LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Shqipëri, projekt buxheti 2022: Rritja ekonomike 4.1%

    27 Tetor, 2021

    Delina IbrahimajNë Shqipëri ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se dy objektivat kryesore të Projekt buxhetit të vitit 2022 janë konsolidimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe i qëndrueshmërisë fiskale të vendit. Në prezantimin e projektbuxhetit në Konferencën e kryetarëve zonja Ibrahimaj deklaroi se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë në nivelin e 4.1 përqind, ...

  • Mbi 300 të helmuar në spitalin e Krujës, ndërpritet furnizimi me ujë nga rrjeti i ujësjellësit

    26 Tetor, 2021

    spitali krujeMbi 300 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në spitalin e Krujës që prej mbrëmjes së djeshme. Qytetarë të grupmoshave të ndryshme kanë kërkuar trajtim mjekësor sepse pjesa më e madhe kishin diarre e të vjella që shkaktojnë dehidratim.

    “Kam kriza barku, dhimbje koke, të vjella. I shfaqa shenjat mbrëmë. Dyshoj tek uji duke e pirë përditë. S’kemi ku ...

  • Çmimet e “çmendura” të energjisë, vetëm në tetor u blenë rreth 65 milionë euro në treg të lirë

    26 Tetor, 2021

    energjia blerjetEnergjia është kthyer në të mirën më të lakmuar të këtyre ditëve dhe çmimet në bursa kanë prekur nivele rekord teksa u theksua se nuk bëhej më fjalë për vlerë financiare, por për sasi të disponueshme për blerje.

    Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), një nga tre kompanitë pjesë e OSHEE Group, pagoi vetëm në tetor për të siguruar ...

  • 180 mijë dollarë në muaj nga Bitcoin/ Ferma më e madhe në Shqipëri konsumon energji sa 5 furra buke

    26 Tetor, 2021

    BitcoinProdhimi i parasë digjitale Bitcoin po josh me mijëra persona në Shqipëri.

    Një fermë bitcoin është ndërtuar në një fshat pranë Tiranës dhe burimet thonë se përdor energjinë duke e vjedhur.
    Nëse do të faturohej do të duhet të paguajë disa miliona lekë në muaj energji elektrike. Ngritja e një fermë me Bitcoin nuk mund të bëhet pa siguruar më ...

  • Instituti i Vjenës rishikon me rritje ecurinë ekonomike të Shqipërisë më 2021

    25 Tetor, 2021

    ekonomia-rritet-1Pas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) edhe Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë e rishikoi me +1.9 pikë përqindje (pp) rritjen ekonomike të Shqipërisë më 2021 në raportin e vjeshtës.

    Sipas ekspertëve të Vjenës, ekonomia e Shqipërisë do të rritet këtë vit me 6.4% nga 4.5% që ishin pritshmëritë më herët në raportin e pranverës. FMN tashmë ...

  • Marrëveshja Shqipëri-Kosovë për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike, reagon ambasadorja Kim

    23 Tetor, 2021

    yuri-kimPas marrëveshjes të nënshkruar pak ditë më parë për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës, ka reaguar ambasadorja Yuri Kim.

    Përmes një postimi në twitter, ambasadorja shkruan se ky bashkëpunim është i barabartë me fuqi më të madhe negociuese dhe e barabartë po ashtu me çmime më të ulëta dhe më pak ndërprerje energjie.

    “Shqipëria dhe Kosova ...

  • Rama paralajmëron kryebashkiakët: Gjeni zgjidhje me plehrat, ndryshe qeveria do marrë bashkitë, ju do jepni llogari!

    22 Tetor, 2021

    RamaGjatë mbledhjes së mbajtur këtë të premte me kryebashkiakët dhe prefektët, Kryeministri Rama me tone të larta tha se asnjë vend depozitim i paligjshëm nuk do të tolerohet dhe nëse shihen parregullsi do të sanksionohen bashkitë dhe buxheti i bashkive!

    Madje, më tej Rama shton se do të shkohet deri aty sa qeveria do të marrë në administrim bashkinë dhe ...

  • BB: Në Shqipëri e Kosovë rimëkëmbje e fortë e ekonomisë

    22 Tetor, 2021

    WorldBankGroupShqipëria dhe Kosova rregjistruan një rimëkëmbje të fuqishme të ekonomisë së tyre pas frenimit që pësuan vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid 19, bëri të ditur sot raporti periodik i Bankës botërore mbi zhvillimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 7.2 përqind, ndërsa ajo e Kosovës me 7.1 përqind, një nga ...

  • Tiranë: Raporti i Progresit të KE-së mbi Shqipërinë vlerësohet nga ekspertët si një plan pune për integrimin

    21 Tetor, 2021

    emaNë Tiranë u prit me reagime të ndryshme Raporti i Komisionit Europian mbi përparimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Opozita e komentoi me një optimizëm të matur, qeveria e mirëpriti si një vlerësim për rezultate të prekshme, ndërsa ekspertë të pavarur pohuan se qytetarët po zhgënjehen nga tejzgjatja e procesit, që po vazhdon prej 20 vitesh.

     

    Një ditë pas ...

  • Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

    20 Tetor, 2021

    ALB BENë raport-progresin e Komisionit Europian vlerësohet, se Shqipëria e MV i kanë plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE. Por përcaktohen edhe reformat prioritare për të ardhmen.

    Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"