LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni, BE-ja konfirmon grantin prej 12 mln euro

    22 Shkurt, 2016

    rama-vukanovic-gruevskiBashkimi Evropian ka konfirmuar synimin për të siguruar një grant prej 12 milionë eurosh për të mbështetur ndërtimin e interkonjeksionit të parë të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi për shtyp të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, pas samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt sot në Londër, ...

  • Tiranë: Dhunë dhe arrestime në protestën pro mjedisit

    22 Shkurt, 2016

    protesta parkuForca të shumta policore arrestuan sot drejtuesit e protestës pro mjedisit në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Veprimtarët e mjedisit po protestonin kundër ndërtimeve të bashkisë në parkun e Liqenit Artificial. Ata rrëzuan rrethimin e kantierit, ku po nis ndërtimi i bashkisë në mes të parkut.

    Veprimtarët e mjedisit po përpiqen të pengojnë një ndërtim të ...

  • Halili: “Shqipëria e nisi demokracinë pa disidentë, studentët mërguan”.

    19 Shkurt, 2016

    Llukman HaliliStudiuesi Llukman Halili sapo ka botuar në Tiranë në gjuhën shqipe studimin e doktorimit të tij “Lëvizja Studentore shqiptare 1990-91”.

    Zoti Halili thotë se lëvizja e studentëve të Shqipërisë ishte një lëvizje anti-komuniste, që i arriti qëllimet e saj.

    Autori thotë gjatë një interviste me kolegun tonë në Tiranë, Ilirian Agolli, se mungesa e ...

  • FMN livron dy këstet e tjera Shqipërisë

    18 Shkurt, 2016

    Bordi ekzekutiv miraton dhënien e afro 72,4 milion eurove. “Rimëkëmbja ekonomike në rrugën e duhur, por rreziqet janë ende të pranishme”

    FMNBordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi në mbledhjen e tij të djeshme rishikimin e ecurisë së ekonomisë së Shqipërisë në bazë të programit tre vjecar të asistencës  nënshkruar me qeverinë shqiptare në shkurt të vitit 2014. Programi parashikon ...

  • Fatos Klosi: Ardhja e muxhahedinëve, një shërbim ndaj SHBA-ve

    17 Shkurt, 2016

    fatos_klosiArdhja e muxhahedinëve në Shqipëri është një shërbim i vogël që ne i bëjmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt mbështetjes së saj të madhe. Kështu e konsideron ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një koment për gazetën “Shekulli”, ardhjen edhe të rreth 2000 muxhahedinëve në vendin tonë. Sipas Klosit pavarësisht numrit kjo nuk mund të konsiderohet ...

  • Bushati takon Mogherinin dhe Hahnin

    16 Shkurt, 2016

    bushati mogheriniGjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Bruksel, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi takime me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të Ministrisë së ...

  • Kerry në Tiranë: Mbështetje reformave

    15 Shkurt, 2016

    Sekretari amerikan i Shtetit: Vendi po lëviz në drejtimin e duhur. Vlerësime dhe për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Diskutohet Reforma në Drejtësi. Takim dhe me kryetarin e opozitës Basha.

    Kerry RamaSekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot në Tiranë se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformat e ndërmarra dhe se vendi sipas tij është në rrugën e ...

  • Zyrtari i DASH: Mesazhi i vizitës, reforma dhe lufta kundër korrupsionit

    15 Shkurt, 2016

    KerryNjë zyrtar i Departamentit të Shtetit që foli me gazetarët që shoqëronin Sekretarin John Kerry, gjatë udhëtimit për në Shqipëri, tha se qëllimi kishte qenë që vizita të bëhej në dhjetor kur zoti Kerry ishte në rajon, por meqenëse nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme ishte shtyrë për këtë radhë.

    Zyrtari tha se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në ...

  • 8 orët e blindimit të Tiranës, ja plani i masave

    13 Shkurt, 2016

    policia  shtypiTirana po u jep ‘dorën e fundit’ përgatitjeve për pritjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Rrugët e kryeqytetit, duke nisur nga Aeroporti i Rinasit, janë veshur me flamujt e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Policia e Shtetit ka bërë të ditur edhe planin e masave për mbarvajtjen e vizitës së ...

  • Bien interesat e kursimeve, ekspertët: Preken të vegjlit

    13 Shkurt, 2016

    KURSIMETTë dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se interesat kanë rënë thuajse për të gjithë instrumentat kryesorë të kursimit.

    Sipas Bankës, për depozitat njëvjecare, interesat kanë zbritur në 1.4 përqind duke qenë më të ulta edhe se inflacioni, ndërkohë që të njëjtën tendencë kanë ndjekur edhe depozitat më afatgjata.

    Në dy vitet të fundit shumë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"