LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Top Talk/ Financimet greke, Kocaqi: “Zien” Athina, hesht Tirana

    23 Tetor, 2018

    helena kocaqiSkandali i financimeve greke ka tronditur opinionin dhe politikën në Greqi. Opozita greke kërkon zgjerim hetimesh për sasinë dhe destinacionin e parave, ndërsa në vendin tonë nuk ka asnjë reagim.

    Profesoresha e Shkencave Politike, Helena Kocaqi, e ftuar në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi në lidhje me financimet greke se “çdo shtet që i thotë ...

  • “Zgjidhja”: Të ndalohen fondet e fshehta që vijnë nga jashtë për komunitetet fetare!

    23 Tetor, 2018

    k.kokedhimaPartia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima ka kërkuar sot nga qeveria shqiptare që të bëjë transparencë për fondet e komuniteteve fetare që merren nga jashtë, pas informacioneve se ministria greke bënte pagesa sekrete për kishën ortodokse.

    “Zgjidhja” ngre pyetjet “përse jepen këto para, që të mos bëhen meshat në gjuhën shqipe? Që të ndryshojë statuti i Kishës Autoqefale që ...

  • Ankaraja ndalon Athinën. Cavusoglu: Nuk lejojmë zgjerim të ujërave greke

    23 Tetor, 2018

    cavusogluAnkaraja i është kundërvënë sërish Athinës, pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili ndërsa dorëzonte mandatin tha se Greqia do të zgjerojë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, duke filluar nga ishulli Otonos e deri në Kythira, e në vazhdim deri në përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Egjiptin.

    Ministri i Jashtëm turk, Mevlut ...

  • Top Talk/ Doda për financimet greke: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

    23 Tetor, 2018

    mensila dodaSekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda kërkoi nga Presidenti Ilir Meta në studion e “Top Talk” që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me çështjen e financimeve greke.

    “Nuk ka qenë vetëm Ministria e Jashtme greke që ka dhënë fonde. Edhe ministritë e tjera kanë fondet e tyre, kështu që shifra është shumë e madhe. Është ...

  • Studimi, ndryshojnë tendencat e emigrimit të shqiptarëve: 52% mendojnë largimin

    20 Tetor, 2018

    shpernguljetMë shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte në vendet më të pasura dhe me shkollim më të mirë, tregoi një studim i publikuar ditën e premte.

    Studimi, i udhëhequr nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi, zbuloi se migrimi potencial i vendit ishte rritur nga 44 përqind në 2007-ën, në ...

  • Kotzias dorëzon “stafetën”: Zgjerojmë ujërat territorialë në Perëndim

    20 Tetor, 2018

    KotziasGreqia është gati të zgjerojë ujërat e saj territorialë në krahun perëndimor, nga 6 në 12 milje detare.

    Ky është njoftimi i ish-ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i dhënë këtë të shtunë gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit ministror te kryeministri Alexis Tsipras.

    Njoftimi, në fakt, zgjeron zonën detare nga ishujt Diapontia, një grup ishujsh të vegjël në detin Jon, ...

  • Top Channel Exclusive: Greqia financon portale në Shqipëri

    19 Tetor, 2018

    Top Channel mëson se Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

    Ky lajm po diskutohet nga burime që tregojnë detajet e largimit të ministrit të jashtëm Niko Kotzias nga qeveria.

    Pas dorëheqjes flitet edhe për një një skandal financiar, pasi sherri mes tij dhe ministrit të mbrojtjes Panos Kamenos ka ndodhur për shkak të parave që financohen në Shqipëri për mediat, gazetarë, ...

  • Turqia kërkon mbylljen e aktiviteteve të FETO-s në Shqipëri

    19 Tetor, 2018

    CavusogluNë Shqipëri, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu përsëriti sot kërkesën drejtuar autoriteteve shqiptare për bllokimin e aktivitetit të strukturave të organizatës FETO, të Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja dhe si përgjegjës për tentativën e grushtit të shtetit 2 vjet më parë.

    Sipas shefit të diplomacisë turke, “në Shqipëri ka një strukturë fetoiste tepër serioze të shtrirë në ...

  • TAP, nisin punimet për tubacionet nën det

    19 Tetor, 2018

    TAPGazjellësi TransAdriatik Pipeline (TAP) nisi sot punimet për realizimin e pjesës ndoshta më të vështirë të projektit, atë të instalimit të tubave të cilët do të kalojnë nën detin Adriatik për të lidhur kështu segmentin shqiptar të gazsjellësit me atë italian. Në një ceremoni të zhvilluar në Fier, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati tha se “ky është ...

  • OSBE e shqetësuar për portalet shqiptare

    18 Tetor, 2018

    OSCE DesirPërfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, shprehu të enjten shqetësimin pas lajmërimit për një sistem të ri regjistrimi për 44 faqe interneti në Shqipëri dhe mbylljen e mundshme të tyre.

    “Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"