LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Mali i Zi paralajmëron për mur kufitar me Shqipërinë

    21 Maj, 2018

    BozhajeMali i Zi nuk e përjashton mundësinë e ndërtimit të një muri me tela në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar kalimin e emigrantëve ilegalë. Kështu ka deklaruar këtë të dielë një zyrtar i qeverisë malazeze. Për shkak të fluksit të emigrantëve ilegalë, kryesisht sirianë, që kalojnë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, po mendohet të ndërmerren masa ...

  • Opozita publikon identitetin e dëshmitarit kundër vëllait të ministrit të Brendshëm

    18 Maj, 2018

    87DFEF1A-2A27-48BE-BC7Albert VeliuNë Tiranë, Partia Demokratike e opozitës publikoi identitetin dhe dëshmitë e bashkëpunëtorit, që kreu audio-regjistrimin me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të brendshëm, ku pretendohet riaktivizimi i tij në veprimtari kriminale dhe trafiqe narkotikësh.

    Opozita e ndërmori këtë hap pas deklaratave të qeverisë se përgjimet ishin të manipuluara dhe synonin destabilizimin e vendit.

    Dëshmitari, Albert Veliu, garantoi se zëri në ...

  • BE-ja premton ardhmëri evropiane për Ballkanin Perëndimor

    18 Maj, 2018

    SofjeBashkimi Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, i dhanë fund takimit të lartë në Sofje me një deklaratë për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për migrimet.Raportuesi për Shqipërinë Frei: “Përballë ligjit duhet të jenë të gjithë njësoj” 18 Maj, 2018

    FreiTë enjten u mblodh në Berlin grupi i punës i deputetëve të CDU/CSU, që merret me Ballkanin Perëndimor. Ai do të vendosë për çeljen e negociatave me Shqipërinë në BE. Një intervistë me raportuesin për Shqipërinë.

    DW (shqip): Zoti Frei, deri tani grupi i punës i deputetëve të CDU/CSU në Bundestag nuk është shprehur qartë pro ose kundër çeljes së negociatave të ...

  • Debati për nenin e ekstradimit, reagon BE

    17 Maj, 2018

    BENë Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e nenit për ekstradimet në Kodin e Procedurës Penale. Duke ju përgjigjur interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë çështje, duke qenë se i gjithë procesi i Reformës në Drejtësi dhe paketa e ligjeve shoqëruese u asistua ngushtësisht dhe nga misioni europian Euralius, Delegacioni ...

  • Rama: Akuzat për Xhafajn, një akt mashtrimi

    17 Maj, 2018

    RamaNë Shqipëri, kryeministri Edi Rama i cilësoi sot një “maskaradë me synime destabilizuese”, sulmet dhe akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me vëllanë e tij, i arrestuar në Itali në vitin 2002 dhe më pas i dënuar me vendim të formës së prerë në vitin 2012 nga Gjykata italiane e Kasacionit, me 7 vjet e ...

  • Berlin: Diskutim për Shqipërinë në Bundestag

    17 Maj, 2018

    Bundestagu ShqiperiaNë një tryezë të rrumbullakët në ambientet e Parlamentit Gjerman u debatua rreth hapjes së negociatave me Shqipërinë. Debati nxorri në pah dallimet mes partive të koalicionit qeverisës.

    Po të qe për socialdemokratin Michael Roth, ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme  të Gjermanisë, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të çelen sa më ...

  • Raporti i CIA-s: Mjedisi i biznesit në Shqipëri, i varfër!

    10 Maj, 2018

    raporti ciaMjedisi i biznesit në Shqipëri, për Agjencinë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) nuk mund të përkufizohet ndryshe përveçse i varfër.

    Në raportin e saj lidhur me zhvillimet ekonomike të vitit të kaluar, CIA thekson se, që nga viti 2014, ekonomia shqiptare është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme, por lidhjet e ngushta të tregtisë, remitancave dhe sektorit bankar me Greqinë ...

  • Nismë për të ndaluar qeset plastike në mbarë vendin

    9 Maj, 2018

    Blendi KlosiNismat ndërgjegjësuese për qytetarët që të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike për të ulur ndotjen në mjedis, deri më tani kanë qenë të përqendruara kryesisht në Tiranë.

    Qeveria synon që ashtu si në kryeqytet, ta shtrijë në gjithë Shqipërinë një fushatë të tillë.

    “Do të nisë një fushatë dymujore për të ndërgjegjësuar shoqërinë që të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike ...

  • DIHA: Shqipëria ka përmirësuar klimën e biznesit

    9 Maj, 2018

    DIHAShoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë prezantoi në Shqipëri rezultatet e një anketimi mbi biznesin. Përmirësime ka, por kërkohet më shumë kualifikim i fuqisë punëtore.

    DIHA-Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri – është zëri i biznesit gjerman në Shqipëri. Rezultatet e një anketimi me kompanitë anëtare të DIHA, të kryer në muajt e parë të këtij viti, të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"