LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Protestë kundër vrasjes së të riut 25 vjeçar në Tiranë

    9 Dhjetor, 2020

    protestaNë Tiranë, disa qindra qytetarë po protestojnë sot në mbrëmje përballë ministrisë së Punëve të Brendshme pas vrasjes me armë zjarri nga policia të hënën pas mesnate të një të riu 25-vjeçar, që nuk iu bind një patrulle policore.

    Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtësi për të riun e vrarë. Gjatë protestës një gazetar dhe ...

  • Tiranë: Prokuroria Speciale rihap hetimet për dy vrasje të vjetra dhe akuzon 6 emra të njohur

    9 Dhjetor, 2020

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarbëri sot të ditur se ka kryer hetime për dy ngjarje të para 15 vjetëve, autorët e të cilave nuk ishin zbuluar.

    Ne fund të shkurtit 2005 u vra me armë zjarri në një attentat Kleidi (Klodian) Saliu dhe u plagos O.Truma pranë Maminasit në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa në një shpërthim me lëndë plasëse pranë banesës humbën jetën V.Lamaj dhe A. Arsi.

    SPAK njoftoi ...

  • Gjermania po angazhohet për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    8 Dhjetor, 2020

    Michael RothMinistri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Gjermania po bën të gjitha përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por duhet të plotësohen edhe ca kushte.

    “Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 2532 testime, 753 raste të reja, 14 humbje jete dhe 347 të shëruar

    8 Dhjetor, 2020

    Tabela-8-dhjetorMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e Covid19.

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në ...

  • Java tjetër shumë e rëndësishme, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Situata e qëndrueshme

    8 Dhjetor, 2020

    KTEKomiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim me mediat ka bërë një pasqyrim të situatës epidemiologjike në vendin tonë. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli tha se situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme, dhe kjo javë do të shihet për të parë nëse do të ketë nevojë për masa të reja.

    “Gjendja mbetet relativisht e qëndrueshme dhe do ...

  • Shqipëri, përkujtohet 30-vjetori i Lëvizjes studentore

    8 Dhjetor, 2020

    levizja studentoreNë Shqipëri, sot u përkujtua 30 vjetori i Lëvizjes studentore e cila, në fund të vitit 1990, hapi rrugën për rrëzimin e regjimit komunist. Autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit, vlerësuan aktin e rinisë së vendit në atë kohë. Për përfaqësuesit e opozitës, rinia do të jetë sërish ajo që sipas saj do të sjellë ...

  • Shqipëri, ambasadorët Kim e Soreca: Kushtetuesja të ngrihet sa më parë

    7 Dhjetor, 2020

    Gjykata kushtetuseNë Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian, Luigi Soreca përsëritën sot sërish me forcë nevojën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të çojë përpara procesin e vlerësimit të kandidatëve për tre poste vakante në Gjykatën Kushtetuese. Sipas ambasadores Kim, nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 1963 testime, 695 raste të reja, 17 humbje jete dhe 563 të shëruar

    7 Dhjetor, 2020

    Tabela-7-dhjetor

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.963 dhe 695 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 2374 testime, 840 raste të reja, 16 humbje jete dhe 331 të shëruar

    6 Dhjetor, 2020

    Tabela-6-dhjetor

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi, 840 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në ...

  • Ministria e Shëndetësisë: 2308 testime, 846 raste të reja, 19 humbje jete dhe 312 të shëruar

    5 Dhjetor, 2020

    Tabela-5-dhjetor

    Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi, 846 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"