LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Një humbje e ndjeshme për albanologjinë shqiptare

    2 Tetor, 2017

    Robert ElsieRobert Elsie, albanologu dhe përkthyesi i shqipes ndërron jetë në Berlin. Largimi i studiuesit të njohur lë një boshllëk në studimet shqiptare.

    Autor, përkthyes, albanolog. Kështu e karakterizon veten në paraqitjen e tij në internet Robert Elsie. Për ata që e kanë njohur kanadezin me atdhe botën shqiptare, Robert Elsie mbetet më shumë: një studiues i pasionuar, i pazakontë ...

  • Lu: Qeveria t’i shpallë luftë krimit të organizuar

    2 Tetor, 2017

    LuNë Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se është koha që qeveria shqiptare t’i shpallë luftë krimit të organizuar. Duke folur në ceremoninë e 20 vjetorit të Shkollës së Magjistraturës, ambasadori Lu tha se “drejtuesit e krimit në Shqipëri rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht”.

    Ambasadori Lu, citoi raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, kur tha se ...

  • Rritja ekonomike, mbi 4 për qind. Më e larta që prej vitit 2012

    29 Shtator, 2017

    rritja ekonomikeRritja ekonomike kërceu mbi katër përqind në tremujorin e dytë të vitit duke konfirmuar se aktiviteti ekonomik në vend është forcuar më tej.

    Instituti i Statistikave raportoi se prodhimi kombëtar për periudhën prill-qershor u zgjerua me 4.06 përqind më bazë vjetore e udhëhequr nga ndërtimi, industria dhe turizmi.

    Të dhënat historike tregojnë se rimëkëmbja e ...

  • Rama: Masa kundër “grabitqarëve” të administratës

    29 Shtator, 2017

    RamaKryeministri Edi Rama, në një takim me tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, deklaroi se duhen masa kundër grabitqarëve e parazitëve në administratë dhe për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

    “Nëse cënohet sipërmarrësi, fjala duhet të shkojë në majën e piramidës shtetërore dhe në zyrën e kryeministrit. Mos i pranoni ata që vijnë me bluxhinse ...

  • Strukturat e rivlerësimit, miratohet varianti i shumicës

    29 Shtator, 2017

    kuvendi i alNë Shqipëri parlamenti votoi në orët e para të mëngjesit të sotëm për strukturën e institucioneve të cilat janë ngarkuar për realizimin e procesit të rivlerësimit të mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit. Falë votave të saj shumica e majtë kaloi variantin e cili parashikon një personel ndjeshëm të reduktuar në numër krahasuar me kërkesat e ...

  • Zgjedhjet, OSBE/ODIHR: Marrëveshja e 18 majit garantoi garë të lirë

    28 Shtator, 2017

    zgjedhjetOSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin final për zgjedhjet e 25 qershorit, duke vlerësuar arritjen e marrëveshjes politike mes palëve për futjen e opozitës në zgjedhje, në bazë të të cilës garuesit zhvilluan një fushatë të lirë, ku u respektuan  liritë themelore.

    Në raportin e OSBE vlerësohet se marrëveshja politike e 18 majit krijoi ...

  • Greqia, 4 kushte për integrimin. Kotzias: Gabim mbështetja pa kushte

    28 Shtator, 2017

    KotziasMinistri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha paraditen e kësaj të enjteje për televizionin publik grek se është gabuar me mbështetjen pa kushte ndaj Shqipërisë.

    “Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar në BE. Për fat të keq, këto kandidatura u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke”, u shpreh Kotzias.

    Ministri ...

  • Shqipëria dhe Kosova-drejt unifikimit të tregjeve, doganave e selive diplomatike

    28 Shtator, 2017

    rama ramushFokusi i dy qeverive do të jetë fitimi i kohës së humbur. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte në Tiranë për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Kosovës.

    Bashkëpunim më i ngushtë mes dy vendeve, lëvizje e lirë e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, unifikim i tregjeve – janë temat qëndrore të bisedimeve mes dy kryeministrave ...

  • Motoja e Tetorit gjerman 2017: 30 vjet marrëdhënie diplomatike Gjermani – Shqipëri

    28 Shtator, 2017

    ambasadorja gjermane ne ALTradita e Tetorit Gjerman, si njihen javët e kulturës gjermane, vijon sivjet me edicionin e saj të 11-të.

    Që nga viti 2006, kur kjo traditë filloi, këto javë ndërtuan,vit pas viti, një urë të fuqishme bashkëpunimi kulturor dhe njërëzor mes dy vendeve dhe prezantuan maja të kulturës dhe artit  për dashamirët në rritje që Tetorët gjermanë fitojnë ...

  • Rama: Viti i Skënderbeut, busull e rrugës së përbashkët Shqipëri-Kosovë

    27 Shtator, 2017

    ramaKryeministri Edi Rama, në takimin e Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe të Kosovës, theksoi se ky vit do të shërbejë si “yll orientues të rrugës sonë të përbashkët krah për krah njëri-tjetrit në funksion të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"