LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Ambasada e SHBA në Tiranë, thirrje për qetësi

    21 Qershor, 2019

    USA AmbasadaShtetet e Bashkuara bënë thirrje për sundim të ligjit dhe për “sigurinë e procesit zgjedhor”, ndërkohë që bënë gjithashtu thirrje për qetësi në protestën që opozita në Shqipëri planifikon të mbajë të premten në mbrëmje.

    Në një koment në Twitter të enjten mbrëma, ambasada e SHBA në Tiranë shkruante:

    “Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim ...

  • Shqipëria në krizë të thellë demokratike

    21 Qershor, 2019

    parlamenti RamaPërpjekjet e bëra nga Gjermania për afrim mes pozitës e opozitës shqiptare deri tani kanë qenë të pasuksesshme. Socialistët nuk lëvizin nga vendimi i tyre për të shkuar në zgjedhje, ndërkohë kriza në vend po thellohet.

    Më 30 qershor në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje lokale. Trazirat janë të sigurta. Një ide të parë për atë çka mund të ndodhë ...

  • Tiranë: Përgjimet e publikuara nga gazeta Bild dhe reagimet e analistëve

    21 Qershor, 2019

    AnalistPërgjimet e fundit te publikuara nga gazeta gjermane “Bild” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit qytetar si dhe studiuesve të çështjeve politike.

    Në to dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të qeverisë Rama, që bisedojnë me policë, biznesmenë dhe persona të dyshuar në veprimtari të paligjshme në Dibër për maksimalizim rezultatesh zgjedhore përmes presioneve dhe blerjes së votave.

    Në ...

  • Trafiku njerëzor, DASH: Shqipëria dhe Kosova ende në nivel të dytë

    21 Qershor, 2019

    Raporti trafiku i njerezveNjë raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikun e qënieve njerëzore i publikuar të enjten, e klasifikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë, duke thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për këtë qëllim.

    Qeveria, thuhet në raport, ...

  • BE: Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor

    19 Qershor, 2019

    BEMinistrat e vendeve anëtare të BE-së e shtynë vendimin rreth çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut “më së largu deri në tetor”, siç u shpreh Johanes Hahn, komisionari i BE-së për zgjerimin.

    Në takimin e ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg (18.06) u theksua, se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë vendim rreth çeljes apo ...

  • BE lë ende në tension Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    19 Qershor, 2019

    flamujt ALB RMVMinistrat e Jashtëm të BE nuk kanë përmendur datë konkrete për dy vendet aspirante për në BE, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Por në vjeshtë mund të diskutohet për këtë. Ndoshta. Gjermania ngurron, thotë Bernd Riegert.

    Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të kenë ende durim. Në tetor ministrat përkatës të BE-së mund të vendosin për ...

  • Shkodër, opozita përplaset me policinë, digjet KZAZ-ja në shkollë

    19 Qershor, 2019

    KZAZ AlbaniaMbështetës të opozitës, së bashku me punonjës të Bashkisë së Shkodrës dhe ish deputetë të PD-së, u mblodhën të martën mbrëma në oborrin e Shkollës se Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës dhe, pas disa minuta konfrontimi me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i ...

  • Hapja e bisedimeve me BE, vendimi për Tiranën e Shkupin në tetor

    19 Qershor, 2019

    HahnMinistrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian e shtynë për në muajin Tetor marrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke rënë dakord për tekstin që i propozohet kryetarëve të shteteve që do të takohen në mbledhjen e Këshillit më 20-21 Qershor.

    Shtyrja për në vjeshtë ishte e pritshme, ...

  • Sulmohen KZAZ-të/ Në Tropojë, pushtohen nga militantët e PD. Tension edhe në Shkodër e Lezhë

    18 Qershor, 2019

    tropojeIncidenti më i rëndë që prej çdekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti ndodhi në Tropojë. Siç raportohet disa persona kanë hyrë në KZAZ-në numër 9 duke larguar materialet zgjedhore. Banorët kanë dërguar në Top Channel video nga çastet kur në mjediset e KZAZ hyn një turmë me njerëz që thërrisnin “Rama ik”.

    Tensionet vazhduan edhe në Shkodër ...
  • „NZZ“: Modeli i BE për zgjerimin has në Ballkan në limite

    18 Qershor, 2019

    gazetat DEBild Zeitung boton një artikull, ku bën fjalë për manipulim zgjedhjesh më 2017 në Shqipëri. NZZ analizon procesin e afrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

    Bild Zeitung boton një artikull, ku bën fjalë për manipulim zgjedhjesh më 2017 në Shqipëri​ duke i bashkangjitur edhe protokolle nga përgjime telefonatash. Ndërsa „Neue Zürcher Zeitung” i kushton një analizë procesit të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"