LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Japonia, së shpejti me ambasadë në Tiranë

    29 Mars, 2016

    Bushati-JaponiSë shpejti Japonia do të ketë ambasadën e vet në Tiranë.

    Dhoma e Lartë Japoneze ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2016, ku parashikohet nga pikëpamja financiare ligjore hapja e ambasadës në Tiranë më 1 janar 2017.

    Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme, sipas së cilës një vit më parë, gjatë vizitës zyrtare të ministrit Ditmir Bushati në ...

  • Të rinjtë kënaqin De Biasin. Fitore në Luksemburg, golat nga Sadiku dhe Cikalleshi

    29 Mars, 2016

    luksemburg shqiperiLojtarët rezervë dhe të rinjtë që duan të jenë pjesë e kuqezinjve në Euro 2016 i kthejnë buzëqeshjen trajnerit De Biasi në Luksemburg. Kuqezinjtë tanë fituan 2-0 ndaj modestëve të drejtuar nga Luk Holtz në një stadium ku kishte më shumë tifozë kuqezi sesa vendas.

    Edhe pse me një formacion të rinovuar, kuqezinjtë dominuan ...

  • Ndalohen protestuesit e PD, Basha: Shteti antiligjor nuk do të na ndalë

    28 Mars, 2016

    bashaKryetari i PD, Lulzim Basha, pasi ka vizituar anëtarin e PD, Ndriçim Babasi dhe protestuesit e tjerë të ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka riakuzuar kryeministrin Rama se po përdor policinë për qëllimet e tij kriminale, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo ligj.

    “Sot provuam se regjimi i Edi Ramës është antikushtetues ...

  • Shqiptarët e mëdhenj të Stambollit dhe otomanët e Shqipërisë

    28 Mars, 2016

    hoxhe tahsiniKonfliktet e egra me frymëzim fetar si këto që po shtillen këto kohët e fundit, e bëjnë më të ngutshme nevojën e refleksionit sidomos për ne shqiptarët që kështu të ndarë siç jemi, ka rrezik të bëhemi shënjestër e frymëzimit radikal islamik. Këto kohë kam studiuar nga afër veprimtarinë e Hoxha Tahsinit, Jani Vretos, Kristoforidhit e ...

  • Doda: Të krijohet shteti-komb shqiptar, ndryshe Ballkani s’do të jetë i qetë

    26 Mars, 2016

    Deputetja e PDIU-së me 8 deputetë, e njohur si “Partia e Çamëve”, e krahasoi gjendjen në Luginë të Preshevës me genocidin grek në Çamëri, pa lënë mënjanë brengën për shqiptarët në shtetin maqedonas

    Mesila-DodaPartia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkoi bashkimin kombëtar pavarësisht formës dhe rrugës që duhet të ndiqet.

    Deputetja Mesila Doda tha se pa krijuar shtetin-komb shqiptar qoftë edhe ...

  • Dy HEC-et u shitën, por huaja e marrë për rehabilitimin e tyre do edhe 28 vjet të paguhet

    25 Mars, 2016

    bisrica-hecHEC-et “Bistrica 1” dhe “Bistrica 2”, i janë shitur në  maj të 2013-s, në masën e 100% të kapitalit, shoqërisë “Kurum International”. Vlera e shitjes ishte 52 milionë euro. Ndërkohë në vitet 1999-2011 nga shteti shqiptar, në këtë vepër, për rehabilitimin e plotë të saj, është financuar rreth 21 milionë euro, shumë kjo e marrë hua nga shteti. Edhe pse ...

  • Reforma në drejtësi, Rama: PD-ja kërcen si prifti nga belaja

    25 Mars, 2016

    ramaKryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me reformën në drejtësi dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Rama shprehet se PD-ja kërcen si prifti nga belaja për reformën në drejtësi, të cilën në të vërtetë nuk e do, por i duhet të bëjë sikur e do.

    “Vajmedet PD, që ...

  • Takimi Rama-Meta, Vasili: Për të avancuar reformën në drejtësi

    25 Mars, 2016

    vasiliKryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një bashkëbisedim me mediat pasditen e së premtes ka deklaruar se takimi i grupit qeveritar të koordinimit ka patur në fokus ecurinë për reformën në drejtësi.

    “Kryesisht vëmendja ishte për të rritur intensitetin e ecjes përpara të reformës në drejtësi. Në sensin e qenies sa më ...

  • Procesi kundër gazetarëve kritikë në Turqi

    25 Mars, 2016

    gazetar turqiNë Stamboll duhet të përgjigjen sot në gjyq kryeredaktori dhe drejtori i zyrës në Ankara i gazetës “Cumhuriyet”. Një goditje tjetër kundër lirisë së mediave në Turqi, thonë kritikët.

    Spiunim, bërje publike e sekretit të shtetit, përgatitje e aktiviteteve kundër shtetit dhe bashkëveprim me grupet terroriste – këto janë fajësimet në aktakuzën kundër Can Dündar, kryeredaktor i gazetës kritike ...

  • Arrihet marrëveshja, Byroja e Hetimit do të varet nga Prokuroria Speciale

    23 Mars, 2016

    Komisioni-i-DrejtesiseByroja Kombëtare e Hetimit do të jetë në varësinë e Prokurorisë Speciale. Mësohet se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës është arritur gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për reformën për drejtësi.

    Palët ranë dakord që Byroja e Hetimit të kalojë në varësinë e Prokurorisë Speciale, që nuk do të ketë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme, por nga Këshilli i Lartë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"