LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • Rama në Preshevë: Jo betejë për Shqipëri të Madhe, por për gjithë shqiptarët në Europë

    11 Nentor, 2014

    Entuziazmi i qytetarëve të Preshevës arriti kulmin, kur kryeministri Edi Rama zgjodhi të kalojë pranë tyre në sheshin “Liria”, përpara se të futej në sallën e Pallatit të Kulturës. Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë pritur kryeministrin me muzikë e valle shqiptare, ndërsa në duar mbanin flamurin kombëtar. Në fjalimin e tij, kryeministri Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar punën, në mënyrë që siç tha ai, ...

  • Kryeministri Rama në Preshevë

    11 Nentor, 2014

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se modeli për zgjidhjen e situatës në Luginën e Preshevës është ai që zbatohet për pakicat serbe në Kosovë.Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të martën se me gjithë dallimet e thella me Serbinë, tashmë është hapur një faqe e re historie mes dy vendeve dhe është marrë përsipër përgjegjësia që të mos lejohet më që gjenerata e re e shqiptarëve, por edhe e serbëve, ...

  • (Mos)marrëveshjet serioze mes Ramës dhe Vuciq

    11 Nentor, 2014

    Vizita e kryeministrit të Shqipërisë në Beograd është historike vetëm për faktin që realizohet pas 68 vitesh. Takimi Rama Vuciq nxori në pah dallimet shumë të mëdha mes Tiranës dhe Beogradit për çështjen e Kosovës.Kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandar Vuciq nuk e kursyen aspak njëri-tjetrin. Takimi kokë më kokë dhe sidomos konferenca e përbashkët për shtyp nxori në pah dallimet e tyre themelore për çështjen e Kosovës, si një prej ...

  • Serwer: Deklarata e Ramës në Serbi nuk është provokim

    11 Nentor, 2014

    Eksperti amerikan, Daniel Serwer, një studiues i çështjes së Ballkanit thotë se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Serbi është diçka e natyrshme dhe pozitive dhe se dy vendet prej kohësh nuk kanë pasur probleme madhore dypalëshe mes njëra-tjetrës, përveç mospajtimit për Kosovën.Duke iu referuar konferencës së shtypit të së hënës dhe shkëmbimit për Kosovën, zoti Serwer tha se është e qartë që kryeministrat Rama dhe Aleksandër Vuçiç ...

  • Sociologu Dragoti: Shqipëria ende në moshën e adoleshencës kulturore

    11 Nentor, 2014

    Sociologu Edmond Dragoti konstaton një mungesë totale të përgjegjësisë shoqërore dhe të vetëdijes qytetare në Shqipëri, që favorizon fenomenet e krimit dhe të vrasjeve.DW: Z. Dragoti , duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë kur katër persona u vranë në Tiranë a mund ta cilësojmë si një ngjarje që mund të ndodhë kudo, jashtë Shqipërisë, apo është një shenjë e pasigurisë në Shqipëri?
    Dragoti: Ngjarje të ...

  • Rama mbron Kosovën në Beograd, Vuçiç: Eshtë e jona, s’lejoj askënd të ulë Serbinë

    10 Nentor, 2014

    Kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi në Beograd se pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm, që i ka shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ka mjaftuar kjo fjali e kryeministrit shqiptar për të tensionuar konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë serbe, i cili ka hequr kufjen, duke mos e dëgjuar më deklaratën e homologut të tij.Kryeministri serb reagoi ashpër, duke e cilësuar si provokim deklaratën e ...

  • Edi Rama në Beograd – vizitë (jo)historike

    10 Nentor, 2014

    Edi Rama është kryeministri i parë i Shqipërisë, pas Enver Hoxhës në vitin 1946 që viziton Serbinë. Vizita e shumëpritur zhvillohet nën hijen e incidenteve të fundit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.Vizita e Edi Ramës në Serbi nuk do të ketë karakterin historik, si qe shpresuar para incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri, më 14 tetor. Këtë e dëshmon edhe atmosfera “relativisht e ftohtë” në Serbi dhe fakti që kësaj vizite deri dje as ...

  • Janjiq: Rama mund të sjellë një frymë të re

    10 Nentor, 2014

    Intervistë me Dushan Janjiq, koordinator i panelit, ku do të flasë kryeministri Edi Rama. Vizita e Ramës në Beograd mund të sjellë një frymë të re pozitive në raportet shqiptaro – serbe.Deutsche Welle: Zoti Janjiq, çfarë mund të pritet nga viztia e Edi Ramës në Beograd?
    Dushan Janjiq: Në opinion nuk ka ndonjë interesim dhe debate tepër të mëdha rreth kësaj vizite. Por personalisht mendoj se vizita është shumë e ...

  • Masakra, Xhuvani lihet në burg, në gjykatë me pranga, braktiset nga familjarët

    7 Nentor, 2014

    Nën masa të rrepta sigurie, Kostandin Xhuvani dhe shoku i tij Erald Sida janë shoqëruar rreth orës 10:25 në Gjykatën e Tiranës, ku u njohën me masën e sigurisë. Seanca ka filluar ashtu siç parashikohej, nën gjykimin e Entela Pajo. I pari ka dalë para gjykatës ishte Konstadin Xhuvani, për të cilin u dha masa arrest me burg, për 4 vrasje.Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur se Xhuvani ka qendruar ...

  • Rama personi i duhur për vizitë në Beograd – pas Nanos!

    7 Nentor, 2014

    Vizita e Edi Ramës në Beograd nuk do të sjellë rezultatet që janë pritur. Kështu pohon për DW, profesori i njohur serb për çështjet ndërkombëtare, një nga njohësit më të mirë të raporteve shqiptaro-serbe, Predrag Simiq.Ballkani në këtë moment është i qetë, por shihet shumë qartë se ende ekzistojnë tensione të mëdha si në raportet shqiptaro-serbe, ashtu edhe në rajonet e tjera. Vizita e parashikuar e Ramës, me 22 tetor, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"