LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • “Ekonomia shqiptare pritet të tkurret në 7.5% këtë vit”, FMN: Ruani rezerva për një pandemi më të rëndë

    29 Shtator, 2020

    fmnFondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një deklaratë përmbyllëse të ekipit të Misionit të Monitorimit Pas Programit për shpërndarje të menjëhershme.

    FMN në këtë deklaratë të fundit pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë vit, nga -5% që ishte pritshmëria në prill.

    Sipas raportit të tyre, parashikohet që ekonomia ...

  • Virozat e stinës dhe Covid-19 / Apeli i Tritan Kalos: Bëni kujdes! Ja si të mos ngatërroni…

    28 Shtator, 2020

    tritan-kaloMjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, më anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim të rëndësishëm lidhur me virozat e ndërrimit të stinës dhe virusin vdekjeprurës, Covid-19.

    Kalo fillimisht ka bërë një përmbledhje të situatës epidemiologjike që pritet në vendin tonë ndërsa shton se stina e vjeshtës sjell krahas rizgjimit të infeksioneve me COVID-19 ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 124 raste të reja, 3 humbje jete dhe 70 të shëruar

    25 Shtator, 2020

    Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 808 testime dhe janë konfirmuar 124 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:
    57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në ...

  • Pas shumë muajsh asnjë të vdekur nga COVID-19, 134 të prekur e 100 të shëruar

    24 Shtator, 2020

    Ministria e shendetesiseGjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë humbje jete në vendin tonë nga pandemia e COVID-19, pas shumë muajsh, ndërsa janë prekur 134 persona.

    Në 24 orët e fundit  janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

    Sipas ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarja ...

  • Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter godet Cërrikun! Ndihet në Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier

    24 Shtator, 2020

    termetiiiGjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me Magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.

    Sipas IGJEUM rreth orës 01:25:10 është  regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me ...
  • Tiranë: Debate mbi procesin e integrimit, shqyrtohen 15 rekomandimet e BE-së

    24 Shtator, 2020

    KKIEUNë Tiranë, komisioni parlamentar për integrimin europian miratoi sot një projekt – rezolutë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Ndërsa në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian pati debate të ashpra mes opozitës dhe shumicës mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe të drejtat e njeriut.

    Përfaqësues të opozitës theksuan se 15 rekomandimet e BE-së nuk janë plotësuar ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 97 të shëruar, 121 raste të reja dhe 3 humbje jete

    23 Shtator, 2020

    Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ju informon se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19.
    Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.
    Shpërndarja gjeografike ...

  • Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura, Manastirliu: Kemi rritur me 50% kapacitetet në terapinë intensive

    23 Shtator, 2020

    Ogerta Manastirliu Peter Zingraf“Kapacitetet e terapisë intensive në aparatura jetë-shpëtuese janë rritur me 50% për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19”. Deklarata u bë nga Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 10 respiratorëve të rinj nga ambasadori gjerman në Tiranë, në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.
    Duke e vlerësuar si një ndihmë në kohën e ...

  • Zyrtarisht në vjeshtë/ Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

    23 Shtator, 2020

    reshjeShqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 11°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 29°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 28°C.

    Era do të fryejë ...

  • Tërmet në vendin tonë, lëkundjet me magnidtudë 3.5

    23 Shtator, 2020

    termetiNjë tërmet ka lëkundur vendin tonë dhe mësohet se epiqendra ishte në Detin Adriatik 11 kilometra në Veriperëndim të Durrësit dhe 36 kilometra nga Tirana. Thellësia e këtij tërmeti me Magnitude 3.5 të shkallë Richter ishte 30 kilometra.

    Ndërkohë ESMC i ka konsideruar lëkundjet të shkallës 3.

    tch

Qendra Informative Shqiptare "Liria"