LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Autoriteti i Dosjeve: Meta lidhje me ish Sigurimin. Ish presidenti e mohon kategorikisht

    27 Korrik, 2022

    Ilir MentaNë Shqipëri, një shkresë që Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i ka dërguar parlamentit, bën të ditur se emri i ish presidentit Ilir Meta figuron në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit. Zoti Meta ka marrë më herët çertifikatën e pastërtisë nga dy Komisionet e mëparshme të ngritura në vitet ...

  • SHBA: Kërcënime të mundshme kanë në shenjestër samitin e muxhahedinëve në Shqipëri

    22 Korrik, 2022

    Kampi Ashraf 3 në ManzëSamiti botëror i Iranit të lirë që parashikohet të mbahet në zonën e Manzës në Durrës, në kampin “Ashraf 3”, ku gjendet i strehuar një numër i lartë pjesëtarësh të lëvizjes opozitare iraniane, Mojahedin-e-Khalq (MEK), mund të jetë objekt kërcënimesh.

     

    Kjo u bë e ditur nga ambasada amerikane në Tiranë e cila pak para mesnatës, lëshoi ...

  • Shqipëri: Rezolutë kundër raportit të Dick Martit për Kosovën

    22 Korrik, 2022

    Dick MartiMe 125 vota pro dhe asnjë abstenim deputetët e pranishëm në seancën e Parlamentit të Shqipërisë miratuan një rezolutë kundër akuzave për trafik organesh në Kosovë dhe Shqipëri, gjatë luftës në Kosovë.

     

    Votave pro të deputetëve të Partisë Socialiste, që ndërmori nismën për hartimin dhe miratimin e rezolutës në fjalë, iu bashkuan edhe votat pro të deputetëve të Partisë ...

  • Rama: Sulmi kibernetik “u zpraps përfundimisht”

    21 Korrik, 2022

    eu rusiNë Shqipëri, kryeministri Edi Rama njoftoi sot se sulmi kibernetik që goditi para afro dy javësh, sistemet qeveritare të informacionit “është zbrapsur përfundimisht dhe në ndërkohë, shërbimet për publikun të platformës e-Albania janë rikthyer masivisht dhe tani mbeten një numër i vogël prej tyre për t’u rikthyer në mënyrë që të plotësohet i gjithë kuadri i ndërveprimit dhe ...

  • Luiza Gega e pesta në Botë në 3000 metra me pengesa, vendos rekord të ri kombëtar

    21 Korrik, 2022

    Luiza GegaLuiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të Botës në 3000 metra me pengesa, duke u renditur e pesta në finalen e Botërorit të Atletikes, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

     

    Në pistë, Luiza sërish tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe duke vendosur automatikisht rekord i ri ...

  • Qeveria britanike, masa kundër disa individëve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin

    21 Korrik, 2022

    Stuart PeachI dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach bëri të ditur të enjten se qeveria britanike mori masa kundër disa individëve shqiptarë “me lidhje të publikuara dhe të dokumentuara mirë me kriminalitetin dhe korrupsionin”, duke mos paraqitur detaje të mëtejshme.

     

    “Kjo është vala e parë e një sërë veprimesh që synojnë të inkurajojnë llogaridhënien dhe ...

  • Parlamenti shqiptar, rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën

    21 Korrik, 2022

    Parlamenti shqiptarNë Shqipëri parlamenti diskutoi sot për miratimin e një rezolute të propozuar nga shumica, që i konsideron të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një raport i asamblesë së Këshillit të Europës, sipas të cilit gjatë luftës në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Autoritetet deklaruan se do të ...

  • Pasaportat më të fuqishme në botë, kryesojnë aziatiket, ku renditet Shqipëria

    21 Korrik, 2022

    pasaportaJaponia, Singapori dhe Koreja e Jugut kanë pasaportat më të fuqishme ndërsa bota vazhdon të rikuperohet nga Covid-19, duke përmbysur renditjen e para pandemisë që dominohej nga shtetet europiane.

     

    Një pasaportë japoneze ofron hyrje në 193 vende, një më shumë se ato nga Singapori dhe Koreja e Jugut, sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley & Partners (Q3 2022), ...

  • Irani sulmoi Shqipërinë? Mesazhi politik pas goditjes së shërbimeve të e-Albania

    20 Korrik, 2022

    eu rusiPas katër ditësh vetëm një pjesë e shërbimeve të e-Albania nuk janë ringritur.

     

    Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik nga një shtet i huaj. Top Channel mëson se në kompjuterët e selisë qendrore të AKSHI-t dhe e albania ka dalë kjo tabelë e cila pretendohet se është e hakerave.

    Në të thuhet: “Të gjithë skedarët tuaj janë të ...

  • Çelja e negociatave, Ursula Von der Leyen: Historike, ky është suksesi juaj, tashmë nisin përfitimet për popullin shqiptar dhe maqedonas

    19 Korrik, 2022

    UrsulaPresidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel.

     

    Von der Leyen tha se Shqipëria e arriti këtë ditë pas shumë këmbënguljeve, reformave dhe besimit në rrugën Europiane, meritë të cilën ia atribuoi popullit shqiptar dhe kryeministrit Rama.

    Diplomatja e KE-së tha se komisioni dhe ekipet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"