LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • “Venecia” s’ka internet, Dede: Nuk na ka ardhur akoma opinioni

    16 Dhjetor, 2016

    gjykata-kushtetueseKomisionit të Venecias nuk i punon interneti. Kjo është arsyeja përse Gjykata Kushtetuese ende ka marrë një vendim për ligjin e Vetting-ut. Deklarata shokuese ka ardhur nga kreu i gjykatës, Bashkim Dede.

    Ai thotë se po pret variantin fizik të opinionit, që Top Channel, Partia Demokratike dhe qeveria e kanë që prej 12 dhjetorit. Por ...

  • Vlahutin: Venecia tha “ok”; Vettingu nuk negociohet!

    15 Dhjetor, 2016

    vlahutinKëtë javë Europa dhe raporti ynë me të ishte i rëndësishëm për shkak të asaj që u vendos, ose më saktë që nuk u vendos në Bruksel. Megjithëse u duk sikur Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do të kishte një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, çështje të tjera e penguan atë që të  merrte një vendim këtë ...

  • Shqipëri: Të kthesh fshatin në një vend ku ia vlen të jetohet

    14 Dhjetor, 2016

    “Mrizi i Zanave” nuk është vetëm vepra e Gjergj Fishtës. Ai është restorant e qendër agroturizmi në Fishtë, pranë Lezhës, i cili krijon shanse për fermerët e zonës së Zadrimës, që nuk kanë ku të shesin produktet e tyre.

    veze-fshatiFshati vetëm prapambetje? Jo, duhet gjetur rruga për ta zhvilluar atë

    Nuk është e thjeshtë për ...

  • Vendet anëtare: Ok me rekomandimin për Shqipërinë

    13 Dhjetor, 2016

    euMinistrat e Jashtëm të vendeve anëtare ranë dakort me rekomandimin e bërë nga Komisioni europian që hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë të bëhet në varësi të zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe veçanërisht të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisionit europian i është kërkuar gjithashtu të paraqesë një raport për Shqipërinë kur ajo të ketë ...

  • Tiranë: SHBA, BE, qeveria dhe PD reagojnë mbi Opinionin e Komisionit të Venecias

    12 Dhjetor, 2016

    vetinguAmbasada e Shteteve të Bashkuara mirëpriti opinionin e Komisionit të Venecias mbi Ligjin e Vetingut.

    “Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin” – thuhet në një deklaratë nga SHBA.

    Vendimi i ...

  • Venecia: Ligji i rivlerësimit pa probleme

    10 Dhjetor, 2016

    komisioni-i-veneciasKomisioni i Venecias nuk ka shfaqur asnjë kundërshti lidhur me Ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe sipas tij, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit ...

  • Negociatat pas një viti, Moody’s: Shqipëria, borxh i qëndrueshëm

    10 Dhjetor, 2016

    moodysGjiganti ndërkombëtar i financave Moody’s e vlerësoi borxhin publik të Shqipërisë si të qëndrueshem me notën B1 duke deklaruar se pozicioni financiar i vendit  është përmirësuar falë disiplinës fiskale.

    “Ecuria e fortë buxhetore mbështet parashikim tonë se në 2016-ën, deficiti do të zbresë në 2.5 përqind, më i ulëti në dy dekada”, thotë agjencia.

    Agjencia vlerëson ...

  • Lu: “Gjykatat e korruptuara japin vendime indinjuese e të papranueshme”.

    9 Dhjetor, 2016

    donald-luAmbasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, shprehu sot kritika të tjera të ashpra për korrupsionin e gjykatave shqiptare, duke iu referuar lirimit tre ditë më parë të një dënuari shumëvjeçar për arsye shëndetësore.

    Lulzim Berisha, i njohur si drejtues i një bande kriminale në Durrës, u lirua me kusht tre ditë më parë nga gjykata e Apelit në Durrës, ...

  • Shqipëri: Korrupsioni në Drejtësi

    7 Dhjetor, 2016

    rasim-dodaNë Shqipëri, gjyqtari i Sarandës Rasim Doda u dënua disa javë më parë nën akuzën e korrupsionit. Ai ishte denoncuar nga sipërmarrësi Hasan Bushi, i cili tha se gjykatësi i kishtë kërkuar 80 mijë euro në këmbim të një vendimi në favor të tij. Siç del nga bisedat e përgjuara mes gjykatësit, sipërmarrësit dhe avokatit të këtij të fundit, ...

  • Premtimi i Kotzias: Zgjidhim problemet me Shqipërinë

    5 Dhjetor, 2016

    steinmeier-kotziasMinistri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se Athina mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por Tirana zyrtare, nga ana e saj duhet të përmbushë kushtet e kërkuara, midis tyre edhe respektimi i të drejtave të minoritetit grek.

    I pyetur në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun e tij gjerman, Steinmeier, për perspektivën europiane ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"