LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • “Standard & Poor’s”: Papunësia në Shqipëri, më e ulëta në rajon

    8 Shkurt, 2016

    Papunesia shqiperiaPapunësia është një nga nga çështjet më të debatuara, si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera të botës.

    Por krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka nivelin më të ulët të papunësisë dhe parashikohet që të jëtë në ulje për tre vitet e ardhshme, raporton Radio-Televizioni Shqiptar.

    Sipas raportit të publikuar pak ditë më parë nga agjencia “Standard ...

  • Blendi Klosi: Profesioni – rruga e vetme e emigrimit në Gjermani

    8 Shkurt, 2016

    BE ofron mbështetje prej 30 milionë eurosh për arsimin profesional në Shqipëri. Ministri shqiptar i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi mbi punësimin në Gjermani, të riardhesuarit si edhe shanset e shkollimit profesional.

    Blendi klosiDeutsche Welle: Z. Ministër, numri i azilkërkuesve të riatdhesuar në Shqipëri nga autoritetet gjermane po rritet. Çfarë masash po merren nga Ministria juaj, që të riatdhesuarit dhe familjet ...

  • Projekti i telemjekësisë në Shqipëri

    7 Shkurt, 2016

    mjekuAgjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID po mbështet prej 8 vjetësh një projekt të tele-mjekësisë në Shqipëri dhe në Kosovë.

    Ideuesi dhe drejtuesi i këtij projekti, dr.Rifat Latifi, thotë se tashmë, që rrjeti i telemjekësisë u shtri në të gjithë territorin, është koha që shëndetësia shqiptare të përfitojë sa më shumë prej saj.

    Në kërkim të vrasësve, policia: 3 milionë lekë për çdo informacion të vlefshëm 4 Shkurt, 2016

    ngjarja elbasanTre milionë lekë të reja ka vënë në dispozicion Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të masakrës së Elbasanit.

    Policia kërkon bashkëpuinimin e komunitetit, teksa ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së tre personave.

    “Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas ...

  • Blushi-Berishës: Ke rrahur ministra të Jashtëm në zyrën tënde

    4 Shkurt, 2016

    blushiKa mjaftuar një koment i deputetit të PD-së, Sali Berisha për garën në Partinë Socialiste, drejtuar deputetit socialist Ben Blushi, që në sallë të nisin debate mes palëve.

    Berisha tha në foltoren e Kuvendit se, Blushi nuk po bën një garë të mirë për kreun e PS-së. Por deputeti socialist iu kundërvu duke i kujtuar se modeli që Berisha krijoi ...

  • Elbasan, 3 të vrarë, 7 të plagosur

    4 Shkurt, 2016

    Një grup personash qëlluan me breshëri automatiku drejt një lokali. Ngjarja dyshohet për motive të vjetra hasmërie. 3 nga të plagosurit në gjendje kritike për jetën

    elbasanQyteti i Elbasanit u trondit mbrëmjen e djeshme kur një grup i armatosur qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt një lokali në afërsi të zonës së stadiumit. Tre persona mbetën të vdekur në vend, ndërsa ...

  • Malaj: Demokratizimi i partisë, kusht për qeverisje demokratike

    4 Shkurt, 2016

    Ish ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, tha se pa demokratizuar partinë nuk mund të ketë një qeverisje demokratike. Në një intervistë në studion e Zërit të Amerikës, Zoti Malaj iu referua një debati të rindezur brenda Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve për kryesinë e saj. Zoti Malaj, i cili më parë ka qenë pjesë e përpjekjeve brenda PS për ta demokratizuar partinë, tha se debati nuk dëmton. ...

  • Ndahet nga jeta akademiku Kristo Frashëri

    1 Shkurt, 2016

    akademik kristo-frasheriËshtë ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Akademia e Shkencave, profesori është shuar nga shkaqe natyrore mbremjen e së dielës.

    Ceremonitë në nderim të tij do të mbahen ditën e mërkurë më 3 shkurt, nga ora 12 deri në ora 13, në Akademinë e Shkencave.

    Kristo ...

  • 919 milionë euro dëm nga institucionet në 2015

    30 Janar, 2016

    Kontrolli-i-Larte-i-Shtetit919 milionë euro është dëmi që institucionet e shtetit kanë shkaktuar gjatë vitit 2015 nga shpenzimet e kryera, parregullsitë dhe shkeljet financiare.

    Në raportin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit theksohet se dëmet më të mëdha janë në fushën e tatim-­taksave, prokurimeve publike dhe doganave.

    Nga shkeljet e disiplinës financiare të cilat sjellë rezultate të dobëta, dëmi llogaritet në ...

  • Kosova, dështimi i dytë, Serbia “rikthen” UNMIK-un

    28 Janar, 2016

    KiEKosova pësoi një tjetër disfatë në planin diplomatik dhe të njohjes ndërkombëtare, pasi rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Europës për Kosovën, është miratuar pasditen e së enjtes së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia.

    Beogradi paraqiti një ditë më parë në Komision amendimet e veta në lidhje me veçimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"