LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëri: Dita e parë e shkollës, emocione dhe probleme

    17 Shtator, 2018

    shkollaNë Shqipëri nisën sot vitin e ri shkollor 480 mijë nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme.

    Ministria e arsimit deklaroi se programet mësimore janë më të lehtësuara, larg metodave të vjetra.

    Afro 32 mijë fëmijë shkojnë në shkollë për herë të parë, ndërsa 39 mijë maturantë në gjimnaze do të provojnë maturën e re, e cila, sipas ministrisë, është e ...

  • Avioni i parë i “Air Albania” ulet në Rinas, Rama: Nisi një epokë e re

    14 Shtator, 2018

    Air AlbaniaAvioni i parë i “Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, u ul pasditen e së premtes në aeroportin e Rinasit, Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar.

    Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

    Në qershor të këtij viti, ...

  • Shqipëri: Të hetohen apo jo pasuritë e familjarëvë të politikanëve?

    14 Shtator, 2018

    korrupsioniPartia Demokratike në opozitë kërkon bërjen e vettingut edhe në politikë në Shqipëri. PS e mbështet parimisht nismën për vettingun, por me kusht që të përfshihen edhe pasuritë e anëtarëve të familjes së politikanëve.

    Në  Indeksin e Korrupsionit – 2017 të Transparency International për 180 vende të botës, rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton me nivel të lartë korrupsioni. Në një ...

  • “Top Talk”, Tabaku: Edhe me garë të hapur, kundër prishjes së Teatrit

    12 Shtator, 2018

    top talk TabakuE ftuara e kësaj të mërkure në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, në Top Channel, ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, biseda me të cilën është fokusuar fillimisht te çështja e Teatrit Kombëtar dhe përfshirja e Komisionit Europian në të.

    Pas reagimit të deputetit Eduard Shalsi, i cili në emër të mazhorancës tha se ...

  • Digjitalizimi, detyrim europian. Ligji u miratua në 2012. Shqipëria u kritikua për vonesën

    12 Shtator, 2018

    Ndërprerja e transmetimeve televizive në sistemin analog dhe kalimi i tyre në digjital është një proces i detyrueshëm për të gjitha vendet europiane, gjithashtu edhe për Shqipërinë, që ka nisur shumë vite më parë.

    “Me marrëveshjen e Gjenevës 06, ITU-ja, një organizëm i Kombeve të Bashkuara që merret me rregullimin e rrjeteve, ka vendosur që teknologjia digjitale do të aplikohet në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje është ratifikuar ...

  • “Magjia” e TAP drejt mbarimit; Investimet e huaja bien me 70 milionë euro

    11 Shtator, 2018

    tapPas rritjes së fortë në tremujorin e parë të vitit, investimet e huaja direkte janë ngadalësuar në periudhën prill-qershor, duke reflektuar faktin që punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP po shkojnë drejt fundit.

    Statistikat e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se në tremujorin e dytë, investimet e huaja direkte ishin 212 milionë euro, me një ...

  • Veliaj: Tirana do të ketë teatër të ri

    7 Shtator, 2018

    veliaj-Tirana do të ketë një teatër të ri kombëtar, ashtu siç ka të reja disa shkolla, sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri apo Parkun Olimpik, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranësm Erjon Veliaj.

    Ai inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi”, ku edhe u shpreh se procesi për ndërtimin e teatrit të ri do të jetë transparent ...

  • Shkodra nën blind / Gjashtë persona të vrarë, 2 të zhdukur, Prokuroria lëshon 4 urdhër – arreste, 20 të shoqëruar

    5 Shtator, 2018

    Shkodra2Policia thuajse ka shkuar e gjitha në Shkodër, me repartet e saj më të specializuara. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Shqiponjat dhe të tjera njësi të njohura të forcave blu ndodhen në qytet. Ata kanë bërë të mundur krehjen e zonës dhe më në fund kemi edhe arrestime, sikundër persona që janë shoqëruar në komisariate.  Prokuroria ka lëshuar 4 ...

  • Porosia e Mogherinit: Të hapen negociatat me Shqipërinë

    3 Shtator, 2018

    MogheriniNë fjalimin e saj të fundit përpara vitit elektoral 2019 për Parlamentin Europian, në Konferencën e përvitshme të Ambasadorëve të BE-së që largohen dhe ata që marrin detyrën nga tani, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka theksuar ndër të tjera se përgjatë këtij viti duhet bërë ende shumë për të ngurtësuar ...

  • Shqipëria nuk prodhon. 100 bizneset më të mëdha, vetëm shërbime, tregti dhe ndërtim

    30 Gusht, 2018

    tiranaRenditja e 100 kompanive më të mëdha dëshmon se ekonomia shqiptare ka një problem të madh strukturor. Ajo nuk prodhon, por dominohet nga bizneset tregtare, ato të ndërtimit si dhe kompanitë e shërbimeve.

    Top Channel publikon listën e 100 bizneseve që realizuan xhiron më të lartë në vitin 2017. Sipas të dhënave të siguruara nga bilancet zyrtare, në total 100 ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"