LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëri, nis faza e re e ndërtimit të TAP-it

    18 Prill, 2016

    Konsorciumi që drejton projektin e gazsjellësit organoi sot një ceremoni, për fillimin e shtrirjes së tubacionit. 13 mijë tuba çeliku do të shtrohen në 215 kilometra gjatësi të gjurmës së gazsjellësit në territorin shqiptar

    tapNdërtimi në territorin e Shqipërisë së gazjellësit Trans Adriatic Pipeline, TAP, ka hyrë në një fazë të re, atë të shtrimit të tubacioneve, e cila pritet ...

  • Tubacioni nënujor i TAP-it, një kompani italiane shpallet fituese

    15 Prill, 2016

    gazsjellesi-tapNjë kompani italiane ka fituar tenderin për të ndërtuar 105 kilometra tubacione në det të hapur, në ujërat e detit Adriatik mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Bëhet fjalë për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), për të cilin, kompania italiane “Saipem”, do të punojë në një thellësi nënujore prej 820 metrash me anijen e specializuar “Castorone”, ndërsa diametri i tubit do të jetë 91.4 ...

  • Reforma në Drejtësi, mbyllet faza e parë e diskutimeve

    15 Prill, 2016

    reformat drejtesi alKomisioni i Posaçëm parlamentar rinisi sot punën. Dakortësi për mjaft cështje. Emërimet në institucionet e reja ndajnë palët. Priten propozimet e ekspertëve të Opdat dhe Euralius. SHBA dhe BE përshëndesin rifillimin e dialogut: Të vazhdohet pa vonesa

    Në Shqipëri, Komisioni i Posaçëm për Reformën zgjedhore mbylli sot fazën e parë të diskutimeve mbi 10 cështjet e ngritura nga ...

  • Rama takon Obamën: Një orë e paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë

    14 Prill, 2016

    Obama-pret-Ramen19:16- “Një orë e paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit zoti president”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në “Facebook” pas takimit me kreun e SHBA-ve, Barack Obama.

    Axhenda ka qenë e rëndësishme në takimin me zv.presidentin Joe Biden për katër minuta dhe më pas për 40 minuta të tjera me presidentin Barack Obama në Zyrën Ovale.

    18:59- “Vendit i duhen reformat”. ...

  • Panariti: Reciprocitet me Maqedoninë. Produktet tona, sipas standardeve të BE-së

    14 Prill, 2016

    PanaritiLufta e brendshme politike, që po zhvillohet në Maqedoni duke përdorur edhe perimet shqiptare, mund të çojë në masa të ngjashme reciproke edhe nga pala shqiptare.

    “Unë jam frenuar deri më tani për të marrë masa simetrike, sepse është gjëja më e kollajshme që ne të ulim traun edhe për tranzitin maqedonas, por nuk është ...

  • Gazsjellësi nënujor, mbyllet tenderi për 105 km tubacione Shqipëri-Itali

    14 Prill, 2016

    tubacionet gazKonsorciumi i Gazsejllësit Trans Adriatik ka shpallur kompaninë fituese e cila do të ndërtojë tubacionin nënujor të gazit që do të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë.

    Kontrata është lidhur me shoqërine italiane “Saipem”, e specilalizuar për ndërtime të tilla. Ajo ka marrë përsipër projektimin, ndërtimin dhe instalimin e 105 kilometrave tubacione nga stacioni i ...

  • Kryeministri Rama, takim me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

    14 Prill, 2016

    ramaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Barak Obama dhe Nënpresidentin Joe Biden. Në mbyllje të bisedimeve, Kryeministri Rama u ndal dhe dha përshtypjet e tij në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku theksoi se takimi kishte nënvizuar partneritetin e rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara:

    “Takimi i kaloi parashikimet ...

  • Kryeministri Rama takohet me shqiptarët në Uashington

    14 Prill, 2016

    rama me shqiptaret washingtownKryeministri Edi Rama vlerësoi mbrëmë në Uashington arritjet e komunitetit shqiptaro-amerikan, në një takim ku ishin edhe anëtarë të Kongresit. Zoti Rama vlerësoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, që ai tha se e ka shoqëruar Shqipërinë në udhëtimin e saj të vështirë gjatë 25 viteve të fundit.

    Takimi me pjestarë të komunitetit ...

  • PE: Shqipëria të intensifikojë reformat

    14 Prill, 2016

    peMiratohet rezoluta. Vlerësohet përparimi i bërë, por konsiderohet i pamjaftueshëm për të mundësuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim

    “Që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin europian, duhet të intesifikojë reformat në fushat kyçe si Shteti ligjor, Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe në fushën e të drejtave të njeriut”, ...

  • Ndalohet personi i dyshuar si autor i minave të telekomanduara

    13 Prill, 2016

    minaËshtë ndaluar sot përsoni i dyshuar si përgatitës i minave të telekomanduara nga distanca, mina që u sekuestruan në Shkodër nga policia gjatë operacionit të koduar me emrin « Porosia », zhvilluar më 26 mars të këtij viti.

    Policia e Shkodrës bëri të ditur se ka ndaluar 45 vjeçarin Nadir Shiroku, banues në fshatin Juban, rreth 10 kilometër larg qytetit të Shkodrës, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"