LAJMET NGA SHQIPËRIA

  • “Është zbuluar një hartë sekrete ruse”, ekspertiza e Karamuços: Ka të rrethuar me të kuqe Kosovën, është edhe Shqipëria në listë

    2 Dhjetor, 2024

    Ervin KaramucoProfesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në Top Story në një diskutim për sulmin në terrorist në veri të Kosovës, ku shpërtheu një kanal, foli për një hartë të pushtimit rus.

     

    Sipas tij, kjo hartë ka në fokus vendet e Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria e Kosova, për të kryer akte të tilla, duke prishur këtu sigurinë dhe ...

  • Shqipëri, shqetësim dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse në ekonomi

    2 Dhjetor, 2024

    sulme kibernetikeNë Shqipëri komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit, ka nxjerrë në pah mjaft problematika në këtë drejtim. Pas raportimeve të disa drejtuesve të institucioneve të rëndësishme në vend, është konstatuar se ka mungesë koordinimi mes tyre mbi përgjegjësitë në lidhje me dezinformimin, si dhe rrezik ...

  • 115-vjet shkolla kombëtare pedagogjike në Shqipëri.

    1 Dhjetor, 2024

    Normalja ElbasanShkolla Normale e Elbasanit është e para shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri e themeluar më 1 dhjetor të vitit 1909, në bazë të vendimeve të Kongresit Kombëtar i mbajtur më 2-8 shtator 1909, në Elbasan.

    Shkolla Normale e Elbasanit, gjatë vitit akademik 1909-1910 numëronte 160 nxënës të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë. Drejtori i parë i saj ...

  • Sulmi në Zubin Potok, Rama: BE dështoi me dialogun, fati europian i rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia

    1 Dhjetor, 2024

    RamaKryeministri Edi Rama ka dënuar shpërthimin e ndodhur në Zubin Potok, që ka goditur infrastrukturën e furnizimit me ujë në kanalin e Ibër-Lepencit, duke e quajtur këtë një akt të rëndë sabotazhi. Ai ka theksuar se ky veprim kriminal rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve të Kosovës dhe dëmton përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

     

    Rama ka theksuar se ky ...

  • Shpërthimi në Zubin Potok, Begaj telefonatë me Osmanin: Cenim i sigurisë kombëtare të Kosovës

    30 Nentor, 2024

    Begaj OsmaniPresidenti i Republikës së Shqipërisë zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cenon sigurinë kombëtare të Kosovës.

    Presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin ...

  • 28 Nëntori – dita e Flamurit, festë kombëtare, ditë e bashkimit për të gjithë shqiptarët.

    27 Nentor, 2024

    flamuriMe 28 Nëntor 1443, Skënderbeu në Kështjellën e Krujës e ngriti Flamurin Kombëtar.

    Me 28 Nëntor 1912, Ismail Qemaili në Vlorë e ngriti Flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

     

    Himni i Flamurit

    Rreth flamurit të përbashkuar,
    Me një dëshirë me një qëllim,
    Të gjithë Atij duke u betuar,
    Të lidhim besën për shpëtim.

    Prej lufte veç ai largohet,

  • Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe

    26 Nentor, 2024

    kryeministri australianKryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.

     

    Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton në aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe ...

  • “Ka një dramë e një komedi për mësuesin”, intervista e veçantë e Artan Fugës në “Top Story”: Kemi një “tradhti” të elitave

    25 Nentor, 2024

    Artan FugaAi u shpreh se ka një dramë e një komedi për mësuesin, ndërsa shtoi se kanë ngelur në vitet ’80. Sipas Fugës, mësuesit nuk kanë mundësi që të ndjekin dijen, ndërsa shtoi se ata nuk kanë faj, por prodhojnë mediokritet.

     

    Në Francë para 25-30 viteve donin të bënin në tekst filozofie për gjimnazin. Jacques Derrida (filozof) pranoi, por i ...

  • Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike

    25 Nentor, 2024

    raportiGrupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku për Shqipërinë theksohet se ajo është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë.

     

    Sipas Raportit, për këtë arsye Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët ...

  • Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

    24 Nentor, 2024

    Simon Shuteriqi116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e premte, në një shtëpi trekatëshe në Manastir sot të Maqedonisë, Luigj Gurakuqi nxori një dërrasë të zezë dhe filloi të shkruante me shkumës shkronjat e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Disa prej këtyre shkronjave ai vetë nuk i njihte, por ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"