzuari kryesor nga deputeti Tom Doshi se kishte porositur vrasjen e tij u shpreh para mediave se nuk ka asnjë ...

  • Çështja Doshi, pyeten Meta, Rama e Tahiri

    6 Mars, 2015

    Drejtuesit e lartë shtetërorë paraqiten në prokurori. Meta: Gati të ballafaqohem dhe me Doshin e BerishënNë Shqipëri kryetari i Parlamentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhanë shpjegimet e tyre sot përpara prokurorëve që po hetojnë mbi deklarimet e deputetit Tom Doshi, sipas të cilave ndaj tij kishte patur një plan për ta vrarë dhe se urdhëruesi kishte qenë zoti Meta. Thirrja e tyre ...

  • Tom Doshi publikon videon “bombë”. Deputeti bashkë me videon, në Prokurori

    5 Mars, 2015

    Deputeti Tom Doshi këtë të enjte u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje e për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me hetimet e nisura për dyshimet se ndaj tij ka patur një tentativë për ta vrarë. Për këtë shtohet se është dorëzuar pranë organit të akuzës edhe një video nga deputeti, thanë burimet, në të cilën shfaqet personi që sipas Doshit kishte ...

  • Rama: E gjithë historia një farsë

    5 Mars, 2015

    Maxhoranca nuk u përfshi në debatet parlamentare të dominuara nga ish-kryeministri Sali Berisha me kryeparlamentarin Ilir Meta. I vetmi që replikoi me Berishën ishte deputeti Paulin Sterkaj.
    “Kjo ishte një shfaqje shumë e trishtueshme, në të cilën janë përfshirë një ‘tufë politikejsh dhe rrugeçërish’. Kostoja e këtyre sjelljeve është e shqiptarëve, të cilët presin të dëgjojnë për reformat, për ligjet, për të cilat ka nevoje procesi i reformave dhe ...

  • Tahiri: E vërteta për Tom Doshin. Verifikuam çdo version, asnjë provë

    4 Mars, 2015

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë hollësi për hetimin e deritanishëm për akuzat e deputetit Tom Doshi, pretendimeve të tij lidhur me një komplot të mundshëm, me porosi të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe së fundmi edhe dëshmive të Durim Banit, i cili tha para prokurorëve se historia është e sajuar me kërkesë të deputetit Doshi. Tahiri vuri në dukje që në ...

  • Dëshmitari: Më paguan për të luajtur rolin sipas versionit të Tom Doshit

    4 Mars, 2015

    Ka marrë një kthesë tjetër historia e denoncimit “bombë” të deputetit Tom Doshi, që tronditi politikën shqiptare. Personi i arrestuar si atentatori i pretenduar ndaj Doshit dhe Fufit, Durim Bami, në deshmitë e para ka hedhur poshtë versionin e deputetit duke pohuar madje se ai është paguar për të luajtuar këtë rol.Bami i ka mohuar të gjitha thëniet e tij në videon që deputeti Tom Doshi ka folur dy ditë ...

  • Shqipëri-Serbi: Të rritet bashkëpunimi

    4 Mars, 2015

    Zonja Maja Gojkovic në Tiranë, vizita e parë e një kryetari të parlamentit serb: Të punojmë për cështjet e përbashkëta. Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta: Shqiptarët e Luginës së Preshevës gur themeltar në marrëdhëniet tonaShqipëria dhe Serbia angazhohen të forcojnë bashkëpunimin me tyre. Kjo u deklarua sot nga kryetarët e parlamenteve të të dy vendeve në përfundim të takimit mes tyre në Tiranë.

    Kryetarja e parlamentit të Serbisë Maja Gojkovic ...

  • Debat i ashpër pas përjashtimit të Tom Doshit nga Partia Socialiste

    3 Mars, 2015

    Partia Socialiste në Shqipëri ka përjashtuar deputetin Tom Doshi nga rradhët e saj. Mbledhja e grupit parlamentar ku u morr vendimi erdhi pas akuzave që zoti Doshi bëri ditë më parë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe shumicës në Kuvendin e Shqipërisë.“Kur të flas unë më tepër do t’i dridhen themelet shumicës dhe qeverisë. Edi Rama është mosmirënjohës dhe bukshkalë, për mua dhe të gjithë ata që e votuan ...

  • SHBA mirëpresin vendimin për Tom Doshin

    2 Mars, 2015

    Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, thuhet se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, e marrin seriozisht kërcënimin e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Deklarata u bën thirrje të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë ...

  • Tom Doshi përjashtohet nga grupi i PS-së

    2 Mars, 2015

    Vendimi pas akuzave që deputeti bëri javën e shkuar. Kryeministri Rama: Eshtë i lirë t’i provojë para drejtësisë. Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe deputetit demokrat Mhill FufiNë Shqipëri, grupi parlamentar i Partisë socialiste vendosi sot të përjashtojë nga radhët e veta deputetin Tom Doshi, pas akuzave të këtij të fundit javën e shkuar se i kishte shpallur luftë kryeministrit Edi Rama dhe se do të trondiste shumicën ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"