LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Banka Botërore nxjerr Raportin “Të bësh biznes”

    31 Tetor, 2017

    banka boteroreBanka Botërore publikoi sot raportin kushtuar Europës dhe Azisë Qendrore “Të bësh biznes 2018”, ku për Shqipërinë theksohet se po vijon reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit.

    Në një renditje të përgjithshme prej 190 vendesh, Shqipëria renditet në vendin e 65, krahasuar me vendin 58 të vitit të kaluar.

    Ndërsa ka marrë 68.7 pikë nga 100 maksimale në treguesin ...

  • Fitorja e fundit e Vettingut, Kushtetuesja rrëzon Unionin e Gjyqtarëve

    30 Tetor, 2017

    gjykataaNë ditën që filloi punën, ligji i Vettingut kaloi sërish provën e Gjykatës Kushtetuese.

    Mbledhja me dyer të mbyllura vendosi rrëzimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve, që ankimoi 4 muaj më parë disa nene të ligjit të Vettingut dhe të dy ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, atë të statusit të gjyqtarëve dhe të organeve të qeverisjes së ...

  • Nis procesi i Vettingut, Lu: Ditë shprese për Shqipërinë

    30 Tetor, 2017

    VetinguNjë vit me vonesë nga hyrja në fuqi e Vettingut, godina e re u jep mundësi 3 organeve të ngritura pas ndryshimeve kushtetuese që të nisin punën për filtrimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

    Sipas Kryetares se Kolegjit të Apelimit, vonesat që iu bënë procesit si pasojë e mos krijimit të kuadrit ligjor dhe gjetjes së burimeve njerëzore nuk ...
  • Këtë të dielë rikthehet ora dimërore

    28 Tetor, 2017

    oraNë orën 03.00 të mëngjesit të 29 tetorit, pra, të kësaj të diele akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta pas, çka do të thotë do të mund të flemë në mëngjes një orë më shumë.

    Prej shumë vitesh ndryshimi i orës bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

    Teoria e ndryshimit të ...

  • Tahiri merret në pyetje

    27 Tetor, 2017

    TahiriNë Tiranë, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për lidhje me një grup shqiptar që merrej më trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë, u paraqit sot për herë të parë përpara prokurorëve që po hetojnë ndaj tij

    Zoti Tahiri qëndroi në zyrat e Prokurorisë për Krimet e Rënda për më shumë se dy orë, gjatë së cilave ai ...

  • Çështja Tahiri, Lu: Qytetarët meritojnë të vërtetën

    26 Tetor, 2017

    LuNë Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se “publiku duhet të dijë të vërtetën” për çështjen e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të cilin prokuroria kërkoi nga parlamenti autorizimin për arrestim pasi dyshon për lidhje të tij me vëllezërit shqiptarë Habilaj, njëri prej të cilëve u arrestua javën e shkuar në Itali si pjesë e një ...

  • Jo arrestim por hetime për Saimir Tahirin

    25 Tetor, 2017

    kuvendiParlamenti në Tiranë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas vendimit, opozita braktisi Parlamentin.

    Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë votuan të mërkurën (25/10/ 2017) me votim të hapur për kërkesën e Prokurorisë lidhur me marrjen e autorizimit për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Me 75 vota kundër të maxhorancës socialiste dhe 60 ...

  • Rrëzohet kërkesa për arrestimin e Tahirit

    25 Tetor, 2017

    Po JoNë Shqipëri, me votat e shumicës së majtë parlamenti rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë për marrë autorizimin për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pas dyshimeve për lidhje të tij me vëllezërit shqiptarë Habilaj, pjesë e një organizate krininale italo-shqiptare e cila u godit nga autoritetet italiane në Catania. Për opozitën vendimi i sotëm i shumicës ...

  • Media gjermane: “Orët luksoze të gjykatësve” shqiptarë

    25 Tetor, 2017

    gazetat gjermaneGazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje dekriminalizimit të drejtësisë shqiptare dhe luftës së patundur të një diplomati amerikan.

    Nën artikullin me titull “Orët luksoze të gjykatësve” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” nënvizon se një diplomat amerikan kërkon të dekriminalizojë drejtësinë në Shqipëri. Fjala është në artikullin e medias gjermane për diplomatin amerikan, ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu. ...

  • Llalla: Trafikantët ndihmohen nga kush duhet t’i luftojë

    24 Tetor, 2017

    LlallaNë Shqipëri prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha sot se në shumë raste narkotrafikantët ndihmohen nga individë që kanë për detyrë t’i luftojnë ata. Deklarata e tij vjen në momentin kur prokuroria ka deklaruar se dyshime për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në mbështetje të një organizate italo-shqiptare që trafikonte marijuanë. Zoti Tahiri publikoi sot një ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"