LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Publikohen përgjime të prokurorisë

    12 Janar, 2016

    artan hoxhaGazetari i News24 nxjerr dokumentat e organit të akuzës dhe bisedat e përgjuara gjatë hetimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, mes tyre dhe mesazhe e komunikime me kreun e LSI-së Ilir Meta

    Që prej vitit 2008 biznesmeni Katriot Ismailaj ishte nën hetim nga prokuroria nën dyshimin e pastrimit të parave. Në rrugë zyrtare telefoni i tij ishte vënë në përgjim. Sipas ...

  • Moratorium 10-vjeçar kundër prerjes së pyjeve

    11 Janar, 2016

    edi ramaMoratoriumin 10-vjeçar për të mos shfrytëzuar pyjet, Kryeministri Edi Rama e cilësoi një hap tjetër për mbrojtjen e natyrës dhe shmangien e shkatërrimit të mëtejshëm të saj.

    “Shkatërrimi i pyjeve, i shtretërve të lumenjve, shfrytëzimi barbar për lëndë drusore dhe ndërtim dhe shkatërrimi i infrastrukturës mbrojtëse, na ka sjellë vit pas viti në buzë ...

  • Përmbytjet shkatërrojnë ura dhe rrugë, harta e dëmeve

    8 Janar, 2016

    PermbytjetPasi përjetuan 24 orë të vështira nën reshjet e dendura të shiut, që sollën pasoja pothuajse në gjithë vendin, ditën e djeshme shqiptarët u “zgjuan” me sytë nga qielli me shpresë për një përmirësim të kushteve të motit. Por reshjet e dendura të shiut vijuan edhe gjatë gjithë ditës së djeshme duke krijuar probleme të mëdha. Një pjesë e ...

  • Drejtësia, Nishani: Tryezë politike për Reformën

    8 Janar, 2016

    “Lidershipi politik duhet të përcaktojë zyrtarisht piketat ku duhet të kalojë ky proces pa devijuar”. Propozimi i Presidentit ndërsa palët kanë rënë dakort për t’u mbështetur te Komisioni i Venecias.

    Bujar NishaniPresidenti Bujar Nishani propozoi mbrëmë që vijimi i procesit të reformës në Drejtësi të përcaktohet nga drejtuesit politik në vend. Në fjalimin e mbajtur gjatë pritjes tradicionale të fillim vitit ...

  • ARRSH raporton për situatën e rrugëve në vend

    8 Janar, 2016

    rruga-dheratReshjet e dendura të shiut dhe dëborës në zonat malore kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Autoriteti Rrugor njoftoi këtë të premte mbi gjendjen e akseve rrugore kryesore në vend.

    ARRSH thotë se nga komunikimi me Drejtorinë Rajonale të Veriut, vazhdon të jetë i bllokuar aksi Qafë-Shllak – Fierzë për shkak të shkëputjes së bazamentit të ...

  • Tërbohet moti, shirat “pushtojnë” Shqipërinë

    7 Janar, 2016

    permbytje rrugetShqipëria nën ujë. Sërish e njëjta histori, sa herë bie shi! Lumenjtë kërcënojnë gjithë vendin, e prurjet janë të mëdha. Situata kaotike në disa rrethe të vendit, ndërsa Tirana për gjatë gjithë ditës së djeshme ka qenë e kërcënuar seriozisht nga dy lumenjtë e saj, Lana dhe lumi i Tiranës. Tek i pari natyrshëm mblidhen gjithë ujërat e ...

  • ARRSH: Situata e rrugëve nga përmbytjet

    6 Janar, 2016

    permbytje-laprakeAutoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë informacion mbi gjendje e rrugëve pas reshjeve të shumta në vend, që kanë nisur nga dje.

    Më poshtë, situata për të gjitha qarqet e vendit:

    Tiranë – Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht. Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena +  Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht. Në gadishmeri ...

  • Rreziku nga përmbytjet, MB: Policia në terren, ja situata deri në mesditë

    6 Janar, 2016

    permbytjet 1Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Situata vijon të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, e cila po koordinon veprimet me të gjitha Institucionet dhe strukturat operacionale në terren. Forcat e FNSH-së në gjithë vendin janë në terren në ndihmë të banorëve.

    Situata deri në orën ...

  • Rajonet më të prekura nga përkeqësimi i motit

    6 Janar, 2016

    shiShtimi i sasisë së reshjeve gjatë 12 orëve të fundit ka bërë që autoritetet të njoftojnë qytetarët rreth situatës së pritshme meteorologjike, duke i këshilluar të bëjnë kujdes në disa zona të caktuara.

    Ministria e Punëve të Brendshme, me anë të një njoftimi për shtyp, informon qytetarët se gjatë ditës së sotme, sipas buletineve meteorologjike, pritet të ketë një përkeqësim ...

  • Situata deri në mesditë, MPB: Evakuohen 25 familje në Babrru të Tiranës

    6 Janar, 2016

    permbytjetMinistria e Brendshme ka bërë të ditur të dhënat deri në mesditë të situatës në të gjithë vendin, ku prezenca e ujit është vënë re në mjaft zona, si në Tiranë, Lezhë etj.

    Sipas MPB-së, në Babrru janë evakuar 25 familje pasi shtëpitë e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet. Në Paskuqan është çarë tubacioni i ujit ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"